COURSE INFORMATION
Course Title: PUBLIC LAW
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 101 B 1 3 0 0 3 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Heliona Miço hmico@epoka.edu.al , E enjte 12.00-14.00
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: E enjte 08.45-11.30
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: 75%
Course Description: Lënda do te fokusohet ne studimin e ligjeve e lindjes dhe zhvillimit te shtetit dhe të së drejtës, ligjet shoqërore që përcaktojnë vetitë, karakteristikat dhe tiparet specifike të shtetit dhe të drejtës, si edhe lidhjen e ndikimin e tyre të ndërsjelltë. Duke studiuar në lidhje të ngushtë shtetin dhe të drejtën, kjo lëndë shtjellon një sërë problemesh themelore të tyre si origjina e shtetit dhe e së drejtës, përmbajtja e tyre shoqërore, tipat historike të shtetit dhe të së drejtës, format e tyre specifike në jetën e shoqërisë, pushteti shtetëror dhe sovraniteti si karakteristika esenciale e tij, parimet e ndarjes dhe unitetit të pushtetit, organet shtetërore dhe organizimi i tyre, burimet e së drejtës, elementët e normës juridike, interpretimet e normës juridike, etj.
Course Objectives: Objektivi kryesor i kësaj lënde është të stimulojë një kuptim të gjerë të së drejtës publike dhe të proceseve dinamike që mbështesin krijimin, evolucionin dhe zhvillimin e normave dhe instrumenteve në këtë fushë. Përveç çështjeve që lidhen me të drejtën kushtetuese dhe procesin kushtetues, lënda prezanton studentët me aspektet e së drejtës ndërkombëtare, të të drejtës administrative dhe tema të tjera të ngjashme. Kjo lëndë synon të pajisë studentët me: 1. parimet e funksionimit shtetëror; 2. burimet e shtetit dhe të së drejtës. 3. institucionet kryesore te shtetit dhe funksioni i tyre. 4. karakteristikat e shteteve te ndryshme dhe mënyra e funksionimit te tyre.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Të drejtën publike mund ta përkufizojmë si tërësia e normave juridike që kanë të bëjnë me statusin (pozitën) e shtetit dhe të qeveritarëve si dhe e normave që rregullojnë marrëdhënien ndërmjet qeveritarëve dhe shtetasve.
2 2. Pushteti është aftësia për të imponuar një rregull apo një urdhërim një tjetri pavarësisht vullnetit të këtij të fundit. Pushteti shtetëror është pushteti më i lartë, i pavarur, i pandarë, i pakufizuar dhe gjithëpërfshirës
3 3. Sovraniteti është pavarësia e pushtetit shtetëror të një shteti nga pushteti i çdo shteti tjetër, dhe shprehet me të drejtën e shtetit për të zgjedhur vetë lirisht, çështjet e tij të brendshme e të jashtme, pa cënuar të drejtat e shteteve të tjera dhe normat e të drejtës ndërkombëtare.
4 4. Popull është bashkësia e njerëzve të cilët ligjërisht gëzojnë statusin e shtetasit.
5 5. Popullsi është tërësia e njerëzve (ku përfshihen shtetasit e huaj, njerëzit pa shtetësi) që kanë vendbanim të qëndrueshëm në territorin e shtetit dhe u nënshtrohen ligjeve të atij shteti.
6 6 . Shtetet në çdo peridhë të ekzistencës së tyre kanë një element të përbashkët: janë organizata politike qeverisjeje të drejtuara nga një grup shoqëror në të gjitha formacionet ekonomiko-shoqërore që ekzistojnë.
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Objekti i lëndës; Përkufizimi dhe përmbajtja e të drejtës publike; këndvështrime të ndryshme në ndarjen e të drejtës publike me atë private. Tiparet e normave të të drejtës publike dhe degët e saj. Origjina (lindja) e shtetit dhe e së drejtës. Teoritë e ndryshme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 3-24)
2 Shteti si organizate politike dhe në kuptimin politiko-gjeografik. Teori të tjera për përmbajtjen e shtetit. Dallimi ndërmjet shoqërisë dhe shtetit. Përmbajtja e shtetit. Konceptet e ndryshme për shtetin dhe përmbajtjen e shtetit  Teoritë që e konsiderojnë shtetin si ide  Teoritë juridike për shtetin  Teoritë biologjike për shtetin  Teoritë sociologjike për shtetin (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq 25-48)
3 Pushteti shtetëror dhe sovraniteti si karakteristika kryesore e tij. Elementët e sovranitetit Koncepti i popullit, popullisë dhe kombësisë. Populli dhe sovraniteti. Sovraniteti në rrafshin ndërkombëtar. Kuptimi i territorit të shtetit dhe funksioni i shtetit. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 48-79)
4 Tipi i shtetit. Analiza e thelbit, përmbajtjes, dhe formës së shtetit; Kuptimi i formës së shtetit  Forma e qeverisjes  Forma e regjimit politik  Forma e ndërtimit shtetëror Raporti midis formës dhe përmbajtjes së shtetit. Format e pushtetit shtetëror; Pushteti legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 80-107)
5 Parimi i ndarjes së pushtetit; Sistemi presidencial; Sistemi parlamentar; Sistemi gjysëm presidencial. Parimi i unitetit të pushtetit. Organizimi politik i shoqërisë; Struktura e shtetit dhe organet kryesore të tij (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 107-131)
6 Analizë e organeve kryesore shtetërore në Shqipëri. Organi legjislativ; Kreu i shtetit; Qeveria; Aparati administrativ; Forcat e Armatosura; Organet e drejtësisë. Sistemi elektoral, analizë e përgjithshme e sistemit shqiptar. Partitë politike, institucionet fetare, sindikatat dhe organizatat e tjera shoqërore. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 131-159)
7 Kuptimi i të drejtës. Dy kuptimet e termit ‘e drejtë’. E drejta si produkt i vullnetit të njerëzve. Lidhja e saj me ekonominë, politikën, moralin, ndërgjegjen juridike, rendin juridik. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 160-183)
8 Norma juridike dhe elementët e saj. Çfarë është norma? Ndarja e normave shoqërore. Struktura e normës juridike. Klasifikimi i normave. E drejta, rendi juridik dhe ligjshmëria. Shkelja e së drejtës. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 183-197)
9 Midterm exam
10 Konceptet e ndryshme për të drejtën. Teoria e të drejtës natyrore. Shkolla historike; Teoria e Kantit.; Teoria e Hegelit; Teoria realiste; Teoria psikologjike; Teoria normativiste e të drejtës; Teoria e funksioneve shoqërore; Teoria e shtetit juridik ose e sundimit të të drejtës. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 197-228)
11 Shteti dhe e drejta në periudha të ndryshmë kohore (periudhën e skllavërisë, feudalizmit, kapitalizmit dhe socializmit). Karakteristikat e shtetit dhe të drejtës në periudha të ndryshme historike. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 229-280)
12 Sistemet juridike bashkekohore; (sistemi juridik Romako-gjermanik, sistemi Common Law, sistemet juridike fetare). Burimet e të drejtës, raporti i tyre në vështrim historik. Burimet kryesore të së drejtës në Shqipëri. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë. fq. 281-311)
13 Vendimet gjyqësore si burim i të drejtës; Zakoni si burim i të drejtës; Marrëveshja si burim i të drejtës. Kodifikimi i të drejtës. Marrëdhënia juridike, elementet e saj: subjektet, objekti, të drejtat dhe detyrimet. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 311-334)
14 Faktet juridike; Veprimi i normës juridike në kohë dhe hapësirë. Interpretimi i ligjit, llojet dhe mënyrat e tij; Zbatimi i ligjit me analogji. Koncepti i sistemit të së drejtës, parimet e ndërtimit të tij. (Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 335-360)
Prerequisite(s):
Textbook(s): - Luan Omari (2012) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë 2-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 3-Ligji Nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Fletorja Zyrtare 1999, Nr. 5. 4-Ligj Nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë,” Fletorja Zyrtare 2000, Nr 4. 5-Ligji Nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Fuksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë,” Fletorja Zyrtare 2000, Nr 7. 6-Ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,” i ndryshuar, Fletorja Zyrtare 2001, Nr 7. 7-Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë,” Fletore Zyrtare 2008, Nr. 27
Additional Literature: 1- Luan Omari (2002) Shteti i së Drejtës, Elena Gjika, Tiranë. 2- Zhan-Zhak Ruso (1998) Kontrata sociale, Shtëpia Botuese Luarasi, Tiranë 3- Jaap Hage, Bram Akkermans. (2014). Introduction to Law. Springer International Publishing Switzerland 4- René Brouwer. The Study of Law as an Academic Discipline. Utrecht Law Review, Retrieved from www.utrechtlawreview.org, Volume 13, Issue 3, 2017 |http://doi.org/10.18352/ulr.405
Laboratory Work:
Computer Usage: Yes
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Lënda u jep mundësi studentëve të njohin teori të ndryshme mbi origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe mbi përmbajtjen e shtetit.
2 Të kuptojnë cfarë është pushteti shtetëror dhe sovraniteti si karakteristika kryesore e tij
3 Të marrin konceptet bazë në lidhje me funksionimin e tri pushteteve - Parlamenti, ekzekutivi dhe gjyqësori
4 Të jenë të aftë të reflektojnë ku qëndron autoriteti kryesor brenda kushtetutës dhe kush e zbaton atë.
5 Të mësojnë për mënyrat në të cilat kushtetuta mbron individët kundër fuqisë detyruese të shtetit dhe të reflektojnë nëse ato janë të përshtatshme.
6 Të kuptojnë në lidhje me rolin e gjykatave dhe organeve të tjera në monitorimin apo zbatimin e aspekteve të drejtës publike, kushtetuese dhe administrative.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 3
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 3
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 4
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 5
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 5
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 4
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 3
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 3
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 5
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
40
Case Study
1
10
Final Exam
1
50
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 3 42
Mid-terms 1 12 12
Assignments 1 5 5
Final examination 1 18 18
Other 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

Nga studenti pritet pjesëmarrje aktive, angazhim gjatë orëve të mësimit dhe diskutime lidhur me tematikat përkatëse. Studenti do të nxitet që të angazhohet në zgjidhje të kazuseve të lidhura me fushën e studimit. Ne perfundim te lendes u konstatua qe studentet kane nevoje per me shume perseritje te koncepteve dhe studim me te thelluar te tyre, te shoqeruar me nderlidhje te aspekteve teorike me ato praktike.