COURSE INFORMATION
Course Title: CIVIL PROCEDURE LAW
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 301 B 5 5 0 0 5 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Ada Güven aguven@epoka.edu.al , Tuesday 12.00-13.00
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: D-204, D-103
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: 70%
Course Description: E drejtë proceduriale civile si një nga pjesët e së drejtës studion rregullat e zhvillimit të procesit civil. Lënda do të fokusohet në organizimin e pushtetit gjyqësor, garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor si garant i integritetit të rendit juridik. Lënda do të janë dije mbi institute të procedurave si juridiksioni civil, procedurat e gjykimit nmë shkallë të ndryshme të sistemit gjyqësor, ankimimi në shkallën e Apelit, procedura dhe objekti i gjykimit në dhomën e këshillimit dhe në seancen gjyqesore në gjykaten e lartë. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e procedurës civile.
Course Objectives: Qëllimi i këtij programi është të pajisë studentët me njohuritë të thelluara për t'u përballur profesionalisht me procedurat gjyqësore civile. Me perfundimin e ketij niveli studimesh, studenti duhet të jetë në gjendje për të kërkuar, analizuar dhe të zgjidhë probleme e çështje teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile. Nëpërmjet seminareve të integruara me leksionet, debateve dhe diskutimeve në klasë studentët do të mund të prekin nga afër temat më të rëndësishme të lëndës.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Parimet e procesit gjyqësor
2 Organizimi i pushtetit gjyqësor
3 Juridiksioni dhe kompetenca
4 Garancitë e vecanta të paanshmërisë së gjyqtarit
5 Ngritja e padisë dhe palët
6 Ndërhyrja e personit të tretë në procesin civil
7 Përfaqësimi në procesin civil
8 Aktet procedurale, njoftimet dhe afatet
9 Pavlefshmëria e akteve
10 Shqyrtimi i cështjes
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Në këtë temë do të trajtohen përkufizimi i të drejtës civile, burimet e së drejtës Procedurale Civile, Raporti i të drejtës procedurale civile me të drejta të tjera si kushtetuese, civile, administrative, procedurale penale, ndërkombëtare private. Procedura është tërësi normash, aktesh ose formalitetesh, kryerja e të cilave lejon një juridiksion të zgjidhë një çështje juridike. Përkufizimi i Procedurës civile nuk i përfshin të gjitha ato që studiohen në procedurë civile, jo vetëm normat e procesit por institucionet për dhënien dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe funksionimin e shërbimit publik në drejtësinë civile. Në këtë temë do të trajtohen parimet e procesit gjyqësor. Parimet janë një tërësi rregullash themelore në bazë dhe për zbatim të të cilëve zhvillohet një proces për mbrojtjen apo rivendosjen e një të drejte të mohuar apo të cënuar. Parimet e procesit gjyqësor janë: 1. Parimi i kushtetueshmërisë dhe i ligjshmërisë 2. Parimi i pavarësisë së gjyqësorit 3. Parimi i paanshmërisë së gjyqësorit 4. Parimi i kontradiktoritetit 5. Parimi i disponibilitetit 6. Parimi i barazisë në dhe para ligjit 7. Parimi i të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës (e drejta e aksesit) 8. Parimi i të drejtës për t’u gjykuar nga një “gjykatë e caktuar me ligj”
2 Në këtë temë do të trajtohen oganizimi i pushtetit gjyqësor. Kushtetuta ka sanksionuar ekzistencën e tri shkallëve kryesore të gjykimit dhe ka përcaktuar vetë parimet dhe institutet më të rëndësishëm të organizmit e funksionimit të pushteti gjyqsor. Ndërsa ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (nr. 9877, datë 18.9.2008) përcakton krijimin, organizimin dhe kompetencat e gjykatave, kushtet dhe procedurat për emërimin e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve, masat disiplinore dhe shkarkimin e tyre, si dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e gjykatave, ndërsa Gjykata e Lartë dhe gjykatat administrative rregullohen secila nga një ligj organik i veçantë. Në këtë temë do të trajtohen juridiksioni dhe kompetenca. E drejta e organeve shtetërore për të zgjidhur çështjet që përfshihen në funksionin e tyre duke zbatuar ligjin quhet juridiksion. Me juridiksion gjyqësor do të kuptojmë të drejtën dhe detyrën që u është ngarkuar nga shteti gjykatave (pushteti gjyqësor) që të zbatojnë ligjin në zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Juridiksioni gjyqësor civil është tërësia e të drejtave dhe detyrave të gjykatës, të njohura nga ligji, për gjykimin e mosmarrëveshjeve civile dhe mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara në K.Pr.C. dhe në ligje të veçanta. Kompetenca është ndarje e brendshme e pushtetit që i përket secilit sektor juridiksional. Në kuadër të juridiksionit gjyqësor, kompetenca është ndarja e veprimtarisë midis gjykatave të ndryshme si dhe midis gjykatave të së njëjtës shkallë. Kompetenca është kusht i domosdoshëm i cili duhet të respektohet nga gjykata, pasi kjo lidhet direkt me vlefshmërinë e procesit. Një gjykatë që nuk është kompetente për shqyrtimin e një çështje nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural dhe duhet të deklarojë moskompetencën e saj.” Vendim Unifikues i Gjykatës së Lartë Nr 25 datë 25.01.2011.
3 Në këtë temë do të trajtohen garancitë e vecanta të paanshmërisë së gjyqtarit: Gjyqtari i cili vlerëson me ndërgjegje se poesdon shkaqe të arsyeshme për të mos marrë pjesë në shqyrtimin e një çështjeje, i kërkon kryetarit të gjykatës zëvendësimin e tij. Në raset kur Heqja dorë e gjyqtarit është e domosdoshme secila nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij. Në këtë temë do të trajtohen bashkëndërgjyqësia; kuptimi dhe llojet e saj. Pjesëmarrja e shumë personave në gjykim, si nga ana paditëse ashtu edhe nga ajo e paditur, quhet bashkëndërgjyqësi. Bashkëndërgjyqësia ka karakter fakultativ ose të nevojshëm. Bashkëndërgjyqësia është fakultative, kur nuk ka pengesë ligjore që secili prej kërkimeve të bëhet në gjykim të veçantë. Bashkëndërgjyqësia është e nevojshme, kur gjykimi sipas ligjit duhet të bëhet bashkërisht nga shumë paditës ose kundër shumë të paditurve si p.sh. në paditë e pjesëtimit në të cilat duhet të thirren të gjithë bashkëpronarët e sendit që do të pjesëtohet, etj
4 Në këtë temë do të trajtohen ndërhyrja e personit të tretë në procesin civil , kuptimi i personit të tretë; llojet e ndërhyrjes në gjykim; veprimet proceduriale të personit të tretë; thirrja e personit të tretë. Koncepti i ndërhyrësit kryesor lidhet ngushtë me sendin ose të drejtën objekt gjykimi duke e pretenduar atë për vete. Të drejtë disponimi për padinë e tij. Për të ndërhyrë në një proces civil, sipas nenit 189, personi i tretë duhet të paraqesë kërkesë së bashku me padinë, deri sa nuk është nxjerrë urdhri përcaktimin e seancës gjyqësore sipas nenit 158/
5 Në këtë temë do të trajtohen ngritja e padisë dhe palët, kuptimi i saj, kushtet për ekzistencës e padisë, wlementët e padisë; efektet juridike të paraqitjes së padisë në gjykatë; Heqja dorë nga gjykimi i padisë; heqja dorë nga e drejta e padisë, llojet e padive; padia e themelit; kërkesë padia si dhe bashkimi i padive. Në këtë temë do të trajtohen përfaqësimi në procesin civil. Si përfaqësues të palëve me prokurë mund të jenë: a. avokatët; b. bashkëshortët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat; c. juristët dhe punonjësit e tjerë të autorizuar të institucioneve shtetërore ose të personave juridikë; ç. personat që lejohen nga gjykata për të qenë përfaqësues në një çështje; d. personat e tjerë që parashikohen me ligj se mund të jenë përfaqësues të palëve. Nuk mund të jenë përfaqësues të palëve: a. personat që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç; b. personat që u është hequr zotësia për të vepruar; c. avokatët të cilëve u është pezulluar ushtrimi i profesionit për aq kohë sa zgjat kjo masë; ç. gjyqtarët dhe prokurorët. Prokura mund të jetë e përgjithshme ose e posaçme. Ajo bëhet me shkrim sipas dispozitave të Kodit Civil, si dhe me gojë përpara gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjen.
6 Në këtë temë do të trajtohen aktet procedurale, -Kuptimi; - Llojet; - Elementët; forma; përmbajtja; - Procesverbali i seancës gjyqësore dhe forma e mbajtjes së tij; transkriptimi; - Përmbajtja e procesverbalit thirrja në gjykatë; letërthirrja; - Njoftimi i akteve; njoftimi i akteve të shteteve të huaj; njoftimi elektronik Afatet proceduriale - Kuptimi; - Llojet e afateve proceduriale; - Llogaritja e afateve; - Rivendosja në afat Në këtë temë do të trajtohen pavlefshmëria e akteve - Llojet e pavlefshmërisë; kur kërkohet pavlefshmëria e një akti; - Efektet e pavlefshmërisë; - Ripërtëritja e akteve.
7 Në këtë temë do të trajtohet sigurimi i padisë. Me kërkesën e paditësit, gjykata brenda 5 ditëve lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsyje të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë. Gjykata vendimin për marrjen e masës së përkohëshmme për sigurimin e padisë nuk duhet ta mbështesë në fakte apo veprime, si dhe në cilësimin juridik të tyre, që kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe zgjidhjen e cështjes në themel. VUGJL nr. 10, dt. 24.03.2004: Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë. Sigurimi i padisë lejohet edhe nga gjykata e apelit, kur padia është duke u shqyrtuar prej saj. Sigurimi i padisë nuk lejohet në rastet e padive që ngrihen gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit, për të cilat zbatohet pjesa e katërt e këtij kodi.” (neni 203 KPrC) Në këtë temë do të trajtohet rregulla të përgjithshme për marrjen e provave. Palët mund të kërkojnë nga gjykata marrjen e provave të tjera vec atyre të caktuara në seancë përgatitore ose të marra në seancë gjyqësore, vetëm kur nga shpjegimet e palës tjetër ose nga rrethanat të dala rishtazi marrja e tyre është në dobi të gjykimit të çështjes (afati maximal 10 ditë) (neni 180/4) Pas kërkesës së palëve për prova të reja, gjykata shprehet me vendim të ndërmjetëm. Refuzimi duhet të arsyetohet (neni 183). Provat janë të dhëna që merren prej burimeve dhe sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod dhe ligje të tjera, të cilat vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces (neni 11 K.Pr.C.).
8 Në këtë temë do të trajtohet eksperti dhe ekspertimi. Për konstatimin ose sqarimin e fakteve, që kanë lidhje me mosmarrëveshjen në gjykim kërkohen njohuri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës ose të artit, gjykata mund të thërrasë një ose më shumë ekspertë. Eksperti është person fizik që disponon njohuri të posaçme në fushat e mësipërme dhe që mund të ndihmojë gjykatën që të konstatojë të dhëna që kanë rëndësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Eksperti e jep mendimin e tij me shkrim, por mund të dëgjohet edhe në seancë gjyqësore dhe të pyetet nga gjykata dhe nga palët. Mendimi i ekspertit nuk është i detyrueshëm për gjykatën. Mendimi i ekspertit është provë dhe nuk ka një vlerë të paracaktuar provuese. Eksperti nuk jep mendim juridik (neni 224/b/3). Eksperti duhet të limitohet vetëm në saktësimin e fakteve për të cilat është pyetur, gjithnjë brenda sferës së tij të ekspertizës. Në këtë temë do të trajtohet prova shkresore, falsiteti. Provat janë të dhëna që merren prej burimeve dhe sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod dhe ligje të tjera, të cilat vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces (neni 11 K.Pr.C.).Prova është mjet procedural me anë të të cilit palët mund të vërtetojnë pretendimet dhe prapsimet e tyre dhe gjyqtari formon bindjen për vërtetësinë e fakteve të parashtruara nga palët. Padia duhet mbështet në prova shkresore. Objekt prove ësht fakt juridik që qëndron në themel të pretendimeve të palëve apo pjesëmarrësve të tjerë gjatë gjykimit dhe që kanë lidhje me zgjidhjen e çështjes.
9 Midterm exam
10 Në këtë temë do të trajtohet pezullimi dhe pushimi i gjykimit. Pezullimi i gjykimit është ndalja e përkohshme e veprimtarisë procedurale në një çështje të caktuar për të gjithë subjektet pjesëmarrës, në procesin civil. Rastet e pezullimit të gjykimit janë si më psohtë: a) çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër penale, civile ose administrative; b) kërkohet nga të dyja palët; c) njëra nga palët vdes ose mbaron personi juridik; d) njëra nga palët nuk ka ose më vonë ka humbur zotësinë juridike për të vepruar si palë dhe shihet e nevojshme t’i emërohet një përfaqësues ligjor; e) parashikohet shprehimisht në ligj. (neni 297): Vendimi i pushimit është vendim jopërfundimtar që merret në rastet e mëposhtëme: a. Asnjëra prej palëve nuk kërkon brenda gjashtë muajve rifillimin e gjykimit të pezulluar me kërkesën e tyre, kur gjykata nuk ka caktuar në vendimin e pezullimit një seancë të ardhshme; b. Paditësi heq dorë nga gjykimi i padisë; c. Pushimi i gjykimit parashikohet shprehimisht në ligj. Në këtë temë do të trajtohet përfundimi i hetimit gjyqësor dhe dhënia e vendimit. Gjykata merr vendim të ndërmjetëm për përfundimin e hetimit gjyqësor: 1. Pasi janë shqyrtuar të gjitha provat që janë pranuar nga gjykata. Në praktikë vendim për administrimin e provave relevante. 2. Pasi nuk pranohen kërkesat e tjera të palëve; 3. Fton palët të parashtrojnë pretendimet përfundimtare rreth çështjes (deri në 5 ditë). Rradha e parashtrimit të pretendimeve përfundimtare: 1. Paditësi dhe ndërhyrësi dytësor (që është bashkuar me të); 2. I padituri dhe ndërhyrësi dytësor (që është bashkuar me të); 3. Ndërhyrësi kryesor; 4. Prokurori (me përjashtim të çështjeve që ka ngritur vetë, ku flet i pari) (neni 303).
11 Në këtë temë do të trajtohen gjykimi në shkallë të parë, -Elementët e kërkesëpadisë hartimi; -Aktet që i bashkëlidhen kërkesëpasdisë; -Paraqitja; -Njoftimi i padisë veprimet përgatitore. Në këtë temë do të trajtohen shqyrtimi i çështjes, Procesi gjyqësor - Veprimet përgatitore (seanca përgatitore) - Veprimet e pajtimit - Seanca gjyqësore (tre faza) - Veprimet paraprake (faza e parë e seancës gjyqësore)
12 Në këtë temë do të trajtohet Ankimi. Neni 43 i Kushtetuës parashikon: Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj për kundërvajtje të lehta penale, për çështje civile ose administrative me rëndësi ose vlerë të vogël, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës. Kur ligji e lejon dhe rrethanat e cështjes e diktojnë marrjen e një vendimi gjyqësor, pavarësisht nga dijenia e një pale, kjo e fundit ka të drejtën të ankohet në rrugë gjyqësore ndaj vendimit të dhënë.” Neni 21 Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë. Neni 443 i KPrC parashikon: Afati i ankimit në Gjykatën e Apelit, kundër vendimeve përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë, afati i ankimeve të veçanta është 5 ditë. Në këtë temë do të trajtohet Gjykimi në Apel. Neni 465 KPrC parashikon: 1. Gjykata e apelit shqyrton çështjen brenda kufijve të ankimit. 2. Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë. 3. Me kërkesë të palëve ose kryesisht, gjykata e apelit riçel pjesërisht ose tërësisht hetimin gjyqësor. 4. Në gjykimin në apel nuk mund të paraqiten kërkime të reja, të shtohen apo të ndryshohen elementët e padisë, me përjashtim të kërkimit për shpenzimet e gjykimit në apel. 5. Gjykata e apelit mund të pranojë për shqyrtim fakte dhe prova të reja, nëse: a) pala e interesuar provon se, pa fajin e saj, gjatë shqyrtimit të çështjes para gjykatës së shkallës së parë nuk ishte në gjendje të paraqiste këto fakte dhe/ose prova të reja; b) pala e interesuar i ka kërkuar, por gjykata e shkallës së parë, në kundërshtim me ligjin, nuk i ka marrë këto fakte dhe/ose prova, të cilat kanë rëndësi për çështjen; c) pala e interesuar provon se nuk mund të ishte në dijeni të fakteve dhe/ose provave të reja gjatë gjykimit në shkallën e parë. 6. Kjo dispozitë nuk zbatohet për marrjen e pohimit gjyqësor ose jashtëgjyqësor. Pas çeljes së seancës, gjykata bën verifikimin e paraqitjes së rregullt të palëve.
13 Në këtë temë do të trajtohet rekursi në Gjykatën e Lartë, Afati i rekursit; Subjektet që mund të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë; Vendimet ndaj të cilave mund të ushtrohet recurs; Rekursi kundër vendimeve Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit; Rekursi si akt procedurial; Mënyra e Ushtrimit të rekursit kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit; Kundërrekursi; Efektet e rekursit; Shqyrtimi në kolegjet e bashkuara; Procedura e gjykimit në Gjykatën e Lartë; Vendimet e Gjykatës së Lartë; Rigjykimi Rekursi kundër vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit; Rishikimi (Subjektet që ushtrojnë të drejtën e kërkesës për rishikim; Subjektet që ushtrojnë të drejtën e kërkesës për rishikim; Afati i paraqitjes së kërkesës për rishikim; Shkaqet për të cilat kërkohet rishikimi; Paraqitja e kërkesës për rishikim; Efektet e paraqitjes së kërkesës për rishikim; Shqyrtimi i kërkesës për rishikim; Dallimet dhe të përbashkëtat midis rekursit dhe kërkesës për rishikim. Në këtë temë do të trajtohet njohja e vendimeve të shteteve të huaja. Vendimet e gjykatave të shteteve të huaja njihen dhe zbatohen në Republikën e Shqipërisë, në kushtet e parashikuara në këtë Kod ose në ligje të veçanta. Kur për këtë qëllim ka marrëveshje të posaçme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të huaj zbatohen dispozitat e marrëveshjes (Neni 393 K.Pr.C). Gjykata e apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394. Vendimit të një gjykate të shtetit të huaj nuk i jepet fuqi në Republikën e Shqipërisë në rastet e mëposhtëme: a) sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në kompetencën e gjykatës së shtetit që ka dhënë vendimin; b) kërkesëpadia dhe letërthirrja për në gjyq nuk i është njoftuar të paditurit në mungesë, në mënyrë të rregullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbrohet; c) midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt e për të njëjtin shkak, është dhënë një vendim tjetër i ndryshëm nga gjykata shqiptare; ç) është duke u shqyrtuar nga gjykata shqiptare një padi që është ngritur përpara se vendimi i gjykatës së shtetit të huaj të ketë marrë formë të prerë; d) i është dhënë forma e prerë në kundërshtim me legjislacionin e tij; dh) nuk pajtohet me parimet bazë të legjislacionit shqiptar (Neni 394 K.Pr.C).
14 Në këtë temë do të trajtohet titulli ekzekutiv. Titulli ekzekutiv është akti, ekzistenca e të cilit bën të mundur për kreditorin që ti kërkojë gjykatës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për fillimin e përmbushjes forcërisht të detyrimeve nga debitori. Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Urdhëri i ekzekutimit vihet në ekzekutim nga shërbimi përmbarimor gjyqësor, shtetëror ose privat, me anë të përmbaruesit gjyqësor, në bazë të kërkesës së kreditorit.
Prerequisite(s): NA
Textbook(s): 1-Kodi i Procedurës Civil i Republikës së Shqipërisë 2- Florjan Kalaja, Dr. Arjana Fullani, Gjykimi ne Gjykaten e Larte, (Tirane: Shkolla e Magjistrature, 2019)
Additional Literature: 1- Alba Brati, Procedura Civile. (Tirane: Botimet Dudaj, 2008) Flutura Tafaj dhe Vitore Tusha, "Procedura Civile" (Tiranë: Pegi 2003) 2-Asim Vokshi (2007) Procedura Civile, Gjykimi në shkalle të Parë dhe ekzekutimi i detyrueshem, Tiranë
Laboratory Work: nA
Computer Usage: yes
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Studentët do të kenë njohuri të mirëfillta mbi procedurën civile
2 Studentët do të njihen me konceptet, parimet dhe rregullat e përgjithshme të procesit civil.
3 Studentët do të jenë në gjendje të kërkojë, analizuar dhe të zgjidhe probleme e çështje teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile.
4 Studentët do të jenë të pajisur me informacione dhe praktikë gjyqësore të mjaftueshme për t’u dhënë zgjidhje çështjeve konkrete që lidhen me elementë procedurialë.
5 Studentët do të njihen me llojet e ndryshme të provave në procesin civil si dhe me mënyrat e marrjes së tyre.
6 Studentët do të jenë të pajisur me informacione të detajuara në lidhje me ankimin e vendimeve gjyqësore në shkallat përkatëse të gjykimit.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 4
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 4
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 4
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 5
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 5
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
40
Final Exam
1
60
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 5 80
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 2 28
Mid-terms 1 8 8
Assignments 0
Final examination 1 9 9
Other 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

Studenti është i detyruar të respektojë rregullat e etikës të përfshira në rregulloret e brendshme si Rregullorja e Disiplinës së Studentëve, Rregullat mbi Organizimin e Provimeve etj. Studenti mban përgjegjësi të plotë në cdo rast shkeljeje të rregullave lidhur me organizimin e provimeve, plagjiaturën, falsifikimin. Gjithashtu, mban përgjegjësi në rast të shkeljeve të të gjitha normave të tjera që rregullojnë marrëdhëniet mes studentëve me njëri-tjetrin dhe me personelin akademik dhe atë mbështetës.