COURSE INFORMATION
Course Title: SHKENCAT E SJELLJES
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
BUSAL 131 A 1 3 0 0 3 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: M.Sc. Mikaela Süslü (Musta) msuslu@epoka.edu.al , E302, e Mërkurë, e Premte, 10:30-12:00 dhe 12:30-14:30
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: English
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Bachelor in Banking and Finance (Albanian)
Classroom and Meeting Time: NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: NA
Course Description: Kjo lëndë fokusohet në sjelljen dhe kulturat brenda dhe jashtë organizatave. Të kuptuarit e sjelljes individuale dhe në grup është një faktor kritik në lidhje me zhvillimin e suksesshëm të komunikimit, motivimin, lidershipin, kulturën dhe strukturën organizative. Kjo lëndë shtron nevojën e vlerësimit të ambjentit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatave të ndryshme në procesin e kuptimit të sjelljeve të ndryshme të individëve dhe grupeve.
Course Objectives: Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve dhe aftësimi i tyre për menaxhimin e sjelljes në organizatë. Duke qenë se organizata përbëhet dhe udhëhiqet nga individët, qëllimi i lëndës është që t'i mësojë studentët se si të kuptojnë sjelljen e punonjësve, grupeve dhe organizatave duke synuar që përmes kësaj njohjeje të dijë të marrë vendime që do të ndikojnë të arrihet efektivitet më i lartë në përdorimin e burimeve njerëzore.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Sjellje organizative
2 Modeli i sjelljes në punë
3 Vlera dhe qëndrime
4 Personaliteti
5 Perceptimi
6 Të mësuarit
7 Motivimi
8 Sjellja në grup
9 Udhëheqja në organizatë
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Prezantim dhe orientim
2 Tema 1. Hyrje në sjelljen organizative. Në këtë kapitull studentët do të njihen me sjelljen organizative dhe disiplinat e tjera shumë afër saj; me metodat e studimit në sjelljen organizative dhe vlerësimin e rezultateve kërkimore (Kasimati, 2010, fq. 15-32)
3 Tema 2. Një model i përgjithshëm i studimit të sjelljes në punë. Në këtë kapitull studentët do të njihen me faktorët e ndryshëm që ndikojnë në sjelljen e individit në organizatë: mosha, gjinia, gjendja civile, numri i personave në ngarkim, vjetërsia në punë. Për secilin faktor do të analizohet se si ata ndikojnë në sjelljen e punonjësit në organizatë. (Kasimati, 2010, fq. 33-44)
4 Tema 3. Vlerat dhe qëndrimet. Në këtë kapitull studentët do të njihen me karakteristikat e vlerave, hierarkinë dhe rëndësinë e tyre për sjelljen organizative. Gjithashtu, studentët do të njihen me qëndrimet e punonjësve në punë, ndryshimet e qëndrimeve, shkaqet dhe funksionet e tyre brenda në organizatë, si kënaqësia, përkushtimi dhe përfshirja e punonjësve (Kasimati, 2010, fq. 45-68)
5 Tema 4. Personaliteti. Në këtë kapitull studentët do të njihen me faktorët që ndikojnë në formimin e personalitetit dhe përshtatjen e personalitetit me punën. Në vazhdim, do të studiohen cilësitë dhe vlerat e personalitetit si parashikues të sjelljes në punë (Kasimati, 2010, fq. 69-94)
6 Tema 5. Perceptimi. Në këtë kapitull studentët do të njihen me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që lidhen me objektin që perceptohet dhe perceptuesin. Në vazhdim do të studiohen organizimi i perceptimeve, perceptimi i personave dhe menaxhimi përshtypjes dhe gjykimit të të tjerëve (Kasimati, 2010, fq. 95-114)
7 Tema 6. Të mësuarit. Në këtë kapitull studentët do të njihen me tipet e ndryshme të të mësuarit (kushtëzimi klasik, kushtëzimi operues dhe teoria e të mësuarit social). Kapitulli vazhdon me teknikat e përforcimit pozitiv dhe negativ dhe impakti i tyre tek sjellja e punonjësit (Kasimati, 2010, fq. 115-145)
8 Midterm (20-24 Nëntor, 2023)
9 Tema 7. Motivimi. Në këtë kapitull studentët do të njihen me teoritë e ndryshme të motivimit (teoria e Hierarkisë së nevojave nga Maslow, Teoria e tre nevojave, Teoria Motivim-Higjenë, Menaxhimi nëpërmejt Objektivave, Teoria e pritjes). Më pas studentët do të njihen me nevojat specifike të punonjësve në mjedisin e punës (Kasimati, 2010, fq. 185-225)
10 Tema 8. Motivimi nëpërmjet projektimit të punëve. Në këtë kapitull studentët do të njihen me motivimin e punonjësve duke përdorur teknika të ndryshme të projektimit të punëve, si: zgjerimi i punës, rotacioni, modulet e punës, pasurimi i punës) (Kasimati, 2010, fq. 225-245)
11 Tema 9. Sjellja në grup. Në këtë kapitull studentët do të njihen me sjelljen e individit në grup, përbërjen e grupit , grupet formale dhe joformale, normat, strukturat e grupeve, fazat e formimit të grupit, fortësia e lidhdjeve dhe marrja e vendimeve në grup (Kasimati, 2010, fq. 267-305)
12 Tema 10. Komunikimi. Në këtë kapitull studentët do të njihen me përkufizimin e komunikimit, mënyrat e ndryshme të komunikimit, dallimet gjinore në komunikim, modelet e komunikimit në organizatë, komunikimin formal dhe informal, si dhe aftësitë bazë për të patur një komunikim efektiv (Kasimati, 2010, fq. 307-330)
13 Tema 11. Udhëheqja në organizatë. Në këtë kapitull studentët do të njihen me toritë e tipareve të udhëheqësit, teoritë e sjelljeve (studimet e universitetit të Ohaios, të universitetit të Miçiganit, rrjeta menaxheriale), teoritë e rastit. Në vazhdim do të studiohen teoritë e reja të lidershipit (Kasimati, 2010, fq. 353-381)
14 Përsëritje
Prerequisite(s): NA
Textbook(s): "Sjellje Organizative" - 2010, Mimoza Kasimati
Additional Literature: Organizational Behavior, 19th Edition, Stephen Robbins, Timothy Judge, 2023
Laboratory Work: NA
Computer Usage: NA
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Studenti njihet me sjelljen e individit në organizatë
2 Studenti njihet me sjelljen e grupit në organizatë
3 Studenti njihet me vlerat dhe qëndrimet e punjësve në organizatë
4 Studenti njihet me faktorët që ndikojnë në formimin e përsonalitetit
5 Studenti njihet me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që ndikojnë tek perceptimi I personave
6 Studenti njihet me mënyrat e ndryshme të të mësuarit
7 Studenti njihet me teoritë dhe faktorët e ndryshëm të motivimit të punjësve
8 Studenti njihet me teknikat e punës që ndikojnë në motivimin e punonjësve
9 Studenti njihet me rendësinë e komunikimit formal dhe informal në organizatë
10 Studenti njihet me cilësitë dhe karakteristikat e liderit
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Bachelor in Banking and Finance (Albanian) Program
1 Studentët fitojnë aftësinë e të parit të problemeve te përditshme nga një perspektivë më e gjerë dhe të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e etikës profesionale dhe integritetit në vendin e punës 4
2 Studentet zhvillojne njohuritë e tyre në fushën e bankë financës duke perfshirë, konceptet, teoritë dhe pjesën analitike. 1
3 Studentet arrijne te kuptojnë bazat e financës së korporatave, rëndësinë e menaxhimit financiar në një sipërmarrje, si dhe te zgjerojnë më tej njohuritë në këtë fushë. 1
4 Studentet jane te afte te aplikojne modelet e vleresimit te aseteve të ndryshme financiare, te masin riskun dhe normën e kthimit dhe të përshkruajnë raportin mes tyre. 1
5 Studentët marrin njohuri mbi bazën ligjore dhe funksionimin e sistemit bankar dhe bankës qëndrore si dhe sistemin bankar ndërkombëtar. 2
6 Studentet janë të aftë të kuptojnë dhe të vënë në përdorim teoritë themelore ekonomike dhe mjetet për të zgjidhur problemet ekonomike qe hasen ne industrinë e shërbimeve financiare dhe bankare. 1
7 Studentet kanë aftësinë të pwrdorin të dhënat financiare, ekonomike dhe ato kontabël si dhe informacione të tjera për të zgjidhur probleme të ndryshme të biznesit me antë të modeleve statistikore dhe matematikore. 1
8 Studentët zhvillojnë aftësitë në fushën e IT dhe ato numerike, si dhe njohuritë mbi databazat të cilat mund ti përdorin në industrinë e shërbimeve financiare për të adresuar zhvillimet rrënjësorë që ka sjellë teknologjia financiare. 2
9 Studentët zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik, analizës, interpretimit, zgjidhjes së problemeve dhe nxjerrjes së konkluzioneve, si dhe komunikimit në mënyrë efektive në nivel individual apo në skuadër. 2
10 Studentet kanë mundësinë e zotërimit të kompetencave apo aftësive për zhvillimin profesional në industrinë e shërbimeve financiare apo për të ndjekur studimet e mëtejshme brënda kësaj disipline. 4
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
40
Final Exam
1
60
Attendance
0
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 16 3 48
Mid-terms 1 14 14
Assignments 0
Final examination 1 15 15
Other 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

Ne perfundim te ketij semestri deshiroj te falenderoj studentet per perkushtimin e tyre. Per shkak se studentet nuk e kishin pjesemarrjen te detyruar komunikimi, shkembimi i ideve dhe diskutimi i materialit ishte i kufizuar. Performanca e tyre ishte e ulet ne provimin e ndermjetem por ia dolen me sukses ne provimin perfundimtar.