COURSE INFORMATION
Course Title: LABOR AND SOCIAL SECURITY LAW
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 213 B 3 3 0 0 4 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) Dr. Ada Güven aguven@epoka.edu.al
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Ada Güven aguven@epoka.edu.al , Friday 09.00-10.00
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: D201-Thursday
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: Mandatory
Course Description: Studenti gjatë zhvillimit të kursit të plotë të lëndës "E drejtë e punës dhe e sigurimeve shoqërore", do të mësojë se e drejta e punës ndihmon efektivisht në krijimin dhe forcimin e ekonomisë sociale të tregut, në zhvillimin dhe përsosjen e marëdhënieve demokratike të punës, në rritjen e eficencës së tyre, në përdorimin racional të energjisë fizike dhe intelektuale të punëmarresit, etj. E drejta e punës shërben njëkohësisht si një ndër mjetet e fuqishme për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut ne përputhje me Kartën e OKB, Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, Konventën Evropiane te te Drejtave te Njeriut, Kartën Sociale Europiane, me Kushtetutën, Kodin e Punës. Ajo mbron pronën private dhe shtetërore, garanton gëzimin e te drejtave qe burojnë nga puna. Lënda do të studiojë edhe sigurimet shoqëore siv pjesë e sistemeve të mbrojtjes shoqërore . Kjo pjesë e lëndës do të fokussohet në ssitemin e pensioneve dhe ndihmës sociale dhe ekonomike. Studentet do te njihen gjithashtu me krijimin, financimin dhe funksionimin e instituteve private te pensioneve. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e punës.
Course Objectives: Objektivat e studimit të lëndës “E drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore I”, lidhur me studentët janë: 1) Të njohin, shpjegojnë dhe analizojnë konceptet, burimet, historikun, dhe zhvillimet e reja rreth të drejtës së punës; Të kuptojnë objektin, subjektet, parimet dhe veçoritë e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Shqipëri. 2) Të mësojnë si zhvillohen dhe mbrohen marrëdhëniet juridike të punës në një shtet demokratik, të së drejtës, dhe ekonomisë së tregut të lirë. 3) Të kuptojnë elementët e marrëdhënies juridike të punës, kontratën individuale dhe kolektive të punës. 4) Të përvetësojnë të drejtat dhe detyrimet që i takojnë në marrëdhënien juridike të punës, dhe të njohin elementët juridikë që lindin nga kjo marrëdhënie. Të përvetësojnë të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore 5) Të zotërojnë njohuritë rreth institucioneve që ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me të drejtën e punës. Përvetësimi i të lëndës “E drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore” i ndihmon studentët që të jenë njohës dhe jurist të aftë në të ardhmen, ku të mund të kontribuojnë dhe të punojnë për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj lënde jo vetëm në aspektin teorik, por edhe në interpretimin dhe zbatimin e saj praktik, në zgjidhjen me sukses të problemeve të ndryshme shumëdimensionale që mund të lindin në këtë fushë të së drejtës.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Punëdhënës, Punëmarrës
2 Marrëdhënia juridike e punës
3 Kontrata individuale e punës; Kontrata kolektive e punës
4 Masa disiplinore në punë
5 Të drejta dhe detyrime e subjekteve të punës
6 Sigurimi i shëndetit në punë
7 Mbrojtja e veçantë në punë
8 Paga
9 Sindikatat
10 Kontributet e Sigurimeve Shoqerore
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Kuptimi I të drejtës së, objekti i të drejtës së punës. Dallimet midis punës së varur me format e tjera të punës. Punët shoqërore, punët në familje, puna e këshilltarëve, në përgjithësi vetëpunësimi. Burimet e te drejtës se punës. (K.Cela E drejta e punës fq.19-72;)
2 Fusha e zbatimit te Kodit te Punes. Zbatimi i Kodit te Punes ne hapesire, ne kohe, sipas permbajtjes, sipas personave. Burimet e te drejtës se punës. (K.Cela E drejta e punës fq.72-88, 109-140) (Kodi i Punës neni 3,3/1,4,5,6,7)
3 Standartet ndërkombëtare të së drejtës së punës. Parimet e të drejtës së punës: Ndalimi i punës së detyruar, Ndalimi i diskriminimit. Standartet ndërkombëtare, legjislacioni shqiptar dhe jurisprudenca e GJED& GJEDNJ për aspekte të barazisë gjinore në cështje të punëesimit. Liritë themelore të së drejtës se punës. Liria sindikale(K.Cela E drejta e punës fq.88-106)( Kodi i Punës nenet 8-11)
4 Punësimi dhe formimi. Politikat e punësimit. Formimi profesional. Formimi fillestar dhe i vazhduar (K.Cela E drejta e punës fq.169-195)
5 Statusi Punëdhënës – Punëmarrës. Të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit. Të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësit(K.Cela E drejta e punës fq.263-318)
6 Institute të tjera të së drejtës së punës . Kushtet e punës. Mbrojtja e e vecante për të miturit dhe gratë shtatzëna. Paga. Sistemi i pagave, llojet, mbrojtja juridik. Koha e punës. Koha normale, suplementare. Koha e pushimit. Pushimi ditor, javor, vjetor, pushimet e vecanta(K.Cela E drejta e punës fq.195-250,341-366)
7 Midterm Exam
8 Kontrata Individuale e Punës. Përkufizimi i kontratës, karakteristikat dhe tiparet, llojet e kontratave, forma e kontratës. Dallimi nga kontratat e tjera (porosia, agjencia, shitja, shkëmbimi, qiraja (K.Cela E drejta e punës fq.243-250, Kodi i Punës nenet 12-21)
9 Kontrata Individuale e Punës: Kohëzgjatja e kontates; Dallimi midis kontratës me kohëzgjatja të pacaktuar dhe kontratës me kohëzgjatje të caktuar. Koha e provës, afatet e njoftimit, kur konsiderohet zgjidhja me efekte të menjëhershëm Procedura e zgjidhjes së kontratës së punës.( afatet minimale, forma, mënyra e njoftimit, dëmshpërblimi në rastet e mosrespektimit të procedurës.(K.Cela E drejta e punës fq.270-318, Kodi i Punës nenet 373-394)
10 Zgjidhja e kontratës së punës. Zgjidhja abuzive e kontratës së punës. Zgjidhja e kontratës në kohë të papërshtateshme. Pavlefshmëria e zgjidhjes së kontratës.(K.Cela E drejta e punës fq.409-500)
11 Kontrata kolektive e punës: nocioni, objekti, subjektet, natyra juridike, elementët dhe rëndësia e kontratës kolektive. Literatura përkatëse: 1) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq. 537-581 Ndalimi i pushimit kolektiv nga puna dhe mjetet juridike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës. Mjetet që përdoren në Shqipëri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me marrëdhënien e punës. Institucionet administrative dhe gjyqësore kombëtare e ndërkombëtare (si ndërmjetësimi, arbitrimi, gjykatat, etj) për zgjidhjen e konflikteve, lidhur me marrëdhënien e punës Literatura përkatëse: 1) Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015, fq.613-645)
12 Sigurimet shoqërore: kuptimi, subjektet dhe parimet, përmbajtja, rëndësia e sigurimeve shoqërore. Literatura përkatëse:1- Ligj Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në R.Sh.”, (ndryshuar); 2- Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 18-31, 209-218, 225-234.
13 Nocioni, veçoritë dhe llojet e kontributeve shoqërore. Tema trajton kuptimin dhe sistemin e kontributeve shoqërore. Gjithashtu analizohen llojet, mbledhja, pagesa, shpërndarja, sanksionet, përparësia, përfitimet e kontributeve shoqërore, etj. Literatura përkatëse: 1) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 259-277. 4) Ligj Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në R.Sh.” (i përditësuar)
14 Sigurimi shoqëror suplementar, Pensionet shtetërore të posaçme; Pensioni social; Masa e kontributeve; Kontributi vullnetar
Prerequisite(s): n/a
Textbook(s): 1-Kudret Çela, E Drejtë e Punës, Tiranë, Ilar, 2015. 3- Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar). 4-Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 5- Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011
Additional Literature: 1- Karta Sociale Europiane, 1999 (e ndryshuar) 2- Vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë 1998-2025 për të drejtën e punës. 3- Konventa mbi standartet minimale të sigurimeve shoqërore, 1952 (Nr. 102), Organizata Ndërkombëtare e Punës 2013. 4- Ismail Varoshi, Kazuse, E Drejta e Punës, Tiranë, Grand Prind, 2018
Laboratory Work: n/a
Computer Usage: n/a
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Studentët do të njihen me aktet kombëtare e ndërkombëtare të së drejtës së punës.
2 Studentët do të kuptojë të drejtat dhe detyrimet që do të kenë në marredhënien e punës dhe do të kuptojnë elementët e marrëdhënies së punës dhe të kontratës individuale e kolektive.
3 Ne perfundim te kesaj lende, studentët do arrijne të dinë t’i përdorë njohuritë teorike në praktikë, sidomos për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga marrëdhënia e punës.
4 Ne perfundim te kesaj lende, studentët do te kuptojnë të drejtat dhe detyrimet që do të kenë në marredhënien e punës dhe Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore.
5 Ne perfundim te kesaj lende, studentët do te kuptojnë elementët e marrëdhënies së punës dhe të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore.
6 Ne perfundim te kesaj lende, studentët do te mësojnë t’i përdorin njohuritë teorike në praktikë, sidomos për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga marrëdhënia e punës dhe Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore.
7 Studentët do te pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionin në fuqi mbi të drejtën e punës dhe Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 5
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 4
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 4
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 5
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. 5
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
40
Final Exam
1
60
Attendance
0
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 4 64
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 2 28
Mid-terms 1 13 13
Assignments 0
Final examination 1 20 20
Other 1 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER