COURSE INFORMATION
Course Title: LEGISLATIVE TECHNIQUE
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 202 A 4 3 0 0 3 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) Assoc.Prof.Dr. Bojana Hajdini bhajdini@epoka.edu.al
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Assoc.Prof.Dr. Bojana Hajdini bhajdini@epoka.edu.al , E merkure ora 14.00-16.00
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours:
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time:
Teaching Assistant(s) and Office Hours: Aleksandër Haliti NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement:
Course Description: Lënda studion çështjet kryesore dhe parimet e përgjithshme që lidhen me procesin legjislativ dhe teknikat e hartimit të teksteve normative. Lënda fokusohet në shpjegimin e kompleksitetit të procedurave legjislative parimet e teknikës së hartimitë, strukturimit të ligjeve, memoradumeve dhe akteve të tjera ligjore. Gjithashtu lënda do të analizojë edhe ndikimet e legjislacionit ndërkombëtar dhe atij të BE në procesin e hartimit të ligjeve dhe natyra detyruese e traktateve. Ky kurs do të studiojë metodën “IRAC” të analizës si një nga metodat e përdorura për analizimin e çështjeve ligjore dhe shkrimin e opinioneve; elementet përbërës të kësaj metode së bashku me ushtrime praktike mbi zbatimin e rregullave të hartimit të teksteve normative.
Course Objectives: Lënda synon t'i pajisë studentët me aftësitë themelore mbi parimet e hartimit të legjislacionit. Objektivi i lëndës konsiston në njohjen e studentit me: - Procedurat e punës që lidhen me hartimin e teksteve me karakter normative; - Njohjen e strukturës së akteve normative; - Llojin dhe renditjen e dispozitave ligjore - Rregullat materiale dhe teknike të shkrimit ligjor, si dhe - Implikimin e legjislacionit ndërkombëtar dhe atë të Bashkimit Evropian në hartimin e ligjeve.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Procedura e miratimit te ligjit
2 Konsultimi i brendshem i legjislacionit
3 Konsultimi i jashtem i legjislacionit
4 Qartesia, saktesia e legjislacionit
5 Llojet e dispozitave ligjore
6 Perafrimi i legjislacionit
7 Draftuesi ligjor
8 Derogimi
9 Ndryshimi dhe shfuqizimi i ligjeve
10 Kolizioni i normave
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Hyrje ne teknike legjislative. - Prezantimi i objektit te studimit te lendes.
2 Parimet e përgjithshme të procesit legjislativ - Objektivat e legjislacionit. Kuadri kushtetues dhe ligjor. Justifikimi për ndërhyrje legjislative. Aktet nënligjore. Statusi i së drejtës ndërkombëtare dhe asaj te BE në rendin juridik të brendshëm. Kodifikimi. Alternativat ndaj legjislacionit. Implikimet për hartuesin ( Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative. Legjistika, S.Berberi (2016) Morava, Tiranë fq. 9-56; Manual per hartimin e legjislacionit, Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 27-61)
3 Vlerësimi i legjislacionit - Termat e referencës. Objekti i vlerësimit. Rishikimi i kushtetutshmërisë. Rishikimi i përputhshmërisë me të drejtën ndërkombëtare. Rishikimi i përafrimit me acquis e BE-së. Procedura për kryerjen e vlerësimit. Vlerësimi i hapësirave për korrupsion në legjislacion. Mjete ndihmëse për përgatitjen e projektakteve dhe kryerjen e vlerësimit. Vlerësimi i efekteve të rregullimeve ligjore. Efektiviteti, efikasiteti, eficenca dhe kostoja e legjislacionit. ( Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative. Legjistika, S.Berberi (2016) Morava, Tiranë fq.30-35; Manual per hartimin e legjislacionit, Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 61-108)
4 Procedura Legjislative. - Programi legjislativ i qeverisë. Hartimi paraprak. Çështjet organizative brenda administratës. Konsultimi i brendshëm dhe i jashtëm. (Manual per hartimin e legjislacionit Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 108-116; Ligji 146/2014 "Per Njoftimin dhe Konsultimin Publik")
5 Procedura Legjislative - Shqyrtimi nga Këshilli i Ministrave. Miratimi nga Kuvendi. Shpallja. Botimi. Monitorimi. (Manual per hartimin e legjislacionit, Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 264-273; Ligji 9000/2003 "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave" ; Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 584, datë 28.08.2003 “Për miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, i ndryshuar)
6 Struktura e teksteve normative - Parimet e përgjithshme të strukturimit. Titulli. Numri i aktit . Data e miratimit. Baza ligjore. Organizimi Strukturor. Njësitë strukturore të aktit dhe emërtimi i tyre. Ndarja dhe emërtimi i neneve. Nenet dhe pjesët e tyre përbërëse. Paragrafët dhe pjesët e tyre përbërëse. Lidhja ndërmjet paragrafëve. Lidhja ndërmjet nënparagrafëve. Akti gjithëpërfshirës (Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative. Legjistika, S.Berberi (2016) Morava, Tiranë fq.50-63; Manual per hartimin e legjislacionit, Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 138-146/156-163)
7 Llojet e dispozitave ligjore dhe renditja e tyre. Relacionet e projektakteve - Dispozita e objektit, qellimit, perkufizimeve. Dispozitat materiale, proceduriale, te sanksionit, vleresimit. Dispozitat e delegimit, te ndryshimit. shfuqizimit, tranzitore, dhe te hyrjes ne fuqi Shtojcat. Anekset. Struktura e relacioneve. (Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative. Legjistika, S.Berberi (2016) Morava, Tiranë fq. 56-63/96-102; Manual per hartimin e legjislacionit, Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 146-156/164-173 )
8 Rregullat gjuhësore për hartimin e ligjeve. Referencat. Citimet - Fjalitë. Fjalët. Fjalët dhe shprehjet e huaja. Shprehjet teknike. Termat ligjorë. Përsëritjet. Shkurtimet. Numrat. Datat. Stili rrëfyes. Njëjësi dhe shumësi. Gjinia. Kohët e foljeve. Mënyrat. Trajtat veprore dhe pësore. Lidhëzat. Shenjat e pikësimit. Referncat e brendshme. Referencat e jashtme (Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative. Legjistika, S.Berberi (2016) Morava, Tiranë fq. 63-66/ 79-86; Manual per hartimin e legjislacionit, Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 116-138)
9 Provimi gjysmëfinal
10 Hartimi i ndryshimeve ligjore. Konsolidimi - Llojet e ndryshimeve. Teknikat e hartimit te ndryshimeve ligjore. Struktura e akteve ndryshuese. Qellimi, objektivat dhe rregullat e konsolidimit. (Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative. Legjistika, S.Berberi (2016) Morava, Tiranë fq. 96-102; Manual per hartimin e legjislacionit Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 173-196)
11 Hartimi i akteve nenligjore - Organet që nxjerrin akte nënligjore. Nëndelegimi i akteve nënligjore. Llojet e akteve nënligjore. Nevojat për nxjerrjen e tyre. Teknikat e hartimit të akteve nënligjore. (Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative. Legjistika, S.Berberi (2016) Morava, Tiranë fq. 67-79; Manual per hartimin e legjislacionit, Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 246-264)
12 Përafrimi i legjislacionit me acquis te BE- Burimet e së drejtës së BE-së. Aksesi në të drejtën e BE-së. Vleresimi i përputhshmërisë së legjislacionit vendas me atë ndërkombëtar. Procesi i përafrimit te legjislacionit dhe përfshirja institucionale. Harmonizimi dhe transpozimi i së drejtës së brendshme me ate te BE. Tabelat e përputhshmërisë. Nivelet e ndryshme të përafrimit. (Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative. Legjistika, S.Berberi (2016) Morava, Tiranë fq. 43- 50; Manual per hartimin e legjislacionit Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq/ 196-246)
13 Interpretimi i legjislacionit - Rregullat e interpretimit. Llojet e ndryshme te interpretimit. Specifikat e interpretimit të së drejtës së BE-së. Implikimet për hartuesin ( Manual per hartimin e legjislacionit Ministria e Drejtesise/ Misioni Euralius V, Morava, Tirane (2021) fq 273-281)
14 Ushtrime praktike mbi zbatimin e rregullave të hartimit të teksteve normative. Studime të rasteve nga praktika shqiptare e hartimit të akteve normative dhe perafrimit te legjislacionit.
Prerequisite(s): NA
Textbook(s): 1- “Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative; Legjistika”, Sokol Berberi (2016), Tiranë. 2- Leksione dhe ushtrime të përgatitura nga lektori; 3- Udhezim Nr.6, datë 29.4.2022 "Per percaktimin e metodologjise se unifikuar per hartimin e akteve normative" 4- “Manual per Hartimin e Legjislacionit" Botimi 3, Ministria e Drejtësisë, me ndihmën teknike të projektit EURALIUS V, 2021 5-Sokol Berberi, Pandeli Koçi dhe Elira Zaka (red.) Rregulla dhe rekomandime për hartimin e akteve normative (Tiranë: Qendra e StudimeveParlamentare, 2004) 6- Rregullorja e Kuvendit te Republikes se Shqiperise 7- Ligji 9000/2003 "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave" 8- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 584, datë 28.08.2003 “Për miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, i ndryshuar 9- Ligji 146/2014 "Per Njoftimin dhe Konsultimin Publik"
Additional Literature: 1- Joseph Horovitz (1992) Law and Logic, Springer- Verlag, Vien New York. 2- Vendime të Gjykatës Kushtetuese qe lidhen me procesin legjislativ 3- Listë kontrolli mbi hartimin e ligjit dhe menaxhimin rregullator ne europën qendrore dhe lindore (Programi SIGMA -OECD)
Laboratory Work: NA
Computer Usage: NA
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Studenti fiton njohuri mbi hallkat e procesit legjislativ, me fokus hartimin e legjislacionit.
2 Studenti do te përvetësoje njohuri mbi proceduren qe ndjek hartimi dhe miratimi i legjislacionit.
3 Studenti do te njohe strukturën e teksteve normative; parimet e pergjithshme të strukturimit.
4 Studenti do te aftesohet ne kuptimin e llojeve te ndryshme te dispozitave dhe renditjen e tyre
5 Studenti do te fitoje aftësi praktike mbi rregullat gjuhesore dhe stilistike qe aplikohen ne shkrimin e teksteve ligjore .
6 Studenti do te jete i afte te hartoje dhe interpretoje sakte tekste ligjore.
7 Studenti do te aftesohet ne zgjidhjen e ushtrimeve dhe rasteve te ndryshme qe lidhen me hartimin e legjislacionit
8 Sudenti do te njohe ndikimet e legjislacionit ndërkombëtar dhe atij të BE në procesin e hartimit të ligjeve
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 5
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 5
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 5
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 4
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 5
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 3
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
45
Final Exam
1
50
Other
1
5
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 3 42
Mid-terms 1 15 15
Assignments 0
Final examination 1 20 20
Other 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER