COURSE INFORMATION
Course Title: HISTORY OF POLITICAL-LEGAL INSTITUTIONS
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 103 A 1 3 0 0 3 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) Assoc.Prof.Dr. Hasan Bello hbello@epoka.edu.al
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Assoc.Prof.Dr. Hasan Bello hbello@epoka.edu.al , Ditën e enjte ora 13:00 E012
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: E 012 E enjte 13:30-16:15
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement:
Course Description: Lënda do te fokusohet ne studimin e dy fushave kryesore. Studentët filimisht do të njihen me e instituteve të Shtetit dhe së Drejtës shqiptare parë në evolucionin e tyre historik.Studimi i ketyre instituteve fillon me periudhen antike, pra me periudhen e krijimit të formacionit të parë shtetëror dhe vazhdon deri në ditët tona. Paralelisht me Shtetin lindi dhe e Drejta, kështu që kjo lëndë krahas analizës së karakteristikave të organizimit shtetëror, për të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar shteti shqiptar, trajton edhe karakteristikat e së drejtës. Fusha tjetër që do të trajtohet është fokusimi mbi institucionet politike, sistemet kushtetuese, zhvillimin e institucioneve të së drejtës dhe të drejtat e lirisë përballë pushteteve politike, në një periudhë shumë shekullore të historise. Ky program bën të mundur njohen e studentëve me historinë e Institucioneve dhe karakteristikat e saj. Përmbajtja akademike e këtij programi përqendrohet në një sërë periudhash duke filluar nga: Institucionet poltike të Lindjes së Lashtë, rënia e Perandorisë Romake e deri në vendosjen e demokracive bashkëkohore, në një hapësirë të gjerë gjeografike dhe kulturore që përfshin Europën, Afriken, Azinë dhe Amerikën e Veriut.
Course Objectives: Objektivi kryesor i kësaj lënde është analiza e instituteteve juridike të së drejtës zakonore shqiptare, si një monument juridik madhështor dhe një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, që ka vepruar paralelisht me të drejtën shtetërore në zona të caktuara të vendit tonë. Ndërkohë synohet që studentët të jenë të aftë: 1.Të kuptojnë zhvillimin historik të ligjit në kulturat më të rëndësishme botërore; 2. Të fitojnë një perspektivë të gjerë mbi kulturat e lashta, mesjetare dhe moderne ligjore; 3. Të analizojnë burime parësore dhe rëndësinë e tyre në momente të rëndësishme historike; 4. të zhvillojnë aftësistë analitike dhe kritike si dhe të kenë aftësi të diskutimit dhe prezantimit.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 monarkia absolute
2 liberalismi
3 e drejta zakonore
4 pashalleqet
5 shteti i Skenderbeut
6 Lidhja e Prizrenit
7 Qeveria e Ismail Qemalit
8 Shteti dhe e drejta gjatë regjimit të Ahmet Zogut
9 Kuvendi i Lushnjes
10 115. Shteti dhe e drejta gjatë regjimit të Ahmet Zogut
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Shteti dhe e Drejta në shoqërinë Skllavopronare në Iliri dhe Epir Ky leksion do të fokusohet në 3 cështje. Cështja e parë do të trajtojë shtetin dhe të drejtën në Iliri. Do të diskutohet rreth lindjes dhe zhvillimit historik në shtetin Ilir, organizimi shoqëror dhe shtetëror dhe e drejta ilire. Në cështjen e dyte, leksioni do të fokusohet në shteti dhe e drejta në Epir. Studentët do të njihen me organizimi shoqëror parashtetëror dhe lindja e shtetit në Epir; organizimi shtetëror dhe e drejta në Epir. Cështja e tretë do të trajtojë mbretërinë dardane e cila to të fokusohet në karakteristikat e zhvillimit të përgjithshëm shtetëror e juridik. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 11-50.
2 Principatat feudale shqiptare të shekullit XII-XV Shekulli XII shënoi principatën e parë shqiptare, Principata e Arbërit, por është në shekullin e XIV dhe në fillim të shekullit XV periudha kur kjo principatë u bë më e fortë, sidomos për shkak të rënies së Perandorisë serbe. Në këtë leksion do të trajtohen principatat feudale shqiptare të shekullit XII-XV. Një rëndësi do ti jepet organizimit ekonomiko – shoqëror dhe shtëtëror në principatat feudale shqiptare. Leksioni do të trajtojë edhe të drejtën në principatat feudale shqiptare. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 72-105
3 Shteti i pavarur shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut Kryengritja fitimtare e nëntorit të vitit 1443 dhe Kuvendi i fisnikëve shqiptarë i mbajtur në mars të vitit 1444 në Lezhë, sollën ndryshime rrënjësore në organizimin administrativ, politik e ushtarak të viseve të çliruara shqiptare. Kuvendi i Lezhës realizoi të parin bashkim të gjerë politik e ushtarak të vendit në formën e një aleance ndërmjet përfaqësuesve kryesorë të aristokracisë shqiptare. Organi më i lartë qendror i këtij bashkimi u bë Kuvendi i fisnikëve. Organe të përhershme të Besëlidhjes ishin kryetari i saj, ushtria dhe arka e përbashkët, në krye të cilave u caktua një njeri i vetëm, Skënderbeu. Ky leksion do të trajtojë: i) krijimin e shtetit të përqëndruar shqiptar nën udhëhqjen e Skënderbeut; ii) organizimin politik në shtetin e Skënderbeut; shteti i Skënderbeut në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e drejta në shtetin e Skënderbeut. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 129-190
4 Pashallëqet Feudale Shqiptare Gjatë zhvillimit të këtij leksioni do të trajtohen pashallëqet feudale shqiptare duke u fokusuar tek pashallëku i Shkodrës dhe Pashallëku i Janinës. Pashallëku i Shkodrës (1757–1831) ishte një pashallëk gjysëm i pavarur nën Perandorinë Osmane, i lindur nga familja shqiptare e Bushatllinjëve. Territori fillestar i pashallëkut u shtrinte rreth Shkodrës dhe rrethinës së saj, në territorin e sotëm të Shqipërisë veriore dhe të Zi juglindor. Nën sundimin e Mahmud Pashë Bushatlliut arriti kulmin dhe në këtë kohë pjesë e pashallëkut ishte një pjesë e madhe e Shqipërisë, e Kosovës, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe pjesa juglindore e Malit të Zi. Mehmet pashë Plaku themeluesi i Pashallëkut të Shkodrës. Si rezultat i zhvillimit ekonomik, familje të mëdha feudale filluan të fuqizoheshin edhe politikisht e të shkëputeshin nga shteti osman. Ndërsa, Pashallëku i Janinës lidhet ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës. Ky lindi ne vitin 1740 në një familje feudale ushtarake. Shumë shpejt u dallua për aftësinë, energjinë dhe zgjuarsinë e tij. Këto i vuri ne shërbim te planeve te tij ambicioze, duke përdorur të gjitha mjetet : dhunën,dinakërinë dhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Ne vitin 1784 Aliu mori gradën pashës dhe komandant ushtarak pranë valiut të Rumelisë. Po këtë vit siguroi qeverisjen e sanxhakut të Delvinës, kurse me vonë u bë komandant i grykave (Derven) e qeveritar i sanxhakut te Trikallës (Greqi). Me përkrahjen e borgjezisë zejtaro-tregtare të Janinës, vuri dore mbi sanxhakun me të njëjtin emër (1787) Porta e lartë (perandoria osmane) ishte e zënë në luftë me Austrinë prandaj e njohu Aliun si sundimtar të ligjshëm. Vëmndje të vecantë do ti kushtohet lindjes dhe zhvillimit të këtyre dy pashallëqeve; orgarnizimit politik dhe të drejtës së zhvilluar. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 211-228
5 Lidhja shqiptare e Prizrenit Një rol të rëndësishmë në formësimin e vetëdijes kombëtare është lidhja shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës. Në mbledhjen e parisë më 18 qershor u radhitën qëndrimet e mbajtura në një shkresë të vendimeve quajtur Kararnamé, që u firmos nga 47 përfaqësues të kazave të vilajetit, ku në krye janë firmat e Iljaz pashë Dibrës dhe Abdullah pashë Drenit. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet Kararnamé dhe organizimi gjyqësore në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 288-303
6 Shteti i Pavarur shqiptarë në vitet 1912-1914 Në vitet 1912-1914 shqiptarët për herë të parë nisën procesin e krijimit të shtetit kombëtar. Ky proces rezultoi tejet i vështirë për shkak se përgatitja kulturore politike e kombit shqiptar ende nuk kishte arritur nivelin e duhur për tu përballur me shtetformimin dhe ngaqë faktorët e jashtëm pengues dhe shpërbërës rezultuan shumë të fuqishëm. Qeveria e Përkohshme e Vlorës që u krijua pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912 bëri përpjekje dhe arriti disa suksese në ndërtimin e institucioneve kombëtare dhe në fillimin e procesit të deosmanizimit. Por ajo u godit rëndë nga refuzimi i Fuqive të Mëdha për ta njohur si dhe nga përballja me forca opozitare partikulariste të brendshme, ku më e spikatura prej tyre ishte Pleqësia e Shqipërisë së Mesme e kryesuar nga Esat Pashë Toptani. Leksioni do të trajtojë rrethanat që cuan drejt shpalljes së pavarësisë dhe krijimin e qeverisë së Vlorës. Një vemendje të vecantë do ti kushtohet problemet të shtetit shqiptar në politikën e fuqive të mëdha dhe Komisioni Ndërkombëtare i Kontrollit. Gjithashtu, leksioni do të trajtojë shtetin shqiptar nën Vidin dhe Statuti Organik i Shqipërisë. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 304-328
7 Shteti dhe e drejta gjatë regjimit të Ahmet Zogut Me përmbysjen e qeverisë së Nolit, në pushtet erdhi Ahmet Zogu. Më 25 janar 1925, Kuvendi Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë. Leksioni do të trajtojë organizimi shtetëror në republikën e vitit 1925-1928 dhe në periudhëm e monarkisë ne vitit 1928-1939. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet zhvillimit të së drejtës në këtë periudhë. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 359-406. 2. Arsim Bajrami, Historia e Konstitucionalizmit Shqiptar 1912-2012 (Akademia e Shkences dhe Arteve e Kosovës 2014) 71-84.
8 Monarkisë absolute dhe vendosja e monarkisë liberale në Angli. Ky leksion do të trajtojë rënien e monarkisë absolute dhe vendosja e monarkisë liberale në Angli. Gjatë leksionet do të sqarohen gjendja socio-politike e Anglisë në prag të revolucioneve të shek.XVII dhe roli i lëvizja protestante e puritane në prag të Revolucionit. Më pas leksioni do të fokusohet në aktin që i parapriu Revolucionit Anglez “Petition of Right” i miratuar në vitin 1628. Ky akt konsiderohet si dokumenti i dytë më i rëndësishëm në Angli pas Magna Carta dhe saksonionte supremacine e parlamentit mbi pushtetin absolut të monarkut. Sipas “Petition of Right” Mbreti do të ishte një vëzhgues i thjeshtë në procesin e miratimit të ligjeve. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet Qeverisja e Kromuellit dhe Revolucionit të lavdishëm që i hapi rrugë rrugë vendosjes së monarkisë parlamentare dhe forcimit të parlamentarizmit me aktet “Bill of Rights” (Akti mbi të Drejtat) dhe “Act of Settlement” (Akti i Trashëgimisë së Fronit). Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 306-320
9 Midterm Exam
10 Karakteristika të institucioneve moderne në SHBA Ky leksion do të trajtojë karakteristika të institucioneve moderne në SHBA. Në fillim një panoramë e përgjithshme e luftës për pavarësi dhe roli i kolonive në shtetformimin e SHBAsë do të jepet. Më pas leksioni do të fokusohet rrethanat politike dhe ekonomike që cuan drejt miratimit me 4 korrik 1776 të ‘Deklaratës së Pavarësisë’. miratuar më 4 korrik 1776. Deklarata shallte bashkimin e kolonive dhe sanksiononte lirinë dhe pavarësinë e shteteve. Deklarata sanksiononte parimin e barazisë & patjetërsueshmërisë së të drejtave të njeriut. Një vemendje të vecantë do ti kushtohet Kushtetutës së SHBAsë miratuar nga Kuvendi i Filadelfias në vitin 1787. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 321-341
11 Institucionet politiko-juridike gjatë dhe pas revolucionit francez Ky leksion fokusohet në institucionet politike-juridike gjatë dhe pas revolucionit francez. Një panoramë e përgjithshme e shakqeve të revulucionit do të trajtohet në fillim me qëllim që studentët të kuptojnë me mirë situatën. Më pas leksioni do të trajtojë rolin e iluminizmit; Revolucioni i lavdishëm anglez (1688-1689) dhe Revolucioni amerikan (1775-1783) në Revulucionin Francez. Një vëmendje të vecantë do ti kushothet etapave të Revulucionit Francez analizës së Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit (1789). Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 342-387.
12 Karakteristikat e institucioneve politike të sistemit bashkëkohor në SHBA Ky leksion do të trajtojë sistemin bashkohor kushtetutes në SHBA. Një vemendje të vecantë do ti kushtohet përmbajtjes së Kushtetutës. Kushtetuta e ShBA-së është ligji sipëror ose akti më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushtetuta fillimisht përbahej nga shtatë nene. Tri nenet e para ngërthejnë doktrinën e ndarjes së pushteteve, sipas së cilës qeveria federale ndahet në tri degë: ligjvënësi, i përmbajtur prej Kongresit dydhomësh të Shteteve të Bashkuara; ekzekutivi, i përmbajtur nga Kryetari i Shteteve të Bashkuara; dhe gjyqësori, i përmbajtur nga Gjykata e Lartë dhe gjykatat federale. Nenet pesë dhe gjashtë vendosin doktrinën e federalizmit, duke përshkruar marrëdhëniet ndërmjet shteteve të veçanta dhe ndërmjet shteteve dhe qeverisë federale. Neni i pestë përcakton ecurinë për ndryshimin e Kushtetutës. Neni i shtatë përcakton ecurinë për miratimin e Kushtetutës. Kushtetuta u vendos më 17 shtator 1787 nga Kuvendi Kushtetutës në Filadelfi, Pensilvani, dhe u miratua nga kuvendet në njëmbëdhjetë shtete. Hyri në fuqi më 4 mars 1789. Prej se është vendosur si ligj, Kushtetuta është ndryshuar njëzet e shtatë herë. Dhjetë ndryshimet e para (bashkë me dy të tjera që s'qenë miratuakohë) i paraqiti Kongresi më 25 shtator 1789 dhe u miratuan me tri të katërtat e shteteve të nevojshme më 15 dhjetor 1791. Këto dhjetë ndryshime të para njihen si Karta e të Drejtave. Kushtetuta interpretohet, plotësohet dhe zbatohet përmes nji korpusi të gjanë të ligjeve kushtetuese. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara qe e para kushtetutë e llojit të vet dhe ka ndikue kushtetutat e shumë vendeve tjera. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 388-411.
13 Karakteristikat e institucioneve politike bashkëkohore të Britanisë së Madhe Ky leksion analizojë sistemin juridik dhe institucionet kryesore politike bashkëhor në Britaninë së Madhe. Një panoramë e përgjithshme e partive politike dhe ideologjive të tyre do të trajtohet në leksion. Më pas leksioni do të fokusohet në funksionin dhe rolin e Mbreti, qeverisë, parlamentit dhe gjyqësorit. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet analizës së sistemit juridik common laë në Mbretërinë e Bashkuar. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 412-430.
14 Karakteristikat e institucioneve politike bashkëkohore të Francës Ky leksion analizojë sistemin juridik dhe institucionet kryesore politike bashkëhor në Francë. Një panoramë e përgjithshme e partive politike dhe ideologjive të tyre do të trajtohet në leksion. Më pas leksioni do të fokusohet në analizën juridike të Kushtetutës së vitit 1958 duke u fokusuar vecanërisht në i) përbërjen dhe kompetencat e parlamentit; ii) funksionin dhe rolin e qeverisë, dhe iii) pavarësinë e gjyqësorit. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 431-450.
Prerequisite(s):
Textbook(s): 1-Aurela Anastasi (2011) Histori e Institucioneve, Ribotim i punuar, Tiranë. (2007) Historia e Shtetit dhe e se Drejtes ne Shqiperi, Shb Luarasi, Tiranë. 2-Luan Omari (2008) Shteti i Së Drejtës, Tiranë. 3-Aurela Anastasi (2011) Historia e të Drejtës Kushtetuese në Shqipëri 1912-1939, Pegi, Tiranë.
Additional Literature: 1- Hilmi Ismaili dhe Fatmir Sejdiu (2009) Historia e Institucioneve Juridike dhe shtetërore Prishtinë. 2- Akte juridike për Historinë e Shtetit dhe së Drejtës në Shqipëri, Vëll.II (2009) ShB Luarasi, Tiranë, 1999.
Laboratory Work:
Computer Usage:
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore.
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike.
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit.
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës.
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë.
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës.
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës.
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale.
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur.
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 3
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 3
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 4
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 4
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 3
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 4
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 5
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 5
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
40
Final Exam
1
50
Attendance
10
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 3 42
Mid-terms 1 10 10
Assignments 1 10 10
Final examination 1 15 15
Other 0 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER