COURSE INFORMATION
Course Title: CRIMINAL PROCEDURE
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 303 B 5 5 0 0 5 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Ornela Rrumbullaku orrumbullaku@epoka.edu.al , E Enjte - ORA 08.45-13.30
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: E premte 08.45-13.30 D203
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: 75 % e orëve është e detyrueshme pjesmarrja në leksion e studentit.
Course Description: ënda E drejtë procedurale penale merret me shpjegimin teorikisht dhe praktikisht të legjislacionit procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën penale dhe procedurë penale.
Course Objectives: Qëllimi i këtij programi është të trajtojë institutet dhe dispozitat kryesore të Kodit të Procedurës Penale. Rritja e nivelit të formimit teorik të tyre nëpërmjet njohjes me të thelluar të mendimit të përparuar bashkëkohor për ndarjen e pushteteve, sistemet procedurale, parimet dhe institutet kryesore të procedimit penal etj. Konsolidimin e konceptit modern për pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe pozicionit kushtetues të prokurorisë. Një nga synimet e lëndës është komentimi i dispozitave proceduriale që lidhen me parimet kushtetuese për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, si për shembull normat per caktimin dhe zbatimin e masave te sigurimit, për kontrollimet e sekuestrimet, për të drejtat e të pandehurit, sigurimin e mbrojtjes etj. Do të trajtohen edhe lidhja e normave procedurale penale me ato ndërkombëtare. Theksi do te vihet vecanerisht te ndryshimet qe ka pesuar Kodi i Procedures Penale ne vitin 2017 ne kuader te reformes ne drejtesi. Nëpërmjet seminareve të integruara me leksionet, debateve dhe diskutimeve në klasë studentët do të mund të prekin nga afër temat më të rëndësishme të lëndës.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Sistemi procedural penal ne Shqiperi. Sistemi akuzator dhe inkuzitor i procesit penal.
2 Subjektet e Procedimit Penal. Roli dhe funksioni I secilit prej tyre.
3 Juridiksioni dhe kompetenca. Kompetenca lendore dhe tokesore, konfliktet e kompetences. Kompetenca e Gjykates per Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.
4 Provat dhe kuptimi i tyre. Procesi i te provuarit dhe fazat e tij. Analize e detajuar e seciles prove qe eshte parashikuar ne KPP.
5 Mjetet e Kerkimit te Proves. Provat direkte dhe indirekte, indicjet.
6 Masat e sigurimit. Masat shtrenguese dhe ndaluese. Arresti ne flagrance dhe ndalimi I te dyshuarit per nje krim. Revokimi dhe zevendesimi i masave te sigurimit. Afatet e paraburgimit.
7 Hetimi paraprak, veprimtaria me iniciative e policise gjyqesore. Veprimtaria hetimore e prokurorit. Afatet e getimede paraprake. Perfundimi i hetimeve neni 327 i KPP.
8 Seanca paraprake. Gjykimi ne themel i çështjes. Marrja e provave dhe debati gjyqësor. Akuzat e reja. Vendimi i gjykatës i dënimit dhe ai i pafajsisë ose pushimit të çështjes.
9 Gjykimet e posaçme, gjykimi I drejtpërdrejtë dhe gjykimi i shkurtuar. Urdhri penal dhe gjykimi me Marrëveshje.
10 Ankimi, rekursi. Gjykimi ne Apel dhe rishikimi i vendimit të formës se prerë.
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës procedurale penale. Parimet kryesore të procedurës penale.
2 Subjektet e procedimit penal. Gjykata. Prokuroria.Policia gjyqësore. I Pandehuri, Mbrojtësi. Viktima. Viktima Akuzuese. Paditësi dhe i Padituri Civil
3 Juridiksioni dhe kompetenca në procedurën penale. Aktet, njoftimet dhe afatet. Pavlefshmëria e aktive.
4 Kuptimi i provës. Objekti dhe procesi i të provuarit. Llojet e provave.
5 Mjetet e kërkimit të provës (këqyrjet, kontrollet, sekuestrimet, përgjimi i bisedave dhe komunikimeve). Sigurimi i provës. Çmuarja e provës
6 Masat e sigurimit personal. Kushtet dhe kriteret per vendosjen e tyre. Lojet e masave te sigurimit.
7 Arresti ne flagrance/ndalimi i te dyshuarit per nje krim. Zevendesimi/revokimi i masave te sigurimit.
8 Hetimet paraprake
9 Midterm
10 Seanca paraprake. Kërkesa për pushimin e çështjes, kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq. Zhvillimi i seancës paraprake.
11 Gjykimi. (Veprimet paraprake. Marrja e provave. Akuzat e reja. Diskutimi përfundimtar. Vendimet)
12 Gjykimet e posaçme (Gjykimi i drejtpërdrejtë. Gjykimi i shkurtuar)Urdhri Penal, procedurat e tij. Gjykimi Me Marrëveshje.
13 Ankimet (Apeli. Rekursi. Rishikimi).
14 Ekzekutimet e vendimeve gjyqësore. Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.
Prerequisite(s): NA
Textbook(s): 1- Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava, Tiranë 2-Kodi i Procedurës Penale Republikës së Shqipërisë i azhornuar. 3-Leksione.
Additional Literature: - Nr. 97/2016 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" - LIGJ Nr. 98/2016 "PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" LIGJ Nr. 25/2019 " PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË GJYQËSORE" LIGJ - LIGJ Nr. 79/2020 "PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE" - Vendime te Gjykates se Larte dhe te Gjykates Kushtetuese
Laboratory Work: NA
Computer Usage: YES
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Studenti në përfundim të kursit do të ketë njohuri të plotë për kudrin ligjor që zbatohet në procedimet penale
2 Studenti do të jetë i aftë të kuptojë dhe interpretojë drejt legjislacionin procedural penal
3 Studenti do të njihet me subjektet e procedimit penal, raportet që kanë me njëri tjetrin, si dhe kompetencat e mënyrën e realizimit të tyre në praktikë.
4 Studenti do të marrë njohuri të thelluara mbi të drejtat që gëzojnë individët në një process penal.
5 Studenti do të marrë njohuri mbi standardet ndërkombëtare që aplikohen në procesin penal dhe do të jetë i aftë të vlerësojë shkallën e harmonizimit dhe përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me to.
6 Studenti do të jetë i aftë të hartojë akte procedurale, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat gjuhësore e ato logjike
7 Studenti do të jetë i aftë t'iu japë zgjidhje rasteve praktike në fushën e procedurës penale.
8 Studenti do të marrë njohuri në lidhje me risitë e Kodit të Procedurës Penale me ndryshimet e vitit 2017, në kuadër të Reformës në Drejtësi.
9 Përmirësimi i të menduarit kritik për raste të praktikës gjyqësore.
10 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejës
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 4
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 5
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 4
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 5
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 5
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
50
Final Exam
1
50
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 5 80
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 2 28
Mid-terms 1 7 7
Assignments 0
Final examination 1 10 10
Other 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

E Drejta Proceduriale Penale eshte nje lende e cila prej vitit 2017 ka pesuar ndryshime thelbesore dhe si e tille edhe vete praktika gjyqesore eshte duke evoluar dhe duke u pershtatur me legjislacionin e ri. Ne keto kushte eshte shume e rendesishme qe kjo lende te gershetoje teorine me praktiken gjyqesore, me perpilimin e akteve specifike ligjore, te cilat do te duhen te kene ore me vete te dedikuara me qellim qe studenti te pervetsoje ne maksimum institutet e vecanta te kesaj lende. Ne kete kontekst sugjerohet nje rishperndarje e teorise me praktiken, duke i dhene me teper hapesire kesaj te fundit pergjate javeve mesimore.