EPOKA UNIVERSITY
FACULTY OF LAW AND SOCIAL SCIENCES
DEPARTMENT OF LAW
COURSE SYLLABUS
2022-2023 ACADEMIC YEAR
COURSE INFORMATIONCourse Title: CRIMINAL LAW II |
Code | Course Type | Regular Semester | Theory | Practice | Lab | Credits | ECTS |
---|---|---|---|---|---|---|---|
LAW 211 | B | 3 | 4 | 0 | 0 | 4 | 5 |
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) | NA |
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | Assoc.Prof.Dr. Bojana Hajdini bhajdini@epoka.edu.al , E Enjte 09.00 -11.00 |
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | NA |
Teaching Assistant(s) and Office Hours: | NA |
Language: | Albanian |
Compulsory/Elective: | Compulsory |
Study program: (the study for which this course is offered) | Integrated second cycle study program in Law |
Classroom and Meeting Time: | E premte 08.45-12.30 D102 |
Code of Ethics: |
Code of Ethics of EPOKA University Regulation of EPOKA University "On Student Discipline" |
Attendance Requirement: | 75% |
Course Description: | Në këtë kurs studentët njihen me veprat penale specifike të sanksionuara nga legjislacioni penal. E drejta penale (Pjesa e Posaçme) i referohet përcaktimeve të veprave penale të veçanta, elementet e nevojshme për inkriminimin e tyre dhe funksionimin e përgjegjësisë penale në çdo situatë faktike. Moduli do të jetë i organizuar në formë praktike dhe teorike. Në praktikë në të cilat studentët do të zhvillojnë aftësitë për identifikojë ligjin penal në një zonë të veçantë dhe të aplikojnë atë në skenarëve hipotetike faktike. Në modulin teorik studentët do të shqyrtojnë dhe të zhvillojnë perspektivat kritike mbi aspekte të ndryshme të ligji i krimit. Ky kurs do të mundësojë studentëve të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë të specializuara për të kuptuar, analizuar dhe për t'iu përgjigjur zhvillimeve të fundit në fushën e të drejtës penale duke paraqitur probleme dhe debate bashkëkohore. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën penale. |
Course Objectives: | E Drejtë Penale (Pjesa e Posaçme) ndihmon studentin që të kuptojë dhe interpretojë normat në të cilat parashikohen veprat penale. Duke përdorur njohuritë e fituara nga e drejta penale e përgjithshme, studenti do të njihet në mënyrë të detajuar me elementët e figurave të veprave penale. Nëpërmjet seminareve të integruara me leksionet, debateve dhe diskutimeve në klasë studentët do të aftesohen te evidentojne objektin, anen objektive, subjektin, anen subjektive te cdo figure te vepres penale, si dhe të aftësohen per te cilesuar drejt vepren penale gjate shqyrtimit te kazuseve dhe rasteve nga praktika gjyqesore. |
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
|
1 | Vepra penale kunder personit |
2 | Vepra penale kunder pasurise |
3 | Vepra penale kunder shtetit |
4 | Vepra penale kunder sistemit te zgjedhjeve te lira |
5 | Vepra penale kunder drejtesise |
6 | Objekti i vepres penale |
7 | Ana Objektive e vepres penale |
8 | Subjekti i vepres penale |
9 | Ana subjektive e vepres penale |
10 | Koha, vendi, mjeti, menyra e kryerjes se vepres penale, Qellimi, motivi i autorit te vepres penale |
COURSE OUTLINE
|
Week | Topics |
1 | Kuptimi, permbajtja dhe sistemi i pjesës së posaçme të së drejtës penale - Tema trajton në mënyrë të përgjithshme sistemin e pjesës së posacme të së drejtës penale duke u ndalur tek klasifikimi dhe organizmi i veprave penale në krerë dhe seksione të vecanta, mënyra e grupimit të tyre, si dhe elementet e tjerë që merren në konsideratë për të bërë ndarjen veprave penale do të jenë në krere dhe seksione. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.5-16) |
2 | Krimet kundër njerëzimit Veprat penale kundër personit. Krimet kundër jetës së kryera me dashje si dhe me pakujdesi. - Tema fokusohet në parashikimet që bën Kodi Penal në Kreun I dhe seksionin e pare dhe te dyte te Kreun II të pjesës së posacme të tij. Do të analizohen figurat e veprave penale si: genocidi, krime kundër njerëzimit, shpërndarja kompjuterike e materialeve pro genocidit ose krimeve kundër njerëzimit, krimet e luftës, duke evidentuar dallimet e tyre me parashikimet e bera ne Statutin e Romes. Gjithashtu trajtohen llojet e ndryshme te veprave penale të drejtuara kundër jetës, pavaresisht formës së fajit. Analiza synon jo vetëm të evidentojë elementet e figurës së secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale brenda të njëjtit kre apo seksion të Kodit Penal. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.16-79) |
3 | Veprat penale kunder shendetit te kryera me dashje dhe nga pakujdesia. Vepra penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatzanisë dhe mosdhënia e ndihmës. - Tema trajton veprat penale të cilat parashikohen në seksionin tre, katër dhe pesë të Kreut II të Kodit Penal. Në të trajtohen vepra që cënojnë apo rrezikojnë shëndetin e personit. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive të secilës vepër penale, si dhe në krahasimin e veprave penale me njëra-tjetrën, për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.79-107) |
4 | Krimet seksuale. Veprat penale kundër lirisë së personit. -Tema trajton dhe analizon veprat penale të parashikuara në seksionin e gjashtë dhe të shtatë të Kreut II të Kodit Penal. Tema do të analizojë përcaktimin dhe dënimin penal që parashikohet veprat e vecanta penale qe bejnë pjesë në dispozitat që u përkasin këtyre seksioneve. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive të secilës vepër penale, si dhe në ballafaqimin e veprave penale me njëra-tjetrën, për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.107 -148) |
5 | Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit. Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Vepra penale kundër lirisë së besimit. - Tema përshkruan dhe analizon veprat penale të parashikuara në seksionin e tetë, nëntë dhe dhjetë të Kreut II të pjesës së posacme të Kodit Penal. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive të secilës vepër penale, si dhe në krahasimin e veprave penale, për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.148-187) |
6 | Vepra penale kundër pasurisë: Mashtrimet dhe Shkatërrimi i pronës - Tema analizon veprat penale të parashikuara në seksioni një, dy dhe tre të Kreut III të pjesës së posacme të Kodit Penal. Në fokus të temës do të jenë vepra penale si: vjedhja, vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, vjedhja me dhunë, vjedhja me armë, vjedhja me pasojë vdekjen, mashtrimet,skemat mashtruese dhe piramidale, mashtrimi në subvencione, mashtrimi në sigurime, në kredi, botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet, shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr/me eksploziv/me përmbytje/me mjete të tjera, shkatërrimi i pronës nga pakujdesia, shkatërrimi i veprave kulturore etj. Analiza synon të evidentojë elementet e secilës vepër penale, dallimet që kanë mes tyre veprat penale duke marrë shembuj raste nga praktika jonë gjyqësore. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.187-255) |
7 | Veprat penale në sferën ekonomike. Veprat penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë financiare. Veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare. Krime në fushën e doganave, taksave dhe tatimeve. - Tema merr në shqyrtim veprat penale të parashikuara në seksionin e katërt, të pestë dhe të gjashtë të Kreut III të pjesës së posacme të Kodit Penal. Analiza konsiston në përcaktimin e objektit, anës objektive, subjektit dhe anës objektive të veprave penale si dhe dallimet mes tyre. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.255-302) Provim Gjysemfinal |
8 | Falsifikimi i monedhave, letrave me vlerë dhe dokumenteve. Veprat penale në fushën e falimentit. Zhvillimi i paligjshëm i lojrave të fatit - Tema merr në shqyrtim dhe analizon vepra penale në fushën e falsifikimeve, falimentit dhe lojrave të fatit të parashikuar në seksionin e tetë, nëntë, dhjetë të Kreut III të pjesës së Posaçme të Kodit Penal. Gjithashtu synohet të evidentohen elementet e përbashkëta dhe dallimet mes këtyre veprave penale. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.302-333) |
9 | Provim gjysëmfinal |
10 | Vepra penale kundër mjedisit si dhe ato kundër regjimit juridik të tokës - Tema shqyrton veprat penale penale të parashikuara në seksionin e njëmbëdhjetë të Kreut III dhe ato të Kreut IV të pjesës së posacme të Kodit Penal. Përcaktimi i objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive shoqërohet dhe me evidentimin e elementeve të përbashkëta dhe dallimeve mes këtyre veprave penale. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.324-340-337) |
11 | Krimet kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues. Krime qe cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera. Krime kundër pavarësisë dhe integritetit. - Tema trajton dhe analizon veprat penale të parashikuara në Kreun e V dhe VI të pjesës së posacme të Kodit Penal. Përveç analizimit të elementëve të figurës së veprës penale, evidentohen elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq.339-364) |
12 | Krime kundër autoritetit të shtetit: Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim. Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik. - Tema trajton dhe analizon veprat penale të parashikuara në seksionin e parë dhe të dytë, të kreut VIII të pjesës së posacme të Kodit Penal. Përveç analizimit të elementëve të figurës së veprës penale, evidentohen elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë Fq. 383-431) |
13 | Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike Aktet terroriste. Veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shteterore - Tema trajton dhe analizon veprat penale të parashikuara në Kreun VII dhe seksionin tre dhe kater të Kreut VIII të pjesës së posacme të Kodit Penal. Përveç analizimit të elementëve të figurës së veprës penale, evidentohen elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore. (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë fq 430-541 + 364-383)) |
14 | Veprat penale kundër drejtësisë. Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale. - Tema trajton dhe analizon veprat penale të parashikuara në Kreun IX, X dhe XI të pjesës së posacme të Kodit Penal. Përveç analizimit të elementëve të figurës së veprës penale, evidentohen elementet e përbashkëta dhe dallues mes këtyre veprave penale. Gjatë temës shtrohen për diskutim dhe zgjidhje raste nga praktika gjyqësore (Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë fq 555-620) |
Prerequisite(s): | NA |
Textbook(s): | 1- Ismet Elezi (2021) - "E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme)", Kumi, Tiranë 2. - LIGJ Nr. 7895, datë 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", i ndryshuar. 3. - Gentian Trenova (2000), "Interpretime te Kodit Penal (Pjesa e posacme)", Dita, Tirane 4. - Qendra e Botimeve Zyrtare (2018) "Permbledhje legjislacioni ne fushen e drejtesise penale", QBZ, Tirane 5- Kodi Penal i Republikes se Shqiperise me ndryshimet perkatese |
Additional Literature: | 1-Ismet Elezi (1983) E Drejta Zakonore Penale e Shqiptarëve dhe lufta për zhdukjen e mbeturinave të saj në Shqipëri, Sh.B. 8 Nëntori, Tiranë 2-Ismet Elezi (1998) Zhvillimi Historik i legjislacionit penal në Shqipëri, ALbin, Tiranë 3-Vendime Njehesuese te Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 4-Vendime të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë |
Laboratory Work: | NA |
Computer Usage: | NA |
Others: | No |
COURSE LEARNING OUTCOMES
|
1 | Aftesimi i studenteve lidhur me njohjen e natyrës së veprës penale, si në termat e shfaqjes së saj materiale ashtu edhe ne terma ligjorë. |
2 | Njohja nga studenti i veprave penale të parashikuara në legjislacionin penal, si veprat penale kundër personit; veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; krime kundër rendit kushtetues; veprat penale kundër autoritetit të shtetit, kundër rendit dhe sigurisë publike, kunder sistemit te drejtesise e zgjedhjeve te lira, etj |
3 | Pajisjen e studentëve me njohuri në lidhje me elementët e nevojshëm për cilësimin e sakte juridik të veprave penale të veçanta |
4 | Aftesimin e studentit lidhur me kuptimin, interpretimin dhe zbatimin drejt në praktike te dispozitave te pjesës së posaçme të Kodit Penal |
5 | Aftesimin e studentët në analizimin e elementëve të seciles prej figurave të veprave penale, te parashikuara ne Kodin Penal |
6 | Aftësimin e studentëve për të shqyrtuar dhe përpunuar zgjidhje të rasteve, që lidhen me aplikimin e përgjegjësisë penale në rrethana të veçanta |
7 | Aftesimin e studentëve për të aplikuar aspektet teorike në situata të ndryshme faktike nëpërmjet parashtrimit të argumentave të nevojshëm dhe zhvillimin e mendimit të pavarur juridik |
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution) |
No | Program Competencies | Cont. |
Integrated second cycle study program in Law Program | ||
1 | Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. | 5 |
2 | Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. | 4 |
3 | Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. | |
4 | Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. | 2 |
5 | Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. | 4 |
6 | Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. | 5 |
7 | Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. | 3 |
8 | Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. | 1 |
9 | Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. | 5 |
10 | Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. | |
11 | Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. | 5 |
12 | Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. | 5 |
COURSE EVALUATION METHOD
|
Method | Quantity | Percentage |
Midterm Exam(s) |
1
|
40
|
Final Exam |
1
|
50
|
Other |
1
|
10
|
Total Percent: | 100% |
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
|
Activities | Quantity | Duration(Hours) | Total Workload(Hours) |
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) | 16 | 4 | 64 |
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) | 14 | 2 | 28 |
Mid-terms | 1 | 13 | 13 |
Assignments | 0 | ||
Final examination | 1 | 20 | 20 |
Other | 0 | ||
Total Work Load:
|
125 | ||
Total Work Load/25(h):
|
5 | ||
ECTS Credit of the Course:
|
5 |
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER
|
During the course development and from the discussion with the students, it is concluded that more practical concepts need to be develop together with the theoretical aspects of the course. It is suggested to create more practical cases for the students in order to make the concepts clear |