|
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus
(name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature)
|
Assoc.Prof.Dr. Bojana Hajdini bhajdini@epoka.edu.al
|
|
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address
and signature) and Office Hours:
|
Assoc.Prof.Dr. Bojana Hajdini bhajdini@epoka.edu.al
, E enjte 8.30 - 10.30
|
|
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email
address and signature) and Office Hours:
|
NA
|
| Language: |
Albanian
|
| Compulsory/Elective: |
Compulsory
|
| Study program: (the study for which this course is offered) |
Integrated second cycle study program in Law
|
| Classroom and Meeting Time: |
E marte 11.40-15.30
|
| Teaching Assistant(s) and Office Hours: |
NA
|
| Code of Ethics: |
Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
|
| Attendance Requirement: |
60 %
|
| Course Description: |
Lënda E drejtë administrative I trajton njohuri mbi materiale normat e të drejtës administrative dhe jep informacion hyrës mbi normat ligjore procedurale. Kursi studion organizimin dhe funksionimin e të organet publike administrative dhe kontrolli që ushtrohet mbi këto organe administrative gjatë aktivitetit të tyre. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike të cilat kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën administrative.
|
| Course Objectives: |
Objektivat e këtij kursi janë: - Studimi i drejtës administrative dhe shkenca e administratës publike. - Analiza e koncepteve themelore të së drejtës administrative. - Studimi i parimeve të funksionimit të organeve të administratës publike ligjshmërisë, etikës, drejtësisë, kontrollit, transparenca, vendimmarrja, etj. Një qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj lëndë është edhe njohja e studenteve me parimet bazë të formave të shfaqjes së vullnetit shtetëror, duke u ndalur veçanërisht në njohuritë e përgjithshme materiale mbi aktin administrative. Lënda ndalet edhe në marrëdhëniet e punës në administratën shtetërore duke analizuar statusin e nëpunësit civil dhe elementët përbërës të tij. Nëpërmjet seminareve të integruara me leksionet, debateve dhe diskutimeve në klasë studentët do të mund të prekin nga afër temat më të rëndësishme të lëndës.
|
|
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
|
| 1 |
E drejta administrative
|
| 2 |
Veprimi administrativ
|
| 3 |
Organe publike
|
| 4 |
Institucione shteterore
|
| 5 |
Interes publik
|
| 6 |
Organe te qeverisjes qendrore/vendore
|
| 7 |
Kundravajtje administrative
|
| Week |
Topics |
| 1 |
Hyrje në të drejtën administrative dhe kuptimi i administratës publike: historiku i lindjes së të drejtës administrative, kuptimi i të drejtës administrative dhe shkencës së saj; objekti, subjektet, normat, marrëdhëniet juridiko administrative, burimet (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq 13-59) |
| 2 |
Kuptimi dhe rëndësia e parimeve të të drejtës administrative. Parimet themelore dhe parimet e veçanta; Parimet kryesore: Parimi i ligjshmërisë; Parimi i procesit të rregullt ligjor, E drejta për të marrë pjesë në procedurën administrative; Shqyrtimi i çështjes nga një organ publik; Marrja dijeni për fillimin e procedurës administrative, etj (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq 59-90) |
| 3 |
Parimet kryesore te se drejtes administrative: parimi i transparencës parimi i informimit; i mbrojtjes së sekretit shtetëror; i konfidencialitetit; i mbrojtjes së të dhënave; i drejtësisë dhe paanësisë dhe parimi i objektivitetit, parimi i ndihmës aktive; parimi i ushtrimit të ligjshëm të diskrecionit, parimi i proporcionalitetit (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq 90-131) |
| 4 |
Parimet kryesore te se drejtes administrative (vazhdim): parimi i përgjegjësisë, parimi i marrjes së vendimeve, parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit; parimi i dekurokratizimit dhe eficencës; parimi i mos pagimit në procedurat administrative, parimi mbi gjuhën dhe përkthimin në procedurën administrative; parimi i kontrollit (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq 137-177) |
| 5 |
Kuptimi i organit publik të administratës shtetërore, ngjasimet dhe dallimet kryesore me organet e pushtetit legjislativ dhe gjyqësor; Organet dhe institucionet e organizatës shtetërore/publike në RSH, kuptimi dhe karakteristikat, llojet e organeve; Presidenti i Republikës; Parimi i organizimit dhe funksionimit (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq 177-216) |
| 6 |
Administrata shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave; Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Kryeministria, Ministria/Ministrat; Kryeministri si organi më i lartë i administratës shtetërore; Kryeministria, Ministrat dhe Ministrite(Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq 208-246) |
| 7 |
Midterm Exam |
| 8 |
Institucionet e varësisë nga ministritë, Institucionet e varësisë nga ministritë; Njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve; Agjencitë autonome; Organizimi i brendshëm i agjencive autonome; Prefekti, Mbikqyrja e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave; Kuvendi, Avokati i Popullit (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq. 246-283) |
| 9 |
Autoriteti i Mediave Audiovizive si institucion qendror i administratës shtetërore, organet e forcave të armatosura që kryejnë funksione administrative si organe të administratës shtetërore/publike në RSH., organet e entit publik si organe të administratës publike. (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq. 283-305) |
| 10 |
Organet e qeverisjes vendore, historiku i qeverisjes vendore; Karta Europiane e Autonomisë Vendore; Parimet; Sistemi i njësive dhe organeve administrative të pushtetit vendor; Të drejtat dhe përgjegjësitë e njësive të vetëqeverisjes vendore, llojet e funksioneve, strukturat administrative të bashkisë; Marrëdhëniet qeverisje qendrore-qeverisje vendore. (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq. 305 – 347) |
| 11 |
Subjektet e tjere te se drejtes Administrative: Kuptimi i gjendjes juridike administrative të njeriut dhe elementët e saj; Gjendja juridike administrative e shtetasve shqiptarë Shtetësia, vendbanimi, gjendja civile; Zotësia juridike administrative; zotësia për të vepruar; Të drejtat dhe detyrimet e shtetasve në fushën e administratës shtetërore; Subjekte të tjera të së drejtës administrative; Gjendja juridike e shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi; Partitë politike si subjekte të të drejtës administrative; Organizatat jofitimprurëse (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq. 347 – 375) |
| 12 |
Rregullimi i marrëdhënieve të punës për punonjësit e administratës shtetërore; Legjislacioni për marrëdhëniet e punës: Kendveshtrim historik dhe aktual i marrëdhëniet të punës në administratën shtetërore/publike në RSh. (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq. 375-399)) |
| 13 |
Statusi i nëpunësit civil; Marrëdhënia juridike e shërbimit civil; Përjashtime nga fusha e veprimit të ligjit; Administrimi i shërbimit civil; Klasifikimi i pozicioneve në shërbimin civil; Pranimi në shërbimin civil; Lëvizja paralele dhe plotësimi i vendeve të lira; Të drejtat dhe detyrimet e nëpunësit civil; Pezullimi dhe disiplina; Përfundimi i marrëdhënies në shërbimin civil; Administrimi i shërbimit civil; klasifikimi i pozicioneve, të drejtat dhe detyrat e nëpunësit civil. (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq. 399 – 431) |
| 14 |
Kundravajtjet administrative dhe elementët përbërës të saj. Kuptimi dhe dallimi nga vepra penale; Faji si element i përgjegjësisë administrative; Subjektet e kundravajtjeve administrative; Përgjegjësia për kundravajtjet administrative; Llojet e dënimeve administrative; Nisja e procedimit administrativ; Procedurat për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative; Organet e shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative; Procedura për gjykimin e shpërblimit të dëmit; Ankimimi i vendimeve për dënimet administrative. Parashkrimi dhe shuarja e denimit administrativ (Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016; fq 431- 460) |
| Prerequisite(s): |
Jo
|
|
Textbook(s):
|
1- Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016 2-Eralda (Met-Hasani) Çani (2013) Përmbledhje ligjesh të së drejtës administrative, Mediaprint, Tiranë 3-Sokol Sadushi (2017) E Drejta Administrative Proceduriale, Botimet “Toena”, Tiranë 4 - Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 5- Komentar i Kodit të Procedurave Administrative, Sigma, 2018 (https://drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/Komentar_i_kodit_te_procedurave_administrative_te_Republikes_se_shqiperise_nga_SIGMA_edition_April_2018.pdf
|
|
Additional Literature:
|
1-Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi dhe Eralda (Methasani) Çani (2011) Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Adelprint, Tiranë 2-Xhezair Zaganjori, Eralda (Methasani) Çani dhe Evis Alimehmeti (2013) Shteti i së Drejtës dhe qeverisja vendore, Adelprint, Tiranë 3-Eralda Met-Hasani, (2011) Etika në administratën publike, Studime Juridike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Nr. 1. 4- Eralda Met-Hasani (2003) Enti Publik: risi e legjislacionit te vendit tone, Trajtime Juridike, Shkolla e Magjistraturës, Mars, Tiranë 5. Eralda Cani, Rishikimi gjyqësor në BE: Roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në të drejtën administrative evropiane, 'Jeta Juridike', Nr. 2, 2017, Shkolla e Magjistraturës, Shtëpia Botuese 'Onufri', Tiranë, Shqipëri 6 - Eralda Cani, Heshtja administrative si vendimmarrje administrative, Studime Juridike, Nr. 4, Shkolla e Magjistraturës, RSH, dhjetor 2014 8 - Balbe, Zaganjori, & Padros, Çani (Methasani) ed.s, Çështje të së Drejtës Administrative në vështrim krahasues, botim i Agjencisë Spanjolle AECID në Shqipëri dhe Shkollës së Magjistraturës, Tiranë, 2010
|
| Laboratory Work: |
Jo
|
| Computer Usage: |
Po
|
| Others: |
No
|
| No |
Program Competencies |
Cont. |
| Integrated second cycle study program in Law Program |
| 1 |
Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. |
5 |
| 2 |
Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. |
3 |
| 3 |
Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. |
5 |
| 4 |
Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. |
5 |
| 5 |
Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. |
4 |
| 6 |
Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. |
5 |
| 7 |
Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. |
5 |
| 8 |
Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. |
5 |
| 9 |
Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. |
4 |
| 10 |
Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. |
5 |
| 11 |
Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. |
4 |
| 12 |
Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. |
5 |