EPOKA UNIVERSITY
FACULTY OF LAW AND SOCIAL SCIENCES
DEPARTMENT OF LAW
COURSE SYLLABUS
2023-2024 ACADEMIC YEAR
COURSE INFORMATIONCourse Title: PHILOSOPHY OF LAW |
Code | Course Type | Regular Semester | Theory | Practice | Lab | Credits | ECTS |
---|---|---|---|---|---|---|---|
LAW 106 | A | 2 | 3 | 0 | 0 | 3 | 5 |
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) | Dr. Heliona Miço hmico@epoka.edu.al |
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | Dr. Heliona Miço hmico@epoka.edu.al , E merkure 12.30-14.30 |
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | |
Language: | Albanian |
Compulsory/Elective: | Compulsory |
Study program: (the study for which this course is offered) | Integrated second cycle study program in Law |
Classroom and Meeting Time: | E merkure 09.40-12.30 |
Teaching Assistant(s) and Office Hours: | Katerina Çela |
Code of Ethics: |
Code of Ethics of EPOKA University Regulation of EPOKA University "On Student Discipline" |
Attendance Requirement: | 75% |
Course Description: | Lënda analizon të drejtën dhe rolin e saj në shoqëri që nga lashtësia deri në kohët tona. Ajo synon t’u japë informacion studentëve mbi teoritë e së drejtës dhe filozofët më të spikatur me qëllim që të nxisë mendimin analitik dhe kritik ndaj parimeve dhe ideve qe ravijëzojnë një qëndrim filozofik apo një tjetër. Për shkak të natyrës së lëndës, studentët inkurajohen që të sfidojnë pikëpamjet e teorive/filozofëve dhe të argumentojnë qëndrimin e tyre që jo domosdoshmërisht është i lidhur me një apo disa shkolla të mendimit. Mendimet e shkollave të ndryshme do të analizohen lidhur me cështje si: procesi i nxjerrjes së ligjeve; avantazhet që ka pozitivizmi apo teoria e së drejtës natyrore; cili është raporti i së drejtës me moralin; cili është roli i gjyqtarëve në procesin e vendimarrjes; a janë pjesë e së drejtës parimet dhe politikat; roli i aktorëve të ndryshëm dhe tradita në procesin e hartimit dhe zbatimit të ligjeve; pasojat e pozitivizmit ligjor në qeverisje. |
Course Objectives: | Qëllimi dhe objektiva e këtij kursi është që t’u japë studentëve njohurite bazë për studimin dhe kuptimin e Jurisprudencës dhe teorive filozofike ligjore duke i përgatitur studentët për analizime më komplekse teorike. Njëkohësisht lënda synon të ndërtojë infrastrukturën ideore dhe teorike për disiplinat e tjera të programit. Lënda synon të orientojë studentët drejt debatit, të forcojë aftësinë e tyre për të analizuar, për të ngritur pyetje apo parashtruar argumenta. Në këtë lëndë marrin përparësi idetë dhe jo faktet ligjore, këto të fundit zënë një vend të rëndësishëm sepse shërbejnë si ilustrim në favor të një të shkolle të së drejtës apo të një tjetre. Lënda synon t’ i drejtojë studentët jo vetëm drejt zbatimit të ligjeve, por mbi të gjitha drejt kuptimit dhe analizimit të faktorëve politikë, socialë, ekonomikë që kanë shërbyer për nxjerrjen e ligjeve në periudha të ndryshme historike. |
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
|
1 | 1. Jurisprudence. Sipas Black’s Law Dictionary jurisprudencë për herë të parë në shek XIX është quajtur 1) studimi i parimeve kryesore të të drejtës natyrore, të të drejtës civile, të të drejtës së kombeve (ndryshme jurisprudence natyrore). Sipas konceptit më modern jurisprudence do të thotë 2) studimi i parimeve të përgjithshmë apo themelore të një sistemi ligjor të veçantë e dallueshme nga detajet praktike apo konkrete të një sistemi ligjor. 3) studimi i sistemeve ligjore në tërësi. 4) precedentët gjyqësorë të marrë në shqyrtim në tërësi, kolektivisht. 5) në literaturën gjermane është quajtur: gjithçka që ka të bëjë me ligjin, të gjitha njohuritë juridike. 6) një sistem, një strukturë apo ndarje e të drejtës; 7) kazuistika |
2 | 2. Jurisprudenca analitike studion: a. strukturën logjike të së drejtës, b. elementët që përbëjnë të drejtën në sisteme ligjore të veçanta c. kuptimin dhe përdorimin e koncepteve te saj. |
3 | 3. Jurisprudenca Normative-merret me vlerësimin e rregullave dhe strukturave ligjore duke u mbështetur në disa standarde perfeksioniste. |
4 | 4. Dialektika- gjithcka përbëhet nga kontradiktat midis të kundërtave. |
5 | 5. Dialektika hegeliane- konflikti midis ideve të ndryshme shpie në zhvillim dhe ndryshim të shoqërisë. |
6 | 6. Diskrecioni- marrja e vendimeve duke u mbeshtetur në qëndrimet personale të gjyqtarëve në rastet kur ligji nuk e zgjidhte dot çështjen (funksion quasi-legjislativ). |
7 | 7. Empirizmi- qëndrimi ose ide dhe propozime të vërteta janë vetëm ato që mund të verifikohen në mënyrë objektive. |
8 | 8. Formalizmi- qëndrim i autorëve të cilët kërkojnë të minimizohen maksimalisht mundësitë e interpretimeve të ndryshme të termave ligjorë/akteve ligjore. |
9 | 9. Imperativ(e)- term i përdorur nga përkrahësit e teorive që konsiderojnë që e drejta përbëhet nga urdhrat dhe komandat e personave apo strukturave të veçanta që kanë pushtetin në shoqëri (Bentami, Ostini, Kelzen). |
10 | 10. Materializmi- është koncept i materializuar në teorinë e Marksit. Sipas këtij koncepti ndryshimet dhe zhvillimet në shoqëri varen nga kushtet ekonomike ku ndodhen qëniet njerëzore. |
COURSE OUTLINE
|
Week | Topics |
1 | Objekti i Filozofisë të së Drejtës. Çështjet që mbulon. Problematika lidhur me përkufizimin e objektit të studimit. Llojet e jurisprudencës. Metodologjia dhe terminologjia e jurisprudencës. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq. 12-26) |
2 | Natyra e së Drejtës – Hyrje në legjislacionin shqiptar përmes filozofisë. Teoria e së Drejtës Natyrore Karakteristikat e teorisë së të drejtës natyrore. Çështjet që shqyrton teoria e të drejtës natyrore. Drejtimet kryesore (teoria laike; teoria teologjike). Zhvillimi historik i të drejtës natyrore. Periudhat e zhvillimit historik të teorisë; Trajtesa nga autorë të ndryshëm Sokrati, Platoni, Aristoteli; E drejta natyrore sipas Acquinit; Ligjet e drejta dhe të padrejta. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq. 27-55) |
3 | Kontrata sociale. Laicizimi i të drejtës natyrore, faktorët që ndikuan. Hugo Groci si përfaqësues i të drejtës natyrore. E drejta natyrore dhe kontrata sociale. Rënia e të drejtës natyrore. Rilindja e të drejtës natyrore. Vlerësime dhe kritika ndaj teorisë së të drejtës natyrore. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq. 55-83) |
4 | Pozitivizmi; Pozitivizmi Ligjor. Tiparet e pozitivizmit ligjor. Hobsi, kontributi i toj në mendimin pozitivist. Pozitivizmi i Xheremi Bentamit. Pozitivizmi ligjor i Xhon Ostinit. Kritikat e të drejtës pozitive të Ostin. Problemet e përkufizimit të të drejtës. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq. 84-124) |
5 | Pozitivizmi ligjor modern: Harti Vlerësimet e Hartit për të drejtën natyrore & për të drejtën pozitive. Tri çështjet kryesore të të drejtës sipas Hartit. E drejta sipas Hartit (rregullat e para dhe rregullat e dyta). Raporti e drejtë- sanksion. Raporti e drejtë-moral (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq. 124-142) |
6 | Rilindja e koncepteve të së Drejtës Natyrore. E drejta sipas Fuller. Dallimet e teorive të Hart dhe Fuller. Dy çështjet e Fuller: A mund të jetë një sistem ligjor i pamoralshëm në rast se një apo disa ligje janë të pamoralshme? A mund të themi se një ligj ekziston brenda një sistemi ligjor tërësisht të pamoralshëm? Mësime nga epoka naziste. Morali procedural Kritika për teorinë e Fuller. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq. 143-166) |
7 | Teoria e kulluar e së drejtës- Kelzen Analiza e teorisë; Metodologjia dhe objekti i teorisë së kulluar të së drejtës. Natyra e së drejtës si një sistem normash. Sanksioni. Norma bazë dhe e drejta ndërkombëtare. Sundimi i së drejtës sipas teorisë së kulluar të së drejtës. Vlerësime dhe kritika. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq 185-210) |
8 | Teoria e Ronald Dvorkin për të drejtën dhe moralin, analiza e teorisë; Pozicioni i Dvorkinit në kuadrin e teorive ekzistuese. Kritikat ndaj së drejtës natyrore. Kritikat ndaj së drejtës pozitive. Karakteristikat e parimit. Karakteristikat e politikave. Vlerësime dhe kritika. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq 210-230) |
9 | Midterm Exam |
10 | Jurisprudenca Historike; Jurisprudenca historike e Karl Savinji (1779- 1861); Jurisprudenca historike e Henri Mein (1822 – 1888). Jurisprudenca sociologjike; Ogyst Konti (1798 – 1857) Herbert Spenseri (1820 – 1903) dhe qëndrimi laissez faire; Rudolf von Ihering (1818 – 1892); Maks Veber (1864 – 1920); Emil Durkheim (1858 – 1917); Roskou Paund (1870 – 1964). (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq 230-260) |
11 | Realizmi Ligjor amerikam; Arsyet e lindjes së kësaj rryme: Holmz; Ljulin; Grei; Brandis; Frenk. Realizmi ligjor skandinav: Hagerstrom; Olivekrona; Vlerësime dhe Kritika. Utilitarizmi. Utilitarizmi i Bentam; Utilitarizmi i Mill. Liritë dhe të drejtat e qytetarit dhe autoriteti i shtetit për të ndërhyrë/ndëshkuar. (Luljeta Ikonomi (2010) Filozofia e së Drejtës, Onufri, Tiranë fq 260-295) |
12 | Kantizmi; E drejta dhe natyra njerëzore; E drejta penale dhe dënimi. Teoritë kritike moderne, rryma e studimeve ligjore kritike dhe jurisprudenca feministe; Rryma e studimeve ligjore kritike Jurisprudenca feministe, qellimet dhe tiparet e saj. Shkolla të mendimit feminist: Shkolla formaliste; Teoria e ndryshimeve: shkolla bivalente; Feminizmi radikal. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq 296-322) |
13 | Teoria marksiste e shtetit dhe së drejtës; Ndikimi i filozofisë së kohës në teorinë marksiste; Zhvillimi historik; Baza dhe superstruktura Teoria marksiste e shtetit dhe së drejtës; Vleresime dhe kritika (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 fq 322-346) |
14 | Teoria e drejtësisë e Xhon Rollsit; Termi “e drejtë” dhe “drejtësi”. Drejtësia substanciale deh distributive. Analiza e teorisë, karakteristikat e saj. Parimi i diferencimit. Drejtësia shoqërore në drejtësinë kushtetuese shqiptare. (Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1; fq 347-378) |
Prerequisite(s): | Jo |
Textbook(s): | Luljeta Ikonomi. (2010). Filozofi e së Drejtës. Botimi i dytë. Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. ISBN 978-99956-87-31-1 |
Additional Literature: | 1-Michael Freeman. (2014). Lloyd’s Introduction to Jurisprudence. Sweet & Maxwell, London. ISBN: 9780414026728 2-Raymond Wacks. (2012). Understanding Jurisprudence: An Introduction to Legal Theory. Oxford, Oxford University Press, 3rd edition, 2012, xxii + 335 pp., ISBN 978-0-19-960826-3 3-Larry May and Jeff Brown, eds. (2009). Philosophy of Law: Classic and Contemporary Readings, Wiley-Blackwell, ISBN: 978-1-405-18388-8. 4- Zhan-Zhak Ruso. (1998). Kontrata Sociale. Shtëpia botuese “Luarasi”, Tiranë 5- Platoni (1999). “Republika”. Central European University dhe Shtëpia e Librit, Tiranë |
Laboratory Work: | Jo |
Computer Usage: | Po |
Others: | No |
COURSE LEARNING OUTCOMES
|
1 | Studenti identifikon marrëdhënien midis së drejtës dhe shoqërisë në aspektin e natyrës, zbatimit dhe qëllimit të së parës |
2 | Bën dallimin mes së drejtës, moralit dhe drejtësisë si dhe përkufizimit të ligjit dhe efektivitetit të tij në lidhje me imperativët e tjerë sociologjikë dhe metafizikë. |
3 | Diskuton mbi konceptimin e marrëdhënieve mes ligjit, aktorëve të tij dhe ndryshimeve shoqërore. |
4 | Shqyrton rrymat e ndryshme filozofike dhe ndikimin e tyre në të drejtën. |
5 | Studenti përmbledh perceptimet e këndvështrimeve të ndryshme mbi të drejtën, normat ligjore dhe zbatimin e tyre. |
6 | Studenti specifikon rolin e gjyqtarit në kuadër të rrymave të ndryshme të filozofisë së të drejtës. |
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution) |
No | Program Competencies | Cont. |
Integrated second cycle study program in Law Program | ||
1 | Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. | 5 |
2 | Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. | 5 |
3 | Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. | 5 |
4 | Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. | 5 |
5 | Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. | 5 |
6 | Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. | 5 |
7 | Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. | 3 |
8 | Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. | 4 |
9 | Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. | 5 |
10 | Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. | |
11 | Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. | 4 |
12 | Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. | 4 |
COURSE EVALUATION METHOD
|
Method | Quantity | Percentage |
Midterm Exam(s) |
1
|
40
|
Final Exam |
1
|
50
|
Other |
1
|
10
|
Total Percent: | 100% |
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
|
Activities | Quantity | Duration(Hours) | Total Workload(Hours) |
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) | 16 | 3 | 48 |
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) | 14 | 3 | 42 |
Mid-terms | 1 | 12 | 12 |
Assignments | 0 | ||
Final examination | 1 | 18 | 18 |
Other | 1 | 5 | 5 |
Total Work Load:
|
125 | ||
Total Work Load/25(h):
|
5 | ||
ECTS Credit of the Course:
|
5 |
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER
|
Nga studenti pritet pjesëmarrje aktive, angazhim gjatë orëve të mësimit dhe diskutime lidhur me tematikat përkatëse. Studenti do të nxitet që të angazhohet në zgjidhje të ceshtjeve të lidhura me fushën e studimit. |