COURSE INFORMATION
Course Title: LAW OF OBLIGATIONS II
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 208 B 4 4 0 0 4 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) Prof.Dr. Marjana Semini msemini@epoka.edu.al
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Prof.Dr. Marjana Semini msemini@epoka.edu.al , Firday 10.00-11.00
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Ada Güven aguven@epoka.edu.al
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: D-204
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: 75%
Course Description: Fokusi i kesaj lëndë është njohja me konceptet baze të detyrimeve dhe kontratave duke u mbështëtur në dispozitat e Kodit Civil duke filluar nga neni 419 deri në nenin 1161, si dhe ligje të tjera që kanë lidhje me detyrimet në përgjithësi apo me lloje të vecanta kontratash. Studenti në këtë lëndë do të njihet me kontratat specifike të parashikuara nga Kodi civil dhe jo vetëm me to. Lënda do të fokusohet në kontratat e shitjes, të qirasë, agjencisë, specidionit, transportit etj dhe do të ketë diskutime në klasë me kazuse të ndryshme në të cilat do të debatohet aspekte të të drejtës së detyrimeve.
Course Objectives: Lënda synon që studenti të njihet me konceptet bazë të detyrimeve dhe kontratave, përdorimin e metodave koherente në zgjidhjen e problemeve në fushën e detyrimeve. Studentët do të njihen nga afër me kontratat specifike më kryesore që janë në përdorim në fushën civile dhe tregtare në Shqipëri dhe më gjerë. Lënda ka për qëllim t’u japë studentëve aftësi lidhur me zgjedhjen dhe interpretimin e burimeve juridike kërkimore dhe mjetet dhe teknikat themelore të arsyetimit ligjor dhe logjik.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Kontrata e Qirasë
2 Kontrata e Dhurimit
3 Kontrata e Spedicionit
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Kontrata e shitjes së sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme Kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte kundrejt pagimit të një çmimi. Ky leksion do tw trajtojw kontratwn e shitjes së sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme. Njw rëndësi i jepet castit të kalimit të pronësisë, si dhe llojet kryesore të kontratave të shitjes si shitja me kredi, shitja në ankand dhe shitja me këste. Studentwt do tw njihen gjithashtu edhe me tw drejtat dhe detyrimet e shitwsit dhe blerwsit. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 1-28.
2 Kontrata e qirasë Qiraja është kontrata me të cilën njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër (qiramarrësit) një send të caktuar, nëgëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar. Ky leksion do tw trajtojw kontratwn e qirasë ku rëndësi i jepet qirasë së objekteve të paluajtshme, qirasë financiare, të sendeve prodhuese, të tokave bujqësore, formës dhe afatit të kësaj kontrate. Studentwt do tw njihen gjithashtu edhe me tw drejtat dhe detyrimet e qiradhwnisit dhe qiramarrwsit. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 51-74
3 Kontrata e enfiteozës Enfiteoza është një kontratë, me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorojë e të përmirësojë një pasuri të paluajtshme, kundrejt një shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë. Ky leksion do tw trajtojw kontratwn e enfiteozws dhe kushtet e saj. Mw pas leksioni do tw trajtojw ndryshimi nga kontrata e qirasw duke nxjerrw nw pah elementwt mw kryesorw. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 75-84
4 Kontrata e sipërmarrjes Sipërmarrja është kontrata me të cilën njëra palë (sipërmarrësi) detyrohet, që me mjetet e saj dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër (punë), ose të bëjë një shërbim apo një zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër detyrohet ta pranojë atë kundrejt çmimit të caktuar në kontratë. Ky leksion do tw trajtojw kontratwn e sipërmarrjes ku vend të rëndësishëm zë garancia e dhënë nga sipërmarrësi në favor të investitorit. Studentwt do tw njihen me tw drejtat dhe detyrimet e sipwrmarrwsit dhe tw drejtat dhe detyrimet e porositwsit. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 85-98
5 Kontrata e porosise dhe kontrata e komisionit Porosia është një kontratë me të cilën njëra palë detyrohet të kryejë një ose më shumë veprime juridike për llogari të palës tjetër. Ky leksion do tw trajtojw kontratwn e porosisw, elementwt e saj, shuarja e saj dhe heqja dorw nga porosia dhe efektet juridike. Pjesa e dytw e leksionit do tw fokusohet nw kontratwn e komisionit. Kontrata e komisionit është një porosi që ka për objekt blerjen dhe shitjen e sendeve për llogari të porositësit dhe në emër të komisionerit. Studentwt do tw njihen me tw drejtat dhe detyrimet e palwve, shpërblimi i agjentit tregtar dhe rastet e mbarimit dhe zgjidhja e kontratës së agjencisë. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 125-134
6 Kontrata e agjensise Me kontratën e agjencisë, njëra palë merr përsipër, në mënyrë të vazhdueshme dhe me shpërblim, që të lidhë kontratat në një zonë të caktuar, për llogari të palës tjetër. Secila palë ka të drejtë të marrë nga pala tjetër një kopje të kontratës të nënshkruar prej saj. Ky leksion do tw trajtojw kontratwn e agjensisw, parimin e ekskluzivitetit dhe karakteristikat e kwsaj kontrate. Gjithashtu leksioni do tw fokusohet edhe nw tw drejtat dhe detyrimet e palwve. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 135-148
7 Kontrata e dhurimit Dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës tjetër një send të caktuar ose një të drejtë reale të cilat kjo i pranon. Nuk përbën dhurim heqja dorë nga një e drejtë para se të fitohet ajo, ose heqja dorë nga trashëgimi. Dhurimi nuk mund të përmbajë veçse pasurinë e tashme të dhuruesit. Në qoftë se përfshin pasurinë e ardhshme, dhurimi është i pavlefshëm përsa i takon kësaj. Nw kwtw leksion studentwt do tw trajtojnw kontratwn e dhurimit, forma e saj dhe rastet e revokimit të kesaj kontrate. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 29-40.
8 Kontrata e transportit dhe e spedicionit Me kontratën e transportit të personave, transportuesi merr përsipër të transportojë persona nga njëri vend në një vend tjetër. Ndwrsa kontrata e spedicionit (dërgesës) është një porosi me të cilën spedicioneri merr përsipër detyrimin për të lidhur në emër dhe për llogari të porositësit, një kontratë transporti dhe për të kryer të gjitha veprimet ndihmëse. Ky leksion do tw kontratwn e transportit dhe e spedicionit dhe karakteristikat e tyre. Studentwt do tw njihen me tw drejtat dhe detyrimet e palwvw nw secilwn kontratw. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 99-116.
9 Midterm
10 Kontrata e huasë Me kontratën e huasë njëra palë (huadhënësi) i jep në pronësi palës tjetër (huamarrësit) një shumë të hollash ose sende që përcaktohen në numër, me peshë ose me masë dhe huamarrësi detyrohet t’i kthejë huadhënësit aq të holla, ose aq sende të atij lloji dhe të asaj cilësie, brenda afatit të caktuar në kontratë ose, kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e huadhënësit. Ky leksion do tw trajtojw kontratwn e huasw, elementwt e kwsaj kontrate dhe tw drejtat dhe detyrimet e huamarrwsit dhe huadhwnwsit. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 163-170
11 Kontrata e huapërdorjes dhe kontratat me natyrë bankare Me kontratën e huapërdorjes, njëra palë (huadhënësi) i jep palës tjetër (huamarrësit), pa kundërshpërblim, një send të caktuar që ta përdorë përkohësisht dhe kjo palë detyrohet ta kthejë atë send në afatin e caktuar në kontratë. Kur nuk është caktuar afat, sendi kthehet me kërkesën e Palës që ka dhënë sendin. Ndwrsa kur depozitohet një shumë parash pranë një banke, kjo fiton pronësinë dhe është e detyruar t’i kthejë në të njëjtën lloj monedhe, me skadimin e afatit të përcaktuar ose me kërkesën e depozituesit, duke patur parasysh periudhën e lajmërimit të përcaktuar nga palët ose nga zakoni bankar. Ky leksion do tw trajtojw karakteristikat e secilws kontratw. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 117-124
12 Kontrata e depozitës ku trajtohet depozita në hotele dhe depozita në magazinat e përgjithshme Depozita është kontrata me të cilën njëra palë merr nga tjetra një send të luajtshëm me detyrimin për ta ruajtur dhe për ta kthyer në natyrë. Ky leksion do tw fokusohet nw depozitat nw hotele dhe depozita nw magazinat e pwrgjithshme. Gjatw leksionit do tw identifikohet baza ligjore dhe do tw sqarohen karakteristikat e secilws kontratw. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 149-162.
13 Kontrata e sigurimit të jetës, shëndetit dhe pasurisë Me kontratën e sigurimit, njëra palë (siguruesi), në qoftë se vërtetohet ngjarja e parashikuar në kontratë, detyrohet: a) në rastin e sigurimit të pasurisë t’i shpërblejë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, dëmin e pësuar brenda kufijve të shumës që është parashikuar në kontratë; b) në rastin e sigurimit të personit t’i paguajë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, shumën e sigurimit që është parashikuar në kontratë. I siguruari detyrohet të paguajë primin (çmimin e sigurimit) të caktuar në kontratë. Siguruesi mund të jetë person publik ose privat. Ky leksion do tw fokusohet nw kontratwn e sigurimit tw jetws, shwndetit dhe pasurisw. Leksionit do tw trajtojw kushtet e lidhjes, momentin kur ajo hyn në fuqi, rrethi personave që nuk përfitojnë prej kwsaj kontrate. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 171-190.
14 Kazuse te ndryshme lidhur me kontratat Gjatw kwtij leksionit studentwt do tw zgjidhin kazuse tw ndryshme. Secili student do tw zgjidhw njw kazus ku do i kwrkohet qw tw identifikojnw llojin e kontratws dhe bazwn ligjore. Mw pas do tw fokusohen tek objekti i kontratws dhe identifikimin e tw drejtave dhe detyrimeve tw palwve nw kontratw.
Prerequisite(s): NA
Textbook(s): 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 2. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë
Additional Literature: 1. Ardian Nuni, Ilir Mustafa, E drejta e detyrimeve (vol. I e II) (SHBLU, 2008)
Laboratory Work: NA
Computer Usage: YES
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionit mbi te drejten e detyrimeve të posacme.
2 Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë lidhur me kontratat e shitjes, dhurimit etj .
3 Studentët do të formojnë shprehi mbi burimet e ndryshme të ligjit dhe të jenë në gjendje për të sintetizuar burime të tilla dhe t'i përdorë ato për kërkimet në fushën e drejtësisë.
4 Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të njihen me vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe do të jenë të aftë të diskutojnë mbi to.
5 Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë lidhur me konceptet dhe dhe njohuritë bazë të nevojshme për të operuar në praktikën juridike.
6 Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të njihen me burimet juridike kërkimore dhe mjetet dhe teknikat themelore të arsyetimit ligjor dhe logjik.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 5
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 3
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 4
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 5
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 4
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
40
Final Exam
1
60
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 4 64
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 2 28
Mid-terms 1 15 15
Assignments 0
Final examination 1 18 18
Other 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

Studenti ështe i detyruar të respektojë rregullat e etikës të përfshira në rregulloret e brendshme si Rregullorja e Disiplinës së Studentëve, Rregullat mbi Organizimin e Provimeve etj. Studenti mban përgjegjësi të plotë në cdo rast shkeljeje të rregullave lidhur me organizimin e provimeve, plagjiaturën, falsifikimin. Gjithashtu, mban përgjegjësi në rast të shkeljeve të të gjitha normave të tjera që rregullojnë marrëdhëniet mes studentëve me njëri-tjetrin dhe me personelin akademik dhe atë mbështetës .