COURSE INFORMATION
Course Title: BAZAT E FINANCËS SË KORPORATAVE
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
BAFAL 233 B 3 3 0 0 3 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Albina Hysaj ahysaj@epoka.edu.al , E hënë 14:00-16:00
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: English
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Bachelor in Banking and Finance (Albanian)
Classroom and Meeting Time: E-211 E martë 08:40-11:30
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: 75%
Course Description: Kjo lëndë trajton mjetet dhe teknikat e perdorura në vendim-marrje nga drejtuesit financiare. Ajo meret përgjithësisht me perdorimin e teknikave për vleresimin financiar, vleresimin e mjeteve dhe instrumentave financiar, perdorimin e vlerës kohore të parasë, njohjen e koncepteve të riskut dhe kthimit, buxhetimin e kapitalit duke përfshirë strukturën e kapitalit dhe levën financiare. Pas mbarimit me sukses të kësaj lënde studentët do të kuptojnë sesi menaxherët financiarë marrin vendime dhe sesi këto vendime lidhen me strategjinë e kompanisë. Një vëmendje e vecantë do të kenë dhe ngjarjet aktuale si LBO, kapitali privat dhe sipërmarrës, financa e inovacionit etj.
Course Objectives: ”Bazat e Financës së Korporatave”, është lënda bazë për formimin me njohuritë financiare për studentët. Objektivi i kësaj lënde është që të pajisë studentët me një bazë themelore teorike për të punuar në kuadër të vendimmarrjes financiare. Qëllimi i këtij kursi është përfitimi i njohurive mbi konceptet bazë të shkencës së financës së korporatave dhe rolit të menaxherit financiarë, aftësimi për të analizuar situatën financiare të një biznesi, aftësimi për të planifikuar financat personale, për të vlerësuar efektin e veprimtarisë financiare dhe bankare për zhvillimin e sistemit financiar dhe të tregjeve financiare në vend, parashikimin e të ardhurave të pritshme duke marrë në konsideratë vlerën në kohë të parasë, si dhe menaxhimin e fondeve për të maksimalizuar fitimin e pritshëm. Nga ana tjetër kursi jep njohuri në lidhje me risqet e ndryshme me të cilat mund të përballen individët dhe firmat në menaxhimin e fondeve si dhe ndihmon për matjen e veprimeve të këtyre risqeve, ndikimet mbi veprimtarinë financiare dhe metodat që mund të përdoren për të minimizuar efektet e tyre. Gjithashtu, proçesi i mendimit dhe teknikat e prezantuara në këtë kurs mund të aplikohen lehtë në situata të përditshme të vendimmarrjes personale. Ky kurs trajton njohuritë e para në lidhje me financën, vlerën në kohë të parasë, riskun dhe kthimin, analizën e raporteve financiare, analizën e pikës ekuilibër, koston dhe buxhetimin e kapitalit, financën publike dhe ndërkombëtare, duke mbuluar konceptet thelbësore, mjetet, metodat dhe strategjitë në sektorin e financës, duke u ndalur kryesisht në aspektin teorik dhe praktik.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Buxhetimi i Kapital: Procesi i planifikimit dhe menaxhimit të investimeve afatgjata të një firme.
2 Struktura e kapitalit: Kompozimi e borxhit dhe kapitalit si burime financimi për kompaninë.
3 Kapitali Qarkullues: aktivet dhe detyrimet afatshkurtra të një firme.
4 Likuiditeti: Shpejtësia dhe lehtësia me të cilën një aktiv mund të konvertohet në mjete monetare.
5 Vlera e ardhshme (FV): Shuma që vlen një investim pas një ose më shumë periudhave. Gjithashtu vlera e përbërë.
6 Vlera aktuale (PV): Vlera aktuale e flukseve monetare të ardhshme të skontuara me normën e duhur të skontimit.
7 Vlerësimi i fluksit monetar të skontuar (DCF): (a) Llogaritja e vlerës aktuale të një fluksi monetar të ardhshëm për të përcaktuar vlerën e tij sot. (b) Procesi i vlerësimit të një investimi duke skontuar flukset monetare të tij të ardhshme.
8 E pervitshme: Një fluks monetar i njëjtë që përsëritet në mënyrë periodike për një periudhë të caktuar kohe.
9 E përjetshme: Një fluks monetar i njëjtë që përsëritet në mënyrë periodike përgjithmonë.
10 Vlera aktuale neto (NPV): Diferenca midis vlerës së tregut të një investimi dhe kostos së tij.
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Prezantim i programit të kursit: Prezantim i kursit (Ky leksion hyrës synon të prezantojë studentët me rregullat e përgjithshme, metodat e vlerësimit, kërkesat specifike, tekstet shkollore dhe materialet e tjera didaktike, si dhe kapitujt kryesorë që do të trajtohen në këtë kurs).
2 Kapitulli 1: Vështrim i përgjithshëm i financës së korporatave (Ky kapitull fokusohet në: 1.1 Financa: Një vështrim i shpejtë 2, 1.2 Financat e biznesit dhe menaxheri financiar 4, 1.3 Format e organizimit të biznesit 7, 1.4 Qëllimi i menaxhimit financiar 9, 1.5 Problemi i agjencisë dhe Kontrolli i Korporatës 12, dhe 1.6 Tregjet Financiare dhe Korporata 15) (Faqet 2-21).
3 Kapitulli 2: Pasqyrat Financiare, Taksat dhe Flukset Monetare (Ky kapitull fokusohet në: 2.1 Bilanci Kontabël 23, 2.2 Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve 27, 2.3 Tatimet 31, dhe 2.4 Flukset Monetare 33) (Faqet 22-49).
4 Kapitulli 3: Analiza e Pasqyrave Financiare (Ky kapitull fokusohet në: 3.1 Pasqyrat Financiare të Standardizuara 51, 3.2 Analiza e Raporteve 54, 3.3 Identiteti DuPont 64, 3.4 Rritja e Brendshme dhe Rritja e Qëndrueshme 68, dhe 3.5 Përdorimi i Informacionit të Pasqyrave Financiare 72) (Faqet 50-95).
5 Përsëritje dhe Quiz.
6 Kapitulli 4: Hyrje në vlerësim- Vlera në kohë e parasë (Ky kapitull fokusohet në koncepte si: 4.1 Vlera e Ardhshme dhe Interesi i përbërë 98, 4.2 Vlera aktuale dhe Skontimi i flukseve 104, dhe 4.3 Më shumë mbi Vlerën Aktuale dhe të Ardhshme 108) (Faqet 97-121).
7 Përsëritje dhe Hyrje Kapitulli 5: Vlerësimi i flukseve monetare të skontuara - Hyrje (Ky kapitull fokusohet në: 5.1 Vlerat e ardhshme dhe aktuale të flukseve të shumëfishta monetare 123, 5.2 Vlerësimi i flukseve monetare të përvitshme dhe përjetshme 131, 5.3 Krahasimi i normave: Efekti i periudhave të përbëra 140 dhe 5. Llojet e huave dhe Amortizimi i Huasë 145) (Faqet 122-164).
8 Provimi i ndërmjetëm.
9 Kapitulli 5: Vlerësimi i flukseve monetare të skontuara - Hyrje (Ky kapitull fokusohet në: 5.1 Vlerat e ardhshme dhe aktuale të flukseve të shumëfishta monetare 123, 5.2 Vlerësimi i flukseve monetare të përvitshme dhe përjetshme 131, 5.3 Krahasimi i normave: Efekti i periudhave të përbëra 140 dhe 5. Llojet e huave dhe Amortizimi i Huasë 145) (Faqet 122-164).
10 Kapitulli 6: Norma e interesit dhe vlerësimi i obligacioneve (Ky kapitull fokusohet në: 6.1 Obligacionet dhe Vlerësimin e tyre 166, 6.2 Më shumë mbi tiparet e obligacioneve 175, 6.3 Vlerësimet i obligacioneve bazuar në riskun e tyre 180, 6.4 Disa lloje të ndryshme të obligacioneve 182, 6.5 Tregjet e obligacioneve 186, 6.6 Inflacioni dhe Normat e interesit 190, dhe 6.7 Përcaktuesit e normës së kthimit të obligacioneve 192) (Faqet 165-204).
11 Kapitulli 7: Tregjet e kapitalit dhe vlerësimi i aksioneve (Ky kapitull fokusohet në: 7.1 Vlerësimi i aksioneve të zakonshme 206, 7.2 Disa veçori të aksioneve të zakonshme dhe të preferuara 216, dhe 7.3 Tregjet e aksioneve 220) (Faqet 205-236).
12 Kapitulli 8: NPV dhe kriteret e tjera të investimit (Ky kapitull fokusohet në: 8.1 Vlera aktuale neto 238, 8.2 Periudha e kthimit të investimit 242, 8.3 Kthimi Mesatar Kontabël 246, 8.4 Norma e Brendshme e Kthimit 248, 8.5 Indeksi i Përfitueshmërisë 257, dhe 8.6 Praktika e Buxhetimit të Kapitalit 258) (Faqet 237-274).
13 Kapitulli 9: Hyrje në Vendimet e Investimeve Kapitale (Ky kapitull fokusohet në: 9.1 Flukset e monetare të projektit 276, 9.2 Flukset monetare shtesë 277, 9.3 Pasqyrat Financiare Pro Forma dhe Flukset e Projektit 279, 9.4 Më shumë mbi Flukset e Projektit 23, F 9.5 Vlerësimi i metodës NPV 291, 9.6 Analiza e Skenarëve dhe Analizat e Tjera 293, dhe 9.7 Konsiderata Shtesë në Buxhetimin e Kapitalit 297) (Faqet 275-299).
14 Përsëritje për provimin final.
Prerequisite(s): N/A
Textbook(s): Essentials of Corporate Finance, Stephan A. Ross, Randolph W. Westerfield and Bradford D. Jordan, McGraw-Hill 10 th edition
Additional Literature: Drejtimi Financiar - Teori dhe Praktike by Brigham and Ehrhardt, cdo botim.
Laboratory Work: N/A
Computer Usage: Po
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Diskutimi mbi përgjegjësitë e ndryshme të menaxherëve financiarë të korporatës.
2 Aftësimi për të analizuar situatën financiare të një korporate.
3 Parashikimi i të ardhurave të pritshme duke marrë në konsideratë vlerën në kohë të parasë.
4 Njohuri në lidhje me risqet e ndryshme me të cilat mund të përballen korporatat në menaxhimin e fondeve si edhe sesi ndihmon për matjen e veprimeve të këtyre risqeve.
5 Të tregohet se pse drejtuesit e korporatave kanë nevojë për një kuptim të sofistikuar të tregjeve financiare.
6 Menaxhimi i fondeve për të maksimalizuar fitimin e pritshëm.
7 Analizimi i raporteve financiare dhe vendimet e duhura të menaxherëve financiarë në mbarëvajtjen e korporatës.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Bachelor in Banking and Finance (Albanian) Program
1 Studentët fitojnë aftësinë e të parit të problemeve te përditshme nga një perspektivë më e gjerë dhe të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e etikës profesionale dhe integritetit në vendin e punës 5
2 Studentet zhvillojne njohuritë e tyre në fushën e bankë financës duke perfshirë, konceptet, teoritë dhe pjesën analitike. 5
3 Studentet arrijne te kuptojnë bazat e financës së korporatave, rëndësinë e menaxhimit financiar në një sipërmarrje, si dhe te zgjerojnë më tej njohuritë në këtë fushë. 5
4 Studentet jane te afte te aplikojne modelet e vleresimit te aseteve të ndryshme financiare, te masin riskun dhe normën e kthimit dhe të përshkruajnë raportin mes tyre. 5
5 Studentët marrin njohuri mbi bazën ligjore dhe funksionimin e sistemit bankar dhe bankës qëndrore si dhe sistemin bankar ndërkombëtar. 3
6 Studentet janë të aftë të kuptojnë dhe të vënë në përdorim teoritë themelore ekonomike dhe mjetet për të zgjidhur problemet ekonomike qe hasen ne industrinë e shërbimeve financiare dhe bankare. 3
7 Studentet kanë aftësinë të pwrdorin të dhënat financiare, ekonomike dhe ato kontabël si dhe informacione të tjera për të zgjidhur probleme të ndryshme të biznesit me antë të modeleve statistikore dhe matematikore. 4
8 Studentët zhvillojnë aftësitë në fushën e IT dhe ato numerike, si dhe njohuritë mbi databazat të cilat mund ti përdorin në industrinë e shërbimeve financiare për të adresuar zhvillimet rrënjësorë që ka sjellë teknologjia financiare. 4
9 Studentët zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik, analizës, interpretimit, zgjidhjes së problemeve dhe nxjerrjes së konkluzioneve, si dhe komunikimit në mënyrë efektive në nivel individual apo në skuadër. 4
10 Studentet kanë mundësinë e zotërimit të kompetencave apo aftësive për zhvillimin profesional në industrinë e shërbimeve financiare apo për të ndjekur studimet e mëtejshme brënda kësaj disipline. 4
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
35
Quiz
1
10
Final Exam
1
50
Attendance
5
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 16 3 48
Mid-terms 1 9 9
Assignments 0
Final examination 1 10 10
Other 10 1 10
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

Perfshirja ne syllabus e oreve laborator ne menyre qe te modelojme konceptet financiare.