COURSE INFORMATION
Course Title: FINANCIAL LAW
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 302 B 6 3 0 0 3 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) Dr. Gentjan Skara gskara@epoka.edu.al
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: M.Sc. Najada Kiliç nkilic@epoka.edu.al , N/A
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: 3
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: N/A
Course Description: Lënda E drejtë financiare studion veprimtarinë financiare të shtetit dhe personave tjerë juridik, mekanizmat e mbledhjes dhe shpenzimit të mjeteve financiare si dhe harmonizimi dhe planifikimi i të hyrave dhe shpenzimeve në kuader të ekonomisë financiare fillon mbi bazen e institucioneve të financave publike. Kjo lëndë do të shqyrtojë aspektet ligjore të financave. ajo do të përshkruajë parimet bazë ligjore dhe parakushtet institucionale të financave dhe tregjet financiare.
Course Objectives: Lënda synon të shqyrtojë dhe të diskutojnë në mënyrë kritike konceptet themelore e ligjit financiar në dritën e zhvillimeve të tregut në kombëtare dhe ndërkombëtare të tregjeve financiare. Studentët do të marrin një informacion të gjerë lidhur me financat dhe kuadrin e përgjithshëm institucional te ekonomive të bazuara në treg.Ajo do të përpiqet të përshkruajë institucionet ligjore të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e tregjeve financiare dhe pastaj ajo do të sigurojë një pasqyrë koncize më themelore të tyre.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Te hyrat publike
2 Shpenzimet publike
3 Taksat
4 Tatimet
5 Buxheti i shtetit
6 Taksimi i dyfishte
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Hyrje – Shkenca Finaciare dhe e Drejta Finaciare, Shkenca Financiare dhe e Drejta Finaciare Tema bën një prezantim të përgjithsëm të lëndës dhe trajton kuptimin e shkencës financiare dhe së drejtës financiare. Lidhja e ngushtë që ekziston mes të dyjave, por edhe diferencat që kanë me njëra-tjetrën do të jenë objekt studimi. Vecanërisht do të përcaktohet roli i së drejtës financiare në rregullimin e marrëdhënieve financiaro-juridike që krijohen gjatë mbledhjes, ndarjes dhe shpenzimit të mjeteve me të cilat plotësohen nevojat mbarëshoqërore. (Fq.12-39)
2 Kuptimi i përgjithshëm i nevojave publike dhe klasifikimi i tyre,Kuptimi i përgjithshëm i nevojave publike dhe klasifikimi i tyre Tema sqaron definicionin e nevojave publike, kuptimin e tyre, llojet dhe ndarjen që iu bëhet. Nevojat publike përbëjnë një ndër shkaqet themelore të rregullimit të marrëdhënieve financiaro-juridike përmes së drejtës financiare dhe një nga shkaqet themelore të ekzistencës së instrumenteve financiare të tilla si tatime, taksa, dogana etj. Identifikimi i saktë i llojeve të nevojave publike që justifikojnë nevojën për mbledhjen e mjeteve monetare përbën objektin kryesor të studimit gjatë zhvillimit të temës. (Fq.40-68)
3 Të hyrat publike në teorinë dhe praktiken financiare si dhe sistemi dhe politika e formimit të të hyrave Të hyrat publike në teorinë dhe praktikën financiare si dhe sistemi dhe politika e formimit të të hyrave publike Tema trajton në mënyrë teorike të hyrat publike si dhe sistemin dhe politikën e formimit të tyre. Plotësimi i nevojave shtetërore e atyre shoqërore nga ana e shtetit në bazë të kompetencave të tij realizohet pikërisht me anë të mjeteve financiare të njohura si të hyra publike. Gjatë analizës do të bëhet edhe klasifikimi i të hyrave publike në tё hyra burimore dhe tё prejardhura; tё hyra juridiko-publike dhe juridiko-private; tё hyra tё rregullta dhe jo tё rregullta; tё hyra nga personat fizikё dhe tё hyra nga personat juridikё; tё hyra tё kthyeshme dhe tё hyra tё pakthyeshme;tё hyra tё destinuara dhe tё hyra tё padestinuara etj. Përvec trajtimit teorik, do të bëhet edhe një trajtim i disa rasteve të praktikës financiare për të ilustruar konceptet e shpjeguara. (Fq.69-83)
4 Tatimet: Qëllimi, Elementet, parimet dhe efektet,Tatimet: Qëllimi, Elementet, parimet dhe efektet Tema merr në shqyrtim tatimet, instrumentet themelore e kryesore financiare të mbledhjes sё tё hyrave, me tё cilat shteti mbulon shpenzimet e veta me qёllim plotёsimin e nevojave mbarёshoqёrore. Përcaktimi i elementeve përbërëse, parimeve, karakteristikave, efekteve, qëllimeve dhe klasifikimi i tyre në varësi të kritereve të përcaktuara përbën objektin kryesor të studimit. Qëllimet fiskale, qёllimet ekonomike dhe qёllimet sociale të tatimeve do të sqarohen në mënyrë të detajuar. Gjithashtu identifikimi i karakteristikave të tatimeve (tё hyra derivative tё shtetit, tё detyrueshme, mblidhen nё interesin publik, nuk kanё kundёrshpёrblim tё drejtpёrdrejtё etj) shërben për vecimin dhe diferencimin e tyre me forma të tjera të të hyrave publike. Tema gjithashtu do të fokusohet në klasifikimin e tatimit në tatime proporcionale dhe progresive, të rregullta dhe jo tё rregullta, qendrore dhe lokale, me qëllim kuptimin e saktë të tatimeve si instrument themelor financiar. (Fq.84-103)
5 Kuptimi, rëndësia dhe përkufizimi i taksave, Kjo temë trajton kuadrin ligjor rregullues në fushën e tatimeve dhe taksave, duke u fokusuar vecanërisht në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Në bazë të këtij ligji do të shpjegohet si rregullohen procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë, si dhe parimet e organizimit e të funksionimit të administratës tatimore në Republikën e Shqipërisë. Ligji, i cili është i zbatueshëm për tatimpaguesit, administratën tatimore, agjentët tatimorë; cdo person tjetër të përcaktuar nga legjislacioni tatimor, do të jetë objekti kryesor i analizës në këtë temë. (Fq.145-178)
6 Legjislacioni Tatimor në Republikën e Shqipërisë,Legjislacioni tatimor në Republikën e Shqipërisë Kjo temë trajton kuadrin ligjor rregullues në fushën e tatimeve dhe taksave, duke u fokusuar vecanërisht në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Në bazë të këtij ligji do të shpjegohet si rregullohen procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë, si dhe parimet e organizimit e të funksionimit të administratës tatimore në Republikën e Shqipërisë. Ligji, i cili është i zbatueshëm për tatimpaguesit, administratën tatimore, agjentët tatimorë; cdo person tjetër të përcaktuar nga legjislacioni tatimor, do të jetë objekti kryesor i analizës në këtë temë. (Fq.145-178)
7 Tatimet e Dyfishta dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare ,Tatimet e Dyfishta dhe e Drejta Tatimore Ndërkombëtare Tema merr në shqyrim parashikimet dhe rregullat ndërkombëtare në fushën e tatimeve, marrëveshjet ndërkombëtare që realizohen mes shteteve me qëllim lehtësimin e procedurave fiskale për subjektet që iu nënshtrohen atyre dhe rritjen e efektivitetit të mbledhjes së tyre nga ana e shtetit. Me rëndësi e drejta ndërkombëtare tatimore shfaqet në kuadër të eleminimit të tatimeve të dyfishta, duke përcaktuar procedurën dhe mënyrën sesi vepron shteti, me qëllim që subjekti të mos tatohet në mënyrë të dyfishtë për të njëjtën të ardhur apo fitim të realizuar. (Fq.179-196)
8 Provimi i gjysme semestrit (Midterm Exam)
9 Doganat, Sistemi Doganor Tema merr në shqyrtim doganat si një lloj i vecantё i tatimeve qё paguhen nё momentin e kalimit tё njё malli tё caktuar pёrtej kufirit doganor. Tema analizon karakteristikat e doganave dhe klasifikimin e tyre në varësi të kritereve të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendim: drejtimin e ecurisё(lёvizjes) sё mallit, qёllimin e aplikimit tё doganave, mёnyrёn e nxjerrjes sё dispozitave doganore, lartёsinë e ngarkimit doganor. Gjithashtu do të merret në shqyrtim legjislacioni doganor nё Republikёn e Shqipёrisё dhe parashikimet kryesore për rregullimin e doganave. (Fq.197-225)
10 Taksat,Taksat Kjo temë trajton taksat dhe parashikimet ligjore lidhur me to në Republikën e Shqipërisë. Taksat nё Republikёn e Shqipёrisё ndahen nё taksa kombёtare dhe taksa vendore. Taksat kombёtare caktohen nga pushteti qendror, mblidhen nga pushteti qendror dhe derdhen nё favor tё buxhetit tё shtetit. Taksat vendore caktohen nga pushteti vendor, mblidhen nga pushteti vendor dhe derdhen nё favor tё buxhetit vendor tё njёsisё pёrkatёse. Në fokus të kësaj teme do të jetë vecanërisht ligji nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” , i cili përcakton llojet e taksave kombëtare që aplikohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, nivelin e tyre, si dhe procedurat për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin në buxhetin e shtetit, si dhe ligji nr.9632, datё 30.10.2006 “Pёr sistemin e taksave vendore”, i cili pёrcakton rregullat pёr mёnyrёn e ushtrimit tё tё drejtave dhe detyrave nga organet e qeverisjes vendore, pёr vendosjen e taksave vendore dhe mbledhjen e administrimin e tyre. (Fq.254-283)
11 Huaja Publike: Kuptimi dhe Zhvillimi,Huaja Publike: Kuptimi dhe Zhvillimi Kjo temë definon huatë publike, shtetёrore si kontrata, nё bazё tё tё cilave, huadhёnёsi (personi fizik ose juridik) i jep huamarrёsit (shtetit) njё sasi tё hollash ose sendesh, duke pёrcaktuar detyrimin e kёtij tё fundit t`i kthejё kёto tё holla ose sende nё njё afat tё pёrcaktuar, sё bashku me interesin. Përvecse kuptimit dhe përkufizimit, tema analizon në mënyrë të hollësishme përparësitë dhe mangësitë e huave publike, si dhe njeh studentët me klasifikimin e tyre në hua tё brendshme dhe tё jashtme, hua vullnetare dhe tё detyrueshme, hua afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, hua kombёtare dhe lokale. Raste praktike të marrjes së huasë nga shteti shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar do të jenë gjithashtu pjesë e trajtimit gjatë zhvillimit të temës. (Fq.284-307)
12 Shpenzimet Publike,Shpenzimet Publike Tema merr në shqyrtim dhe analizon shpenzimet publike në bazë të interpretimit doktrinal dhe legjislacionit në fuqi. Shpenzimet publike kryhen pёr tё plotёsuar nevojat publike (shtetёrore, shoqёrore). Pёrmes tyre shteti realizon detyrat, qё i janё ngarkuar me kushtetutё apo ligje. Gjatë temës do të studiohet klasifikimi i shpenzimeve publike në shpenzime tё rregullta dhe jo tё rregullta, shpenzime investuese dhe transferuese, shpenzime personale dhe materiale, shpenzime tё organeve qendrore dhe lokale. Gjithashtu do të studiohet përbërja e strukturës së shpenzimeve publike në përgjithësi dhe përmbajtja e ligjit nr.9936, datё 26.6.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor nё Republikёn e Shqipёrisё”. (Fq.308-330)
13 Buxheti i Shtetit, kuptimi, e Drejta, aprovimi dhe realizimi; Parimet buxhetore; Procedura buxhetore,Buxheti i Shtetit, kuptimi, e drejta, aprovimi dhe realizimi; parimet buxhetore; procedura buxhetore Tema merr në analizë parashikimet ligjore lidhur me Buxhetin e Shtetit dhe parashikimet kushtetuese për shkak të rëndësisë që paraqet. Gjithashtu, studentët do të njihen me parimet kryesore që duhet te ndiqen në hartimin dhe miratimin e buxhetit të shtetit dhe elementët përbërës të tij. Procedura buxhetore e përcaktuar në ligj me të gjithë komponentët e saj do të jetë në fokus të kësaj teme. (Fq.331-362)
14 Final Exam
Prerequisite(s):
Textbook(s): Dr. Kristaq Gjyli, 2017 Shkenca e Financës dhe e Drejta Financiare;Genta Bungo 2009, Shkenca mbi financat dhe e Drejta Financiare
Additional Literature: 1-Joseph J. Cordes, Robert D. Ebel, and Jane G. Gravelle, eds., (2005) The Encyclopedia of 5 Taxation and Tax Policy, Second Edition, The Urban Institute Press and the National Tax Association, washington, D.C. 2-Jonathan Gruber (2007) Public Finance and Public Policy, Second Edition, Worth Publishers, New York.
Laboratory Work:
Computer Usage:
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Fitimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencë, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore
2 Fitimi i njohurive të cështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë së bashku me analizë e aspekteve historike, shoqërore e politike
3 Fitimi I njohurive rreth të drejtës
4 Fitimi I njohurive rreth organizimit të shtetit
5 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejës
6 Përmirësimi i aftësive të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe të disiplinave të tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë
7 Fitimi I njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të drejtësisë
8 Përcaktimi ngjarjet dhe tema komplekse, duke e bërë diskutime dhe zhvillimin e sugjerime të reja në përputhje me hulumtimet e fushës
9 Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike dhe teknologjisë përkatëse në mënyrë që të bëhen të aftë të sigurojnë dijen aktuale
10 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në marrjen e hulumtime në mënyrë të pavarur. / Fitimi aftësi për të ndjekur vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë interpretimit, mbledhjes së të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe në drejtësi
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 5
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 5
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 4
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 4
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit.
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
30
Project
1
20
Final Exam
1
40
Attendance
10
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 3 42
Mid-terms 1 15 15
Assignments 0
Final examination 1 20 20
Other 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

Kursi ka nevoje te kete nje kurrikul te rishikuar dhe te behet nje permbledhje e materialit referues. Veshtiresia e larte e lendes ka bere qe studentet te kene nje interes te shtuar lidhur me ceshtjet dhe konceptet kryesore te se drejtes financiare.