COURSE INFORMATION
Course Title: LAW AND SOCIAL POLITICS
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 516 D 10 4 0 0 4 6
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Second Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Elective
Classroom and Meeting Time:
Course Description: Lënda E drejta dhe politikat sociale do të studiojë dispozitat dhe masat që synojnë të parandalojnë, të mënjanojnë ose të lehtësojnë situatat e varfërisë dhe problemet sociale, në nivel individual ose kolektiv, ose që kërkojnë të favorizojnë mirëqënien e grupeve më të brishta të shoqërisë. Lënda do të fokusohet në masat që shërbejnë drejtpërdrejt në luftën kundër varfërisë ose parandalimit të saj, në radhë të parë sigurimet shoqërore dhe ndihma shoqërore, si dhe pagesa të tjera në vartësi të burimeve të mundshme. Ndërkohë që edhe fusha të tjera të cilat përfshihen gjithashtu në politikën sociale, të tilla si politika e tregut të punës dhe e punësimit, politika e arsimimit, e shëndetit, e strehimit, ose edhe e politika fiskale do të analizohën gjatë xhvillimi të lëndës. Shteti Social (Etat-Providence) është një koncept i shtetit që nënkupton kryerjen e funksioneve të ndërhyrjes dhe të rregullimit në fushat ekonomike dhe sociale. Studimi i saj dhe i ndikimit te ndërsjelle na ndihmon për të kuptuar dhe përdorur me efikasitet rregullat në fushën e politikave sociale, një prej fushave themelore me ndikim të drejtpërdrejtë e të prekshëm në jetën e gjithsecilit. Lënda do të analizojë edhe instrumentet ndërkombëtare së bashku me jurisprudencën e GJEDNJ për një diskutim të gjerë lidhur me njohjen e kuadrit normativ të garantimit të mbrojtjes sociale si një prej të drejtave themelore të njeriut, zbatimin me efikasitet të tij pra miradministrimin e tij, si dhe përmirësimin e politikave të përshtatura nisur nga nevoja të brendshme dhe orientime e zhvillime ndërkombëtare.
Course Objectives: Kjo lendë ka për qëllim: - të ofrojë njohuri studentëve për kuptimin e politikave sociale dhe rregullimin ligjor të tyre - të ofrojë njohuri për 4 misionet e mëdha që mund të realizohen nëpërmjet politikës sociale: - misioni rishpërndarës; misioni i aftësimit; misioni regullator; misioni mbrojtës; - të ofrojë njohuri mbi rregullat bazë në fuqi në vend dhe në BE lidhur me politikat sociale e planifikuara dhe synuara; - të analizojë dhe studiojë çështje, raste dhe të drejta specifike lidhur me politikat sociale
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Shteti social dhe rregullimi i tij
2 Prezantim i instrumenteve të kërkimit legjislativ në fushën e politikave sociale
3 Kuadri Kushtetues në fushën e politikave/mbrojtjes sociale
4 Marrëveshjet ndërkombëtare me ndikim në fushën e politikave sociale
5 Ligjet, instrumente primare kërkimi në fushën e mbrojtjes sociale: punësimi, shëndeti, arsimi
6 Ligjet, instrumente primare kërkimi në fushën e mbrojtjes sociale: kategori te posaçme vulnerabel
7 Ligjet, instrumente primare kërkimi në fushën e mbrojtjes sociale: barazia gjinore
8 Ligjet, instrumente primare kërkimi në fushën e mbrojtjes sociale: kultura, fiskale
9 Zhvillimi i strategjive të zhvillimit të rregullimeve ligjore në fushën e mbrojtjes sociale: strategji sektoriale përkundrejt atyre ndër-sektoriale
10 Rregullimet administrative: politikat në fushën e çështjeve sociale, punës, shëndetit, arsimit, kulturës, pakicave, fiskale, etj.
11 Rastet / jurisprudenca në fushën e politikave sociale
12 Jurisprudence e GJEDNJ me ndikim ne fushën e politikave sociale: rastet për Shqipërinë
13 Instrumentet e kërkimit në fushën e politikave sociale në kuadër të procesit të integrimit evropian
14 E drejta e BE në çështje të barazisë gjinore, pakicave, zhvillimit të punësimit, etj.
Prerequisite(s): N/A
Textbook: 1-Hartley Dean (2012) Social Policy 2nd edition, Polity Press, MA 2-Diana DiNitto and David H. Johnson (2015) Social Welfare: Politics and Public Policy, Pearson, UK
Other References: 1-Aurela Anastasi (2004) E Drejta Kushtetuese, Pegi , Tiranë 2-Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi, Eralda (Methasani) Çani (2011), Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Adelprint, Tiranë 3-Enkelejda Olldashi (2012) Grupet e Interesit, Tirane, 2012 4-Merita Xhumari (2003) Procesi dhe Institucionet e Politikes Sociale, UT, Tiranë.
Laboratory Work: N/A
Computer Usage: N/A
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Pas përfundimit të këtij kursi, studentët përmes humultimesh , të menduarit analitik dhe arsyetimin, do të arrijnë të nxjerrin konkluzione lidhur me një tërësi masash që kanë për qëllim rishpërndarjen e pasurive dhe marrjen në ngarkesë të rreziqeve të ndryshme sociale, si sëmundjet, varfërinë, pleqëria, punësimi, familjar.
2 Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të kenë përveësuar nocionet mbi 4 misionet e mëdha që mund të realizohen nëpërmjet politikës sociale: - misioni rishpërndarës; misioni i aftësimit; misioni regullator; misioni mbrojtës.
3 Studentët do të jenë të aftë të analizojnë dhe studiojë çështje, raste dhe të drejta specifike lidhur me politikat sociale
4 Njohjen e cështjeve të ndryshme të cilat janë më vlerë të diskutohen dhe zhvillimit i cilësive të humultimit.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 4
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 5
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 5
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 5
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 5
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 5
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
30
Quiz
2
10
Final Exam
1
40
Attendance
10
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 3 42
Mid-terms 1 20 20
Assignments 0
Final examination 1 40 40
Other 0
Total Work Load:
150
Total Work Load/25(h):
6
ECTS Credit of the Course:
6