|
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus
(name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature)
|
Dr. Ada Güven aguven@epoka.edu.al
|
|
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address
and signature) and Office Hours:
|
Dr. Ada Güven aguven@epoka.edu.al
, Thursday 8.45.00-13.30
|
|
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email
address and signature) and Office Hours:
|
NA
|
| Language: |
Albanian
|
| Compulsory/Elective: |
Compulsory
|
| Study program: (the study for which this course is offered) |
Integrated second cycle study program in Law
|
| Classroom and Meeting Time: |
D-201, 8.45.00-12.30
|
| Teaching Assistant(s) and Office Hours: |
NA
|
| Code of Ethics: |
Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
|
| Attendance Requirement: |
60%
|
| Course Description: |
E drejtë familjare, trajton në mënyrë analitike e sistematike institutin e familjes dhe marrëdhëniet familjaro-juridike që rrjedhin prej saj, në mënyrë që të arrihet një trajtim njohës e shkencor i atyre problematikave që përbëjnë themelin e kësaj dege të së drejtës private. Kjo lëndë synon një trajtim të parimeve të së drejtës familjare; lidhjen e martesës, shpalljen e pavlefshme dhe zgjidhjen e saj; regjimet pasurore martesore; të drejtat dhe përgjegjësitë prindërore; birësimi kujdestaria etj. Lënda do të fokusohet në tema bashkëkohore lidhur me ndryshimet e konceptit të familjes në Shqipëri dhe në botë, ku do të diskutohen kazuse të ndryshme, me qëllim që kuptimi teorik të përvetësohet sa më mirë nga studenti nga njëra anë, gjithashtu dhe të japë njohuri mbi praktikën gjyqësore.
|
| Course Objectives: |
Qëllimi dhe objektivi i kësaj lënde është aftësimi i studentëve në kuptimin e drejtë të marrëdhënieve ligjore familjare dhe interpretimin e normave dhe legjislacionit në fushën e së drejtës familjare. Kjo lëndë synon të japë një trajtim të plotë të problematikës së procesit te zgjidhjes se marteses, pjesetimit te pasurise bashkeshortore dhe familjare, caktimit te pergjegjesise se femijes, pavlefshmerise se marteses, si dhe dhunës në familje. Nëpërmjet studimit dhe diskutimit të kazuseve, studentët do të përgatiten për të argumentuar drejtë vendime gjyqësore, si dhe për t’i mbështetur ato në provat e administruara gjatë procesit gjyqësor.
|
|
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
|
| 1 |
Përgjegjësia prindërore
|
| 2 |
Pasuri e Bashkesise
|
| 3 |
Regjime Pasurore
|
| 4 |
Amesia dhe Atesia
|
| 5 |
Birësimi
|
| 6 |
Martesa
|
| 7 |
Bashkejetesa
|
| 8 |
Kontrata paramartesore
|
| Week |
Topics |
| 1 |
Familja dhe e drejta familjare Ky leksion jep kuptimin e familjes dhe të marrëdhënies familjare duke përmendur marrëdhëniet që lindin për shkak të martesës, të birësimit, të kujdestarisë dhe të krushqisë. Gjithashtu analizohet raporti mes familjes dhe shoqërisë si dhe funksionet e familjes. (Fq. 15-47) |
| 2 |
Burimet dhe Parimet e D.F Në këtë leksion përcaktohen të gjitha burimet e së drejtës familjare duke filluar nga Kushtetuta deri tek aktet e vendosura më poshtë në hierarkinë e burimeve. Gjitashtu identifikohen parimet të cilat udhëheqin të drejtën familjare si parimi i interesit më të lartë të fëmijës, parimi i barazisë së fëmijëve të lindur nga martesa dhe jashtë martesës etj. (Fq.48-80) |
| 3 |
Martesa, kuptimi juridik i saj sipas legjislacionit aktual Në këtë leksion shqyrtohet martesa dhe e drejta për t’u martuar sipas legjislacionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu sqarohen parimet kryesore të martesës dhe kushtet e lidhjes së martesës ku përfshihet zotësia për martesë, mosha, pëlqimi reciprok si dhe disa ndalesa si martesa ekzistuese, lidhja e gjakut, lidhja e krushqisë etj. (Fq. 81-126) |
| 4 |
Leksioni analizon formën ligjore të lidhjes së martesës sipas legjislacionit shqiptar, përfshirë formalitetet paraprake si shpallja e martesës, elementët e kërkesës për shpallje dhe procedurën përkatëse. rajtohen subjektet e legjitimuara për kundërshtimin e martesës, arsyet e pezullimit dhe funksioni i periudhës ndërmjet shpalljes dhe lidhjes së martesës si kohë reflektimi dhe verifikimi ligjor. Shpjegohet kuptimi i pavlefshmërisë si pasojë e mosplotësimit të kushteve ligjore, duke dalluar shkaqet e pavlefshmërisë absolute dhe relative, subjektet e legjitimuara për padi, afatet e parashkrimit dhe pasojat juridike. (Fq. 126–214) |
| 5 |
Dhuna ne Familje, Leshimi i Urdherit te Menjehershem te Mbrojtjes dhe Procedura e Urdherit te Mbrojtjes. |
| 6 |
Bashkëjetesa e faktit dhe martesa e shtetasve shqiptarë jashtë shtetit dhe e të huajve në Shqipëri Në këtë leksion pasqyrohet një historik i shkurtëe për qëndrimet ligjore ndaj bashkëjetesës, bashkëjetesa si një institut i ri në të drejtën familjare shqiptare dhe ndryshimet e martesës me bashkëjetesën. Po ashtu, trajtohet martesa e shtetasve shiptarë jashtë shtetit dhe e shtetasve të huaj në Shqipëri. (Fq. 264-295) |
| 7 |
Kuptimi dhe parime të përgjithshme të regjimit pasuror martesor Leksioni jep kuptimin dhe parimet kryesore të regjimit pasuror martesor. Përcakton rregullat për caktimin dhe ndryshimit e regjimit pasuror. Do të trajtohet në mënyrë të detajuar regjimi pasuror në bashkësi, pra bashkësia ligjore; përcaktimet dhe rregullimet dhe udhëzimet për regjimin e bashkësisë me kontratë dhe regjimin e pasurive të ndara si dhe drejtat dhe detyrimet që ka secili prej bashkëshortëve në këto regjime. (Fq. 215-263) |
| 8 |
Diskutim i vendimeve Gjyqesore: Kolegji Civil GJL vendim Nr.11112-00350-00-2008 i Regj. Themeltar Nr.00-2011-2290 i Vendimit (555); Kolegji Civil GJL vendim Nr. 11112-01300-00-2013 i Regj. Themeltar Nr. 00-2016-2005 i Vendimit (210); Vendim Gj. Apel. Nr. Regj.Them.1257(00098) Nr.Vendimi 400 Datë 21.02.2022 Datë 24.10.2022; Vendim Gj. Apel.Nr. Regj.Them.101/238/373/879(00055) Nr.Vendimi 474 Datë 16.01.2019 Datë 05.12.2022; |
| 9 |
Midterm |
| 10 |
Zgjidhja e marteses. Pasojat e zgjidhjes së martesës Kjo temë trajton pasojat e zgjidhjes së martesës si fitimi i statusit të shkurorëzimit, e drejta e përdorimit të mbiemrit ose jo, mbarimi i regjimit pasuror martesor, detyrimi i kontributit kompensues si dhe pasojat e zgjidhjes së martesës për fëmijët. (Fq. 325-338) |
| 11 |
Amësia e fëmijës; Njohja dhe kundërshtimi i amësisë Në këtë leksion përcaktohet cfarë është amësia , si bëhet njohja e amësisë duke përfshirë njohjen vullnetare dhe gjyqësore. Gjithashtu, trajtohen llojet e subjekteve të cilët mund të bëjnë kundërshtimin e amësisë së fëmijës. (Fq. 376- 396) |
| 12 |
Përgjegjësia prindërore, kuptimi dhe përmbajtja Në këtë temë trajohet kuptimi i përgjegjësisë prindërore, qëllimet dhe parimet e saj. Gjithashtu, përcaktohet shtrirja në kohë e përgjegjësisë prindërore duke përcaktuar momentin e fillimit dhe të mbarimit të përgjegjësisë prindërore. Në përfundim jep mënyrat e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore (Fq. 397- 424) Detyrimi për ushqim Ky leksion synon të analizohet dispozitat e lidhura me detyrimin për ushqim të parashikuara nga nenet 192-214. |
| 13 |
Përgjegjësia prindërore vazhdim Në këtë leksion do të trajtohet ushtrimi i përgjegjësisë prindërore, ushtrimi vetëm nga një prind, nga të tretët si dhe përgjegjësia prindërore lidhur me përfaqësimin, administrimin dhe përdorimin e pasurisë së të miturit. Në përfundim jepet rastet e heqjes dorë nga përgjegjësia prindërore. (Fq. 425-461) |
| 14 |
Birësimi Në këtë leksion do të trajtohet baza ligjore, kuptimi dhe qëllimi i institutit të birësimit, do të përcaktohet statusi i të birësuarit si dhe do të shpjegohet procedura e birësimit përfshirë procedurën administrative dhe gjyqësore. Po ashtu, do të analizohet birësimi ndërvendas. (Fq. 462-490) |
| Prerequisite(s): |
NA
|
|
Textbook(s):
|
1- Arta Mandro, E Drejta Familjare Familja: Fëmijët, Martesa dhe Bashkëshortët (EMAL 2009) 2- Arta Mandro, Ceshtje te se Drejtes Familjare, (EMAL 2022)
3. Kodi i Familjes, Ligji Nr.9062, date 8.5.2003
4- Ligji Nr.9695, Dt. 19.3.2007 "Per Procedurat e Biresimit dhe Komitetin Shqiptar te Biresimit", i ndryshur
5- Ligji Nr. 10 129, Dt 11.5.2009 "Per Gjendjen Civile" i ndryshuar
6- Ligji nr.9669, Dt. 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
|
|
Additional Literature:
|
1- Sonila Omari, E Drejta Familjare, (Botimet Morava 2012)
2-Ligji nr. 9443, Datë 24.03.2005. Për Aderimin e R.Sh. në Konventën “Për
Juridiksionin, Ligjin e zbatueshëm, njohjen,zbatimin dhe bashkëpunimin në lidhje
me përgjegjësinë prindërore dhe masat për mbrojtjen e fëmijëve”.
3- Ligji Nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
|
| Laboratory Work: |
NA
|
| Computer Usage: |
YES
|
| Others: |
No
|
| 1 |
Pas përfundimit me sukses të kësaj lende, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë marrëdhënien juridike familjare |
| 2 |
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë të informuar mbi konceptin e atësisë, amësisë, njohjen dhe kundërshtimin e tyre. |
| 3 |
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë të drejtat e fëmijëve dhe kornizën ligjore që i mbron ata. |
| 4 |
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të kenë marrë konceptet kryesore të përgjegjësisë prindërore, ushtrimi vetëm nga një prind; ushtrimi i përgjegjësisë prindërore nga të tretët; përgjegjësia prindërore per perfaqesimin, administrimin dhe përdorimin e pasurisë së të miturit |
| 5 |
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë të pajisur me njohuri mbi birësimin, kujdestarinë dhe masat që duhen marrë lidhur me dhunën në familje. |
| 6 |
Studentet ne perfundim te lendes do te kene njohuri ne lidhje me proceduren e leshimit te UMM dhe UM. |
| 7 |
Studentet ne perfundim te lendes do te kene njohuri mbi lidhjen e marteses, kushtet e vlefshmerise, proceduren e zgjidhjes se marteses. |
| No |
Program Competencies |
Cont. |
| Integrated second cycle study program in Law Program |
| 1 |
Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. |
5 |
| 2 |
Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. |
5 |
| 3 |
Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. |
5 |
| 4 |
Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. |
5 |
| 5 |
Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. |
5 |
| 6 |
Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. |
5 |
| 7 |
Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. |
5 |
| 8 |
Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. |
5 |
| 9 |
Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. |
5 |
| 10 |
Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. |
5 |
| 11 |
Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. |
5 |
| 12 |
Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. |
5 |