COURSE INFORMATION
Course Title: MENAXHIM DHE ANALIZË KREDIE
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
BAFAL 322 B 6 3 0 0 3 6
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Fatbardha Morina fmorina@epoka.edu.al , 8.45 - 16:30
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Bachelor in Banking and Finance (Albanian)
Classroom and Meeting Time: EB/33 08:45 - 11:30
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: 75 %
Course Description: Kjo lëndë synon të kuptuarit e parimeve të kredisë bankare duke shqyrtuar si nga ana teorike ashtu dhe nga zbatimi praktik i një sërë situatash huadhënëse të bankës dhe segmenteve të konsumatorëve. Lënda ekzaminon procesin e huadhënies duke studiuar llojet e ndryshme te huamarrësve. Në të njëjtën kohë nërton diskutime lidhur me bazat dhe parimet e përgjithshme të huazimit që kanë evoluar me kalimin e viteve dhe trajton analizimin e pasqyrave financiare përpara se të merret vendimi për të huazuar. Menaxhimi i huave problematike dhe tendencat e reja në huazim janë gjithashtu pjesë e kësaj lënde.
Course Objectives: Njohja e ofruesve të kredive financiare dhe aktivitetet e tyre, tendencat e kredisë në Shqipwri në 2014-2018, kriza globale e kredive, risqet e kredisë, Banka e Shqipërisë në lidhje me menaxhimin e kredisë, parimet dhe konsideratat në dhënien e kredive, burimet dhe përdorimet e kredive dhe përshtatja e tyre për nevojat e klientit, llojet e përshtatshmërisë së kredisë ndaj kolateralit, metodat e vlerësimit, kthimi i riskut, aspektet e kredisë në financimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë, aspektet e kredisë në tregtinë e jashtme, monitorimi dhe mbikëqyrja e portofolit të kredisë, parashikimi dhe identifikimi i klientëve në vështirësi, aspektet e kontabilitetit në menaxhimin e kredisë. Në këtë kurs do të shqyrtohet roli i analistit te kredisë, analiza e pasqyrave financiare e firmës përpara se të vendoset të bëhet kreditimi. Do te bëhet një paraqitja e formave për menaxhimin e riskut të kredisë, Basel I dhe Basel II, sikurse do të paraqitet përmes shembujve modeli Altman.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Modelet e Optimizimit përdorin teknikat matematikore të programimit për të minimizuar gabimin e huadhënësit dhe kështu të maksimizojnë fitimet
2 Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment nga llogaria rrjedhëse një shumë debitore të barazvlefshme me një deri në tre paga mujore në varësi të limitit të aprovuar.
3 Vlerësimi i kredisë përfshin mbledhjen, analizimin dhe klasifikimin e elementëve dhe variablave të ndryshme të kredisë për të ndihmuar në vendimmarrjen rreth kredisë.
4 Produktet e siguruara janë grupe të aktiveve financiare që bashkohen për të krijuar një të sigurtë të re, e cila më pas ndahet dhe u shitet investitorëve.
5 Rreziku i kredisë është rreziku që një huamarrës nuk do të shlyejë një hua sipas kushteve të kredisë, ose duke mos paguar plotësisht ose duke bërë pagesa të vonuara të interesit ose principalit.
6 Adverse selection effect (Efekti I përzgjedhjes së kundërt) –Rritja e çmimit të kredisë mund të nënkuptojë se klientët me cilësi më të mirë largohen në kërkim të kostove më të ulëta të huamarrjes ndërsa huamarrësit me cilësi më të dobët qëndrojnë.
7 Moral hazard effect (Efekti I Hazardit moral)– Mënyra se si funksionon ky efekt është se një rritje në koston e huamarrjes mund të bëjë që huamarrësit ekzistues të kërkojnë projekte me rrezik më të lartë në të cilin të investojnë.
8 Një letër premtimi është një marrëveshje midis huamarrësit dhe bankës tregtare për një shumë të caktuar parash, për një periudhë kohe të caktuar.
9 Një linjë kredie është një marrëveshje jo zyrtare (jo kontraktuale), që i jep njësisë ekonomike të drejtën për të marrë hua deri në një shumë të caktuar, kurdo që asaj i nevojiten fonde.
10 Një mospagesë përcaktohet si një kredi për të cilën pagesat janë vonuar.
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Rishikim I Silabusit
2 Kapitulli 1: Parimet dhe Bazat e kreditimit. 1.1 Parimet e kredisë së mire 1.2 Parimet e kreditimit Analiza e Kredisë. 1.3 Metoda Tradicionale e analizës së kredive 1.4 Metoda Tradicionale e analizës së kredive 1.5 Metoda e sistemit të Pikëzimit Vlerësimit të Kredive (Credit Scoring Systems) 1.6 Metodat moderne të vlërësimit 1.7 Format e sigurisë për kredidhënësin 1.8 Procesi i kreditimit (fq 3-41, Sathye, M., Bartle, J., & Boffey, R. (2013)).
3 Kapitulli 2: Analiza e Pasqyrave Financiare. 2.1 Vlerësimi i kredisë 2.2 Problemet sociale dhe etike në vlerësimin e kredisë 2.3 Benefitet e vlerësimit të kredisë 2.4 Faktorë shtesë në analizimin e cilësisë së kredisë 2.5 Përcaktuesit kryesorë të vlerësimit të kredisë 2.6 Menaxhimi i riskut të kredisë 2.7 Pse kredidhënësit i analizojnë pasqyrat financiare? 2.8 Karakteristikat e një biznesi të shëndoshë financiarisht 2.9 Format e Sigurimit për Huadhënësit 2.10 Teknika Cross-seksionale (Cross-sectional Techniques) 2.11 Analiza nëpërmjet raporteve 2.12 Raportet e likuiditetit (fq 45-90, Sathye, M., Bartle, J., & Boffey, R. (2013)).
4 Kapitulli 3: Fazat e ndryshme në lidhje Kuadrin e mbikqyrjes bankare Basel I . Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (Basel Committee on Banking Supervision) . Kuadri rregullator i Basel II . Vlerësimi I BASEL III në një fazë paraprake (Leksion nga professor Fedon Kalfaoglou/www.bis.org)
5 Kapitulli 4: Analiza e rrezikut të kredive. Si lind rreziku i kredisë? Përkufizimi i rrezikut të kredisë. Kategoritë e rrezikut të kredisë. Shpjegimi I sistemeve të ekspertëve. Credit Ratings. Analiza e 5C. Altman’s Z-score. Sistemet ekonometrike. Sistemet hibride. Matja e probabilitetit të dështimit (Estimating Default Probabilities). Manaxhimi I ekspozimit ndaj rrezikut. (fq 119-146, Sathye, M., Bartle, J., & Boffey, R. (2013)).
6 Kapitulli 5: Llojet e kredisë-Shembuj praktik . 5.1 Llojet e kredive 5.2 Avantazhet që ofron karta e kreditit për klientin 5.2 Avantazhet për emetuesin e kartës së kreditit 5.3 Llojet e riskut për emetuesin 5.4 Risku operacional 5.5 Vleresimi hap-pas-hapi i kredive personale 5.6 Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për një kredi personale 5.6 Cilët faktorë e bëjnë një portfol kredie të shëndetshëm? 5.7 Parimet e kreditimit ndaj korporatave 5.8Metodat e vlerësimit të kreditimit (fq 149-187, Sathye, M., Bartle, J., & Boffey, R. (2013)).
7 Kapitulli 6: Likuiditeti. Kufijtë e likuiditetit. Menaxhimi I riksut të likuiditetit. Mbikqyrja makropudenciale. Dimensionet e mbikëqyrjes makroprudenciale. Rreziku sistemik (bazuar në ciklin e leksioneve Dr.F.Kalfaoglou dhe Dr. Chr. Balomenou)
8 Përsëritje
9 Provimi i ndërmjetëm
10 Kapitulli 9: Kreditimi i Biznesit të Vogël. Burimet kryesore të financimit të biznesit. Baza teorike për të kuptuar kreditimin e biznesit të vogël. Informacioni asimetrik. Teoria e racionimit të kredisë. Rreziku I personit kyc. Mungesa e kapitalit (fq 289-333, Sathye, M., Bartle, J., & Boffey, R. (2013)).
11 Kapitulli 20: Rregulloret. Llogaritja e mjaftueshmërisë së kapitalit. Raporti i kapitalit i bazuar mbi risk . Ekspozimi i madh i kredisë. Shitja e kredive . Risku i biznesit. Risku financiar. (fq 612-650Siddika, A., & Haron, R. (2020))
12 Rregulloret e Kapitalit sipas Basel  Burimet afatgjata dhe afatshkurtra. Kriza e kredive. A zotërojnë likuiditet bankat tregtare? A negociohen në mënyrë individuale huatë? Letra e premtimit dhe linja e kredisë. Efektet negative të krizës së borxheve në Eurozonë (Cikël leksioni)
13 Kapitulli 13: Menaxhimi i kredive me probleme. Pse ndodh mospagimi I kredive. Shpjegimi I kredive me probleme. Shpjegimi I rëndësisë së cikleve të biznesit në kreditë me probleme. Përkufizimi I kredive me probleme, provigjioneve dhe rregulloret (fq 423-444, Sathye, M., Bartle, J., & Boffey, R. (2013)).
14 Përsëritje. Zgjidhje Ushtrimesh
Prerequisite(s):
Textbook(s): Cikël leksionesh nga lektorja e lendës. Ilir Hoti, "Amvisim I Rrezikut dhe Industria bankare", Instituti I Inxhinierisë Financiare
Additional Literature: 1- Raymond Boffey -International Economics: Theory and Policy, 11th Edition, Paul R. 2-Krugman,Maurice Obstfeld, Marc J. Melitz, 2018 -Finance, Banking and Money, V.2.0, 2012 3-Credit analysis and lending management, 3rd edition, Milind Sathye, James Bartle, Raymond Boffey
Laboratory Work: No
Computer Usage: No
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Studenët duhet të kuptojnë përcaktimin dhe implikimet e riskut të kredisë për bankat dhe institucionet e tjera financiare
2 Duhet të informohen për lidhjen e ndërsjelltë midis parasë the bankës.
3 Përcaktimin dhe përdorimin e vlerësimeve të kreditit.
4 Modelet e rëndësishme të riskut të kredisë si modeli Altman, modeli KMV i Moody's.
5 Rregulloret më të fundit të riskut për bankat: Basel II dhe Basel III.
6 Veprimet e bankës për kreditë problematike.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Bachelor in Banking and Finance (Albanian) Program
1 Studentët fitojnë aftësinë e të parit të problemeve te përditshme nga një perspektivë më e gjerë dhe të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e etikës profesionale dhe integritetit në vendin e punës
2 Studentet zhvillojne njohuritë e tyre në fushën e bankë financës duke perfshirë, konceptet, teoritë dhe pjesën analitike.
3 Studentet arrijne te kuptojnë bazat e financës së korporatave, rëndësinë e menaxhimit financiar në një sipërmarrje, si dhe te zgjerojnë më tej njohuritë në këtë fushë.
4 Studentet jane te afte te aplikojne modelet e vleresimit te aseteve të ndryshme financiare, te masin riskun dhe normën e kthimit dhe të përshkruajnë raportin mes tyre.
5 Studentët marrin njohuri mbi bazën ligjore dhe funksionimin e sistemit bankar dhe bankës qëndrore si dhe sistemin bankar ndërkombëtar.
6 Studentet janë të aftë të kuptojnë dhe të vënë në përdorim teoritë themelore ekonomike dhe mjetet për të zgjidhur problemet ekonomike qe hasen ne industrinë e shërbimeve financiare dhe bankare.
7 Studentet kanë aftësinë të pwrdorin të dhënat financiare, ekonomike dhe ato kontabël si dhe informacione të tjera për të zgjidhur probleme të ndryshme të biznesit me antë të modeleve statistikore dhe matematikore.
8 Studentët zhvillojnë aftësitë në fushën e IT dhe ato numerike, si dhe njohuritë mbi databazat të cilat mund ti përdorin në industrinë e shërbimeve financiare për të adresuar zhvillimet rrënjësorë që ka sjellë teknologjia financiare.
9 Studentët zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik, analizës, interpretimit, zgjidhjes së problemeve dhe nxjerrjes së konkluzioneve, si dhe komunikimit në mënyrë efektive në nivel individual apo në skuadër.
10 Studentet kanë mundësinë e zotërimit të kompetencave apo aftësive për zhvillimin profesional në industrinë e shërbimeve financiare apo për të ndjekur studimet e mëtejshme brënda kësaj disipline.
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
30
Project
1
15
Final Exam
1
45
Other
1
10
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 16 3 48
Mid-terms 1 20 20
Assignments 0
Final examination 1 34 34
Other 0
Total Work Load:
150
Total Work Load/25(h):
6
ECTS Credit of the Course:
6
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER