COURSE INFORMATION
Course Title: FUNDAMENTALS AND METHODS OF LEGAL REASONING AND WRITING
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 108 A 2 3 0 0 3 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) Dr. Kelmend Nezha knezha@epoka.edu.al
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: M.Sc. Sokol Mara smara@epoka.edu.al , N/A
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Language: English
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: Thursday 09:40- 12:30, D 203
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: 60%
Course Description: Kjo lëndë është e dizajnuar për të futur studentët me parimet bazë të arsyetimit filozofik dhe logjik. Studentët do të mësohen t’i përgjigjen pyetjeve lidhur me " Çfarë e bën një argument një argument i mirë?", "Çfarë ka rëndësi si" provë "për një përfundim" "Si ka filozofi si një disiplinë qenë i ndikuar nga zhvillimet logjike?" Do të konsiderohen mënyra joformale dhe formale të arsyetimi sic është arsyetimi deduktiv, arsyetimi induktiv dhe arsyetimi analogjik. Ky kurs synon të mundësojë studentët e vitit të parë për të identifikuar, analizuar dhe kërkuar çështje të ndryshme në çdo fushë të ligjit. Lënda ofron njohuri teorike dhe praktike për zhvillimin në mënyrë të integruar të aftësive të kërkimit, të arsyetimit dhe të shkrimit ligjor. Zhvillimi i këtyre aftësive përbën një nga aspektet kryesore të formimit të studentëve dhe është një kërkesë e domosdoshme për ushtrimin e profesionit në mënyrë të suksesshme. Në zhvillimin e programit një hapësirë të veçantë do të marrë dhe diskutimi i praktikave gjyqësore dhe të prokurorisë në lidhje me çështjet e trajtuara në vendimet e qëndrimet e tyre në të tri shkallët e gjykimit. Në këtë lëndë ofrohet një trajtim teorik dhe praktik i elementeve të shkrimit, të mënyrës së formulimit të akteve ligjore, të interpretimit të akteve, të analizës së fakteve, të hapave në procesin e shkrimit ligjor si dhe të hartimit të akteve kryesore procedurale.
Course Objectives: Kjo lëndë synon pajisjen e studentit me njohuritë themelore dhe aftësitë praktike të nevojshme për leximin, kuptimin, analizimin, interpretimin dhe argumentimin juridik të një çështjeje konkrete, si dhe për hartimin e akteve kryesore ligjore e procedurale sipas kërkesave të shkrimit ligjor, të metodologjisë së arsyetimit juridik dhe të logjikës së shëndoshë. Në përfundim të kursit, studenti duhet të jetë në gjendje: të identifikojë dhe të analizojë faktet juridikisht relevante, të dallojë faktet kyçe nga faktet dytësore; të formulojë saktë çështjen ligjore; të përcaktojë dhe të interpretojë kuadrin ligjor të zbatueshëm; të kërkojë dhe të përdorë në mënyrë të përshtatshme legjislacionin, jurisprudencën dhe doktrinën relevante; të organizojë analizën dhe argumentet juridike në mënyrë logjike e të strukturuar; të zbatojë ligjin mbi faktet e rastit konkret; të zhvillojë një arsyetim të qartë, të plotë dhe të mbështetur; të evidentojë dhe të trajtojë kundërargumentet; si dhe të hartojë memorandume ligjore, akte procedurale, parashtresa, kërkesë padi, dhe ankime, duke respektuar kërkesat ligjore, standardet e formës, të citimit e të referimit të saktë të burimeve, si dhe përdorimin korrekt, të qartë dhe uniform të gjuhës juridike.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Burimet e së drejtës dhe hierarkia e tyre
2 Interpretimi i ligjit dhe metodat e interpretimit
3 Autoriteti dhe jurisprudenca
4 Faktet juridike dhe faktet kyçe
5 Çështja ligjore dhe elementet e saj
6 Procesi i shkrimit ligjor
7 Memorandumi ligjor dhe metoda IRAC/PRAP
8 Argumenti juridik, kundëranaliza dhe logjika ligjore
9 Shkrimi i akteve procedurale dhe i akteve gjyqësore
10 Formatimi, citimet, referencat dhe përdorimi i gjuhës juridike
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Hyrje; Burimet e së drejtës; Hierarkia; Autoriteti në vendimet gjyqësore; Abstrakt: Në javën e parë, studentët do të njihen me strukturën e përgjithshme të lëndës, objektin e saj, metodologjinë e zhvillimit, mënyrën e organizimit të leksioneve dhe seminareve, si dhe me materialet bazë që do të përdoren gjatë kursit. Më tej, tema do të përqendrohet tek burimet e së drejtës dhe në hierarkinë e tyre në rendin juridik shqiptar. Në këtë pjesë, studentët do të njihen me parimin kushtetues sipas të cilit e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit, me epërsinë e Kushtetutës si ligji më i lartë, me renditjen e akteve normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe me vendin që zënë marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në sistemin e brendshëm juridik. Së fundi, studentët do të familjarizohen me nocionin e autoritetit juridik dhe me rëndësinë që ai ka në procesin e vendimmarrjes gjyqësore. Do të shpjegohet dallimi ndërmjet autoritetit detyrues dhe atij bindës, si dhe mënyra se si gjyqtari i përdor burimet normative, jurisprudencën, parimet e përgjithshme dhe burime të tjera relevante për të mbështetur zgjidhjen e një çështjeje konkrete.
2 Jurisprudenca si autoritet detyrues; Precedenti; Ratio decidenti; Obiter dictum; Abstrakt: Kjo javë i kushtohet jurisprudencës si burim autoriteti në arsyetimin juridik dhe në vendimmarrjen gjyqësore. Studentët do të njihen me kuptimin e jurisprudencës, me funksionin që ajo ushtron në sigurimin e zbatimit të njëtrajtshëm të ligjit, si dhe me raportin ndërmjet arsyetimit të gjykatës dhe forcës detyruese të vendimit. Në këtë kuadër, do të analizohet dallimi ndërmjet pjesës së arsyetimit gjyqësor që ka vlerë detyruese për rastet e ngjashme dhe pjesës që ka vlerë vetëm orientuese ose argumentuese. Në mënyrë të posaçme do të trajtohen kuptimi i precedentit, kushtet e ekzistencës së tij dhe vendi që zë ai në praktikën gjyqësore. Në të drejtën shqiptare, çështja do të shqyrtohet në lidhje me rolin e Gjykatës së Lartë në funksion të njësimit ose zhvillimit të praktikës gjyqësore, me karakterin detyrues të vendimeve unifikuese ose njësuese të praktikës për gjykatat më të ulëta në çështje të ngjashme, si dhe me forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
3 Legjislacioni; Procesi ligjvënës; Struktura; Elementët; Abstrakt: Kjo javë trajton procesin ligjbërës dhe teknikën e hartimit të akteve normative. Studentët do të familjarizohen fillimisht me kuptimin e teknikës legjislative, dhe në vijim, do të trajtohen parimet e përgjithshme që duhet të udhëheqin hartimin akteve normative, duke e vënë theksin veçanërisht tek parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, koherenca me sistemin juridik në fuqi, qartësia, siguria juridike, ekonomia e tekstit dhe karakteri normativ i dispozitave. Studentët do të njihen me fazat kryesore të procesit ligjvënës, justifikimin e ndërhyrjes legjislative, nismën ligjvënëse, shqyrtimin e projektligjeve në Kuvend, procedurën e amendamenteve, votimin, shpalljen, botimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe organizimit të dispozitave ligjore, llojeve të tyre, renditjes së brendshme brenda strukturës së aktit normativ. Së fundi, leksioni do të ndalet tek elementet e dispozitës ligjore dhe tek kërkesat gjuhësore e logjike që duhet të respektohen gjatë formulimit të saj.
4 Metodat e interpretimit të ligjit; Abstrakt: Kjo javë i kushtohet interpretimit të ligjit si proces intelektual dhe analitik, nëpërmjet të cilit përcaktohet kuptimi i vërtetë i normës juridike dhe sigurohet zbatimi i saj korrekt dhe i njëtrajtshëm. Studentët do të njihen me arsyet që e bëjnë interpretimin të domosdoshëm në praktikën juridike, me rolin e tij në kapërcimin e paqartësive, boshllëqeve dhe dykuptimësive të tekstit ligjor, si dhe me rëndësinë që ai ka në procesin e arsyetimit gjyqësor. Në këtë kuadër, do të trajtohen llojet e interpretimit sipas subjektit, duke dalluar interpretimin gjyqësor, doktrinar dhe atë autentik, si dhe pesha që secili prej tyre ka në sistemin juridik. Në vijim, tema do të përqendrohet në metodat kryesore të interpretimit të ligjit, përkatësisht interpretimin gramatikor (literal), logjik, historik, sistematik dhe teleologjik, duke analizuar funksionin, kufijtë dhe përdorimin praktik të secilës metodë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet standardeve që udhëheqin përzgjedhjen e metodës së interpretimit në një rast konkret, duke theksuar se në praktikë nuk ekziston një hierarki absolute e metodave, por një rend metodologjik racional që zakonisht lëviz nga teksti, te sistemi, te qëllimi dhe, kur është e nevojshme, te historia e normës. Së fundi, studentët do të njihen me dallimin ndërmjet interpretimit të kufizuar dhe interpretimit të zgjeruar, si dhe me nocionin e analogjisë, kushtet e përdorimit të saj dhe kufizimet e vendosura në sistemi juridik shqiptar, veçanërisht në të drejtën penale. Krahas trajtimit teorik, tema do të mbështetet edhe në shembuj praktikë nga e drejta civile, penale dhe ajo procedurale, si dhe në referenca nga jurisprudenca kushtetuese dhe ajo e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
5 Procesi i kërkimit, arsyetimit dhe shkrimit ligjor; Abstrakt: Kjo javë i kushtohet procesit të shkrimit ligjor si një rend pune të strukturuar, që fillon me identifikimin e problemit juridik dhe përfundon me hartimin e një teksti juridik të qartë, të saktë dhe të argumentuar. Studentët do të njihen me fazat kryesore të këtij procesi, duke përfshirë parashkrimin, shkrimin dhe pas-shkrimin, si dhe me idenë themelore se teksti juridik nuk fillon nga paragrafi i parë, por nga qartësimi i çështjes juridike, nga kërkimi i burimeve dhe nga planifikimi i analizës. Në vijim, tema do të përqendrohet te identifikimi i legjislacionit dhe jurisprudencës, si dhe te metodologjia e kërkimit juridik. Studentët do të mësojnë si të kërkojnë aktet ligjore dhe vendimet gjyqësore në mënyrë të shpejtë dhe të saktë. Po ashtu, do të trajtohen kufizimet praktike të procesit të punës, si koha, volumi i materialit dhe formati i dokumentit. Më tej, studentët do të njihen me planifikimin e tekstit, me përcaktimin e audiencës së cilës i drejtohet dokumenti, me përzgjedhjen e strukturës dhe formatit të përshtatshëm, si dhe me organizimin logjik të përmbajtjes. Në fund, tema do të ndalet te faza e hartimit të draftit të parë, te rishkrimi dhe te korrigjimi përfundimtar. Qëllimi i kësaj jave është që studentët të krijojnë një kuptim të qartë mbi shkrimin ligjor si aftësi profesionale, e lidhur ngushtë me kërkimin, analizën dhe strukturën.
6 Faktet kyçe; Çështja ligjore; Elementet e çështjes ligjore; Abstrakt: Faktet kyçe janë faktet ligjore esenciale të një çështjeje që ngrenë pyetjen ligjore se si ose nëse ligji që rregullon mosmarrëveshjen zbatohet; janë faktet që plotësojnë elementet e shkakut ligjor dhe janë të nevojshëm për të provuar ose kundërshtuar një kërkesë; një fakt kyç është kaq esencial sa nëse do të ndryshohej përfundimi i çështjes do të ndryshonte. Studentët do të njihen me kuptimin juridik të faktit, me dallimin ndërmjet fakteve të parëndësishme, fakteve të sfondit dhe fakteve kyçe. Në vijim, tema do të përqendrohet në identifikimin e çështjes ligjore si pyetja juridike që ngrihet nga faktet kyçe. Këtu do të theksohet se çështja ligjore nuk formulohet në mënyrë abstrakte, por ndërtohet nga lidhja ndërmjet fakteve kyçe dhe elementeve të normës juridike. Në këtë pjesë do të trajtohen hapat praktikë për identifikimin e çështjes: përcaktimi i shkakut ligjor ose i fushës përkatëse të së drejtës, identifikimi i elementeve të normës, përqasja e fakteve konkrete me këto elemente dhe, më pas, formulimi i pyetjes ligjore që kërkon përgjigje. Në përfundim, kjo temë synon t’i aftësojë studentët që të kalojnë nga rrëfimi faktik te analiza juridike, duke ndërtuar lidhjen logjike nga faktet kyçe tek çështja ligjore, duke vijuar tek norma ligjore dhe analiza, e së fundi tek konkluzioni.
7 Memorandumi ligjor; Metoda IRAC/PRAP; Kundëranaliza; Abstrakt: Memorandumi ligjor është forma themelore e organizimit të arsyetimit dhe të shkrimit juridik. Studentët do të njihen me memorandumin ligjor si dokument analitik, i cili shqyrton një problem konkret faktik dhe ligjor dhe arrin në një përfundim të arsyetuar mbi zgjidhjen juridike të tij. Në këtë kuadër, do të trajtohen kuptimi, funksioni dhe llojet kryesore të memorandumit ligjor, me dallim të veçantë ndërmjet memorandumit këshillues/parashikues dhe memorandumit bindës. Në vijim, tema do të përqendrohet te metoda IRAC/PRAP si një nga format më të përdorura për analizimin e çështjeve ligjore dhe për ndërtimin e një argumenti juridik të qartë, të disiplinuar dhe të parashikueshëm. Studentët do të mësojnë se analiza juridike ndjek një rrugë logjike që nis me identifikimin e problemit ose të çështjes ligjore, vijon me përcaktimin e rregullit juridik të zbatueshëm, me analizën e raportit ndërmjet normës dhe fakteve, dhe mbyllet me përfundimin. Një pjesë e rëndësishme e leksionit do të jetë edhe kundëranaliza, e cila duhet kuptuar si procesi i zbulimit, identifikimit dhe vlerësimit të kundërargumenteve të mundshme ndaj një teze apo argumenti ligjor. Studentët do të njihen me idenë se një analizë juridike serioze nuk mjaftohet me ndërtimin e tezës së vet, por duhet të eksplorojë edhe mënyrat sesi ajo tezë mund të kundërshtohet, si në raport me ligjin, ashtu edhe në raport me jurisprudencën.
8 Vendimet gjyqësore; Arsyetimi; Struktura; Përmbledhja e rastit gjyqësor (briefing a case); Abstrakt: Vendimi gjyqësor është akti procedural kryesor që përmbledh dhe finalizon qëndrimin e gjykatës mbi çështjen në gjykim, ndërkohë që arsyetimi i tij është garanci themelore e procesit të rregullt ligjor. Studentët do të njihen me burimin kushtetues, procedural dhe konvencional të detyrimit për arsyetimin e vendimeve gjyqësore, me standardet minimale që duhet të përmbushë një vendim i arsyetuar, si dhe me funksionet që arsyetimi ushtron në raport me palët, kontrollin nga një gjykatë më e lartë, shmangien e arbitraritetit dhe besimin e publikut në administrimin e drejtësisë. Në vijim, tema do të përqendrohet në strukturën e vendimit gjyqësor, duke analizuar elementet përbërëse të tij. Studentët do të njihen me dallimin ndërmjet vendimeve të ndërmjetme dhe atyre përfundimtare, me funksionin e secilit lloj vendimi dhe me specifikat që paraqet arsyetimi i tyre. Një pjesë e rëndësishme e kësaj teme do të jetë edhe përmbledhja e rastit gjyqësor (briefing a case), si teknikë pune që synon të shndërrojë vendimin gjyqësor në një format analitik dhe të përdorshëm për studim, argumentim dhe krahasim jurisprudencial. Studentët do të mësojnë të izolojnë nga një vendim elementet thelbësore: identifikimin e çështjes, gjykatën dhe nivelin e juridiksionit, palët, historinë procedurale, faktet kyçe, çështjen juridike, ligjin e zbatuar, arsyetimin e gjykatës, dispozitivin dhe vlerën e vendimit për raste të ardhshme. Në këtë pjesë do të theksohet se “case brief” nuk është kopje e shkurtuar e vendimit, por përmbledhje analitike e atyre elementeve që kanë rëndësi jurisprudenciale dhe argumentuese.
9 MIDTERM EXAM
10 Arsyetimi juridik dhe logjika; Silogjizma në arsyetimet juridike; Arsyetimet dialektike në drejtësi; Gabimet logjike të argumentimit; Abstrakt: Kjo temë i kushtohet lidhjes ndërmjet arsyetimit juridik dhe logjikës, duke e trajtuar argumentimin ligjor jo vetëm si një proces që duhet të jetë i kuptueshëm, por si një strukturë që duhet të jetë edhe logjikisht e vlefshme. Studentët do të njihen me idenë se argumentimi juridik, në formën e tij klasike, ndërtohet sipas modelit të silogjizmit logjik, i përbërë nga premisa kryesore, premisa jokryesore dhe konkluzioni. Në këtë kuadër, do të theksohet se vlefshmëria e silogjizmit nuk varet thjesht nga fakti që premisat dhe konkluzioni mund të jenë të vërteta, por nga lidhja e domosdoshme logjike ndërmjet tyre. Në vijim, tema do të përqendrohet në format kryesore të arsyetimit juridik: arsyetimin deduktiv, induktiv dhe arsyetimin me analogji. Krahas kësaj, do të trajtohet edhe dimensioni dialektik i arsyetimit në drejtësi, pra fakti që gjyqtari ose juristi nuk operon në një skemë mekanike, por në një proces interpretues dhe vlerësues, ku përballen alternativa të ndryshme argumentuese dhe ku duhet justifikuar zgjedhja e një alternative të caktuar ndaj zgjidhjeve të tjera të mundshme. Një pjesë thelbësore e kësaj teme do të jetë identifikimi edhe shmangia e gabimeve logjike të argumentimit, të cilat në praktikë mund të duken bindëse, por rezultojnë të pasakta nga pikëpamja logjike. Qëllimi i kësaj pjese është t’i aftësojë studentët të kontrollojnë jo vetëm përmbajtjen juridike të argumentit, por edhe korrektësinë e formës së tij logjike.
11 Hartimi i memorandumit ligjor bindës; Strategjia e shkrimit ligjor bindës; Organizmi dhe hartimi; Abstrakt: Kjo temë i kushtohet memorandumit ligjor bindës dhe strategjisë së ndërtimit të një arsyetimi juridik që synon të mbështesë dhe të imponojë një zgjidhje të caktuar juridike. Në këtë kuadër, vëmendja përqendrohet tek kriteret që duhet të përmbushë një shkrim ligjor bindës i suksesshëm. Në vijim, tema trajton organizimin dhe hartimin e memorandumit ligjor bindës si një proces i menduar përzgjedhjeje, strukturimi dhe shkrimi të argumentit juridik. Theksi vihet te nevoja që arsyetimi të shprehë në mënyrë të plotë arsyet që mbështesin përfundimet e arritura, por pa rënë në tepri, pa përfshirë informacion të panevojshëm dhe pa trajtuar doktrina ose zhvillime juridike që nuk lidhen me zgjidhjen e problemit konkret. Tema ndalet gjithashtu te strategjia e memorandumit bindës si formë e “advocacy writing”, duke shqyrtuar llojet e shkrimit ligjor bindës, mënyrën e organizimit të tij dhe procesin e hartimit.
12 Shkrimi i akteve procedurale, kërkesë padia dhe ankimet; Abstrakt: Kjo temë i kushtohet shkrimit të akteve gjyqësore, me fokus tek kërkesë padia dhe ankimet, duke i trajtuar ato si forma të veçanta të shkrimit juridik që kërkojnë strukturë të qartë, organizim logjik dhe përdorim korrekt të gjuhës ligjore. Në këtë kuadër, vëmendja do të përqendrohet te kërkesat që ligji parashtron për secilin akt, te elementet që ai duhet të përmbajë, si dhe te mënyra e renditjes së këtyre elementeve në një formë të qartë, të kuptueshme dhe funksionale për zgjidhjen e çështjes që i paraqitet gjykatës. Në këtë drejtim, do të theksohet nevoja që akti të identifikojë me saktësi çështjen ose çështjet që shtrohen për zgjidhje, të përcaktojë bazën ligjore ose shkakun ligjor mbi të cilin mbështetet kërkimi, si dhe të sqarojë kuptimin e ligjit dhe elementet e shkakut ligjor në raport me faktet e paraqitura. Në vijim, tema do të ndalet tek ndërtimi i argumentimit juridik si pjesa qendrore e aktit, i cili duhet të jetë i plotë, i qartë dhe i zhvilluar në mënyrë logjike. Së fundi, do të theksohet se përfundimi ose konkluzioni duhet të paraqitet si rrjedhojë logjike e argumentimit të zhvilluar më parë.
13 Shkrimi i vendimeve gjyqësore; shkalla e parë, (civile, penale, administrative); vendimet e ndërmjetme; Vendimet e gjykatës së apelit; Vendimet e Gjykatës së Lartë; Abstrakt: Kjo temë i kushtohet shkrimit të vendimit gjyqësor si akti më i rëndësishëm që nxjerr gjykata dhe si forma përfundimtare në të cilën materializohet zgjidhja e çështjes së paraqitur për gjykim. Vendimi gjyqësor paraqitet si finalizim i gjithë procesit të trajtimit të çështjes, duke përmbledhur vlerësimin e fakteve, bazën ligjore, arsyetimin dhe përfundimin e gjykatës. Në këtë kuadër, tema do të përqendrohet në analizimin e vendimeve gjyqësore të shkallës së parë në fushën civile, penale dhe administrative, si edhe të vendimeve të ndërmjetme, me synim evidentimin e strukturës së tyre, të elementeve të nevojshme dhe të përmbajtjes që duhet të karakterizojë një vendim të shkruar qartë, saktë dhe në mënyrë të organizuar. Në vijim, do të trajtohen edhe vendimet e apelit dhe vendimet e Gjykatës së Lartë, për të evidentuar mënyrën se si ndryshon ose përshtatet struktura e vendimit në raport me funksionin e gjykatës dhe me natyrën e shqyrtimit që ajo kryen. Vëmendja do të drejtohet te elementet që duhet të përmbajë çdo vendim, te organizimi i përmbajtjes së tij dhe te mënyra se si ndërtohet teksti gjyqësor në funksion të qartësisë, koherencës dhe kuptueshmërisë.
14 Citimet dhe referencat gjatë shkrimit ligjor; Burimet e hulumtimit të praktikës gjyqësore; Abstrakt: Kjo temë i kushtohet përdorimit të citimeve dhe referencave në shkrimin ligjor, si dhe burimeve që shërbejnë për hulumtimin e praktikës gjyqësore dhe për kërkimin ligjor të nevojshëm në funksion të shkrimit ligjor. Në këtë kuadër, do të trajtohen kërkesat dhe rekomandimet që lidhen me standardet për shkrimin e referencave të legjislacionit, jurisprudencës dhe doktrinës, duke e trajtuar referimin jo si element thjesht formal, por si pjesë të rëndësishme të saktësisë, kontrollueshmërisë dhe besueshmërisë së shkrimit ligjor. Një pjesë e posaçme e kësaj teme do t’i kushtohet referimit tek jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe te jurisprudenca e huaj, si forma të veçanta të përdorimit të autoritetit në shkrimin ligjor.
Prerequisite(s): Njohuri hyrëse mbi sistemin juridik shqiptar dhe konceptet bazë të së drejtës. Duke qenë se lënda zhvillohet për studentë të vitit të parë, nuk kërkohen parakushte të posaçme përtej përgatitjes bazë universitare.
Textbook(s): Literatura e detyrueshme: Berberi, Sokol, “Arsyetimi dhe shkrimi ligjor”, Botim i Shkollës së Magjistraturës, 2012. Literatura e rekomanduar: Omari, Luan, Anastasi, Aurela, “Sistemi i burimeve të së drejtës në Kushtetutë, E drejta Kushtetuese”, 2008; Berberi, Sokol, “Ligjvënësi dhe interpretimi gjyqësor”, botuar tek Revista Shkencore “Jeta Juridike”, botim i Shkollës së Magjistraturës, nr.3/ 2014. Galgano, Francesco, “E drejta private”, Luarasi, 2006;
Additional Literature: Materiale leksionesh dhe handout-e të përgatitura paraprakisht nga pedagogu për temat e kursit; vendime të përzgjedhura të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm; vendime të përzgjedhura të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; akte normative relevante për temat e trajtuara gjatë kursit; kazuse, memo-model, përmbledhje rastesh gjyqësore, dhe ushtrime të hartuara për detyra klase dhe jashtë auditorit.
Laboratory Work: N/A
Computer Usage: N/A
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Të identifikojë dhe të dallojë faktet kyçe nga faktet e sfondit dhe faktet e parëndësishme në një problem juridik.
2 Të formulojë çështjen ligjore që lind nga një situatë konkrete faktike dhe ta lidhë atë me kuadrin ligjor të zbatueshëm.
3 Të identifikojë, të interpretojë dhe të zbatojë legjislacionin, jurisprudencën dhe doktrinën relevante për zgjidhjen e një rasti praktik.
4 Të përdorë metodat kryesore të interpretimit të ligjit dhe të arsyetimit juridik në analizën e çështjeve ligjore.
5 Të organizojë analizën juridike në mënyrë logjike, duke lidhur faktet, normën, argumentimin dhe përfundimin.
6 Të hartojë memorandume ligjore parashikuese dhe bindëse, duke përdorur metoda të mirënjohura të shkrimit ligjor, përfshirë IRAC/PRAP.
7 Të zhvillojë argumente juridike të qarta, koherente dhe të mbështetura, duke përfshirë edhe trajtimin e kundërargumenteve.
8 Të identifikojë dhe të shmangë gabimet më të zakonshme logjike në arsyetimin dhe shkrimin ligjor.
9 Të hartojë aktet kryesore procedurale dhe ligjore në fushën civile, penale dhe administrative, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet e shkrimit juridik.
10 Të përdorë gjuhë të qartë juridike, strukturë të rregullt, si dhe citime e referenca të sakta gjatë hartimit të teksteve ligjore dhe gjyqësore.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 4
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 3
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 4
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 5
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 3
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 3
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës.
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 4
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Homework
1
20
Midterm Exam(s)
1
30
Final Exam
1
30
Attendance
20
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 16 3 48
Mid-terms 1 2 2
Assignments 3 5 15
Final examination 1 2 2
Other 1 10 10
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

Lënda ka karakter teoriko-praktik dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm të studentëve në lexim, analizë, diskutim dhe përmbushjen e detyrave. Pjesëmarrja aktive në leksione dhe seminare, si dhe realizimi i ushtrimeve praktike, memo-ve ligjore, analizave të rasteve përbëjnë elemente të rëndësishme për arritjen e objektivave të kursit. Gjatë zhvillimit të lëndës, do t’i kushtohet rëndësi e veçantë qartësisë së shprehjes së mendimit, saktësisë terminologjike, argumentimit logjik, si dhe përdorimit korrekt të burimeve juridike.