Academic staff member responsible for the design of the course syllabus
(name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature)
|
Assoc.Prof.Dr. Bojana Hajdini bhajdini@epoka.edu.al
|
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address
and signature) and Office Hours:
|
Assoc.Prof.Dr. Bojana Hajdini bhajdini@epoka.edu.al
, E ENJTE - ORA 08.45-13.30
|
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email
address and signature) and Office Hours:
|
Dr. Ornela Rrumbullaku orrumbullaku@epoka.edu.al |
Language: |
Albanian
|
Compulsory/Elective: |
Compulsory
|
Study program: (the study for which this course is offered) |
Integrated second cycle study program in Law
|
Classroom and Meeting Time: |
E premte 08.40-13.30 D 201
|
Teaching Assistant(s) and Office Hours: |
NA
|
Code of Ethics: |
Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
|
Attendance Requirement: |
Prezenca fizike e detyrueshme e studentit ne klase per 75 % te oreve mesimore.
|
Course Description: |
ënda E drejtë procedurale penale merret me shpjegimin teorikisht dhe praktikisht të legjislacionit procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën penale dhe procedurë penale.
|
Course Objectives: |
Kjo lëndë mundëson përvetësimin dhe thellimin e dijeve te studenteve mbi të Drejten e Procedurës Penale, e cila si pjesë e disiplinave juridiko- penale, ndihmën në luftën ndaj kriminalitetit. Lënda pajis studentin me njohuri mbi parimet e procedimit penal, subjektet e ketij procedimi dhe rolin e tyre, fazat e procedimit penal nga fillimi i hetimit deri tek vënia në ekzekutim e vendimit gjyqësor penal, te drejtat e detyrimet e subjekteve përgjatë procedimit penal, marrëdheniet juridiksionale me shtetet e tjera, etj.
Programi mësimor i kësaj lënde, kombinon aspektin teorik dhe atë praktik duke u mundësuar studentëve aftësim për t’u përballur me sfidat procedurale në zgjidhjen e çështjeve penale, për të hartuar akte të ndryshme procedurale, apo për të adresuar saktë çështjet që lidhen me kompetencat e organeve të procedurës penale në të gjitha fazat e procedimit penal.
Nëpërmjet seminareve të integruara me leksionet, debateve dhe diskutimeve në klasë studentët do të mund të jenë të aftë të kuptojnë, interpretojnë dhe zbatojnë në praktikë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
|
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
|
1 |
Subjektet e procedimit penal
|
2 |
Procedimi penal
|
3 |
Gjykimi
|
4 |
Apeli, Rekursi
|
5 |
Gjykimet e posacme
|
6 |
Marredheniet juridiksionale
|
Week |
Topics |
1 |
HYRJE NE PROCEDURE NE PROCEDURE PENALE. - Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës procedurale penale. Parimet kryesore të procedurës penale. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 8-144) |
2 |
SUBJEKTET E PROCEDIMIT PENAL. - Gjykata. Prokuroria. Policia gjyqësore. I Pandehuri, Mbrojtësi. Viktima. Viktima Akuzuese. Paditësi dhe i Padituri Civil (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 144-366) |
3 |
JURIDIKSIONI DHE KOMPETENCA NË PROCEDURËN PENALE. AKTET. NJOFTIMET. AFATET PROCEDURALE. PAVLEFSHMËRIA E AKTIVE. - Kuptimi i juridiksionit. Mungesa dhe mosmarreveshjet e juridiksionit. Kuptimi, llojet e kompetencave. Moskompetenca. Mosmarreveshjet per kompetence. Caktimi, ndarja, bashkimi dhe transferimi i ceshtjeve. Kuptimi dhe llojet e veprimeve procedurale. Pavlefshmeria e veprimeve. Veprimet njoftuese. Pavlefshmeria e njoftimeve. Llogaritja e afateve procedurale. Rivendosja ne afat. Pezullimi (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq166-564) |
4 |
PROVAT - Kuptimi i provës. Objekti dhe procesi i të provuarit. Llojet e provave. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 564-680) |
5 |
MJETET E KERKIMIT TE PROVES - Këqyrjet, kontrollet, sekuestrimet, përgjimi i bisedave dhe komunikimeve). Sigurimi i provës. Çmuarja e provës. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 680-747) |
6 |
MASAT E SIGURIMIT. - Masat e sigurimit personal. Masat shternguese. Masat ndaluese. Caktimi dhe zbatimi i masave. Ankimi ndaj masave te sigurimit. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 747-809) |
7 |
MASAT E SIGURIMIT (vazhdim)- Revokimi dhe shuarja e masave te sigurimit. Masat e sigurimit pasuror. Arresti ne flagrance. Ndalimi i te dyshuarit per nje krim. Kompensimi per burg te padrejte - -(Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 809-881) |
8 |
HETIMET PARAPRAKE - Marrja dijeni per vepren penale. Kushtet e procedimit. Veprimtaria me iniciative te Policise Gjyqesore. Veprimtaria e Prokurorit. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 890-999) |
9 |
MIDTERM EXAM |
10 |
HETIMET PARAPRAKE (vazhdim)- Sigurimi i proves. Afatet e hetimeve. Seanca paraprake. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 999-1082) |
11 |
GJYKIMI - Veprimet pergatitore. Shqyrtimi gjyqesor. Veprimet paraprake.Marrja e provave. Akuzat e reja. Diskutimi përfundimtar. Vendimet. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq. 1082-1285) |
12 |
GjJYKIMET E POSAÇME - Gjykimi i drejtpërdrejtë. Gjykimi i shkurtuar. Urdhri Penal, procedurat e tij. Gjykimi me marrëveshje. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 1285-1327) |
13 |
ANKIMET - Apeli. Rekursi. Rishikimi. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 1327-1511) |
14 |
EKZEKUTIMET E VENDIMEVE GJYQESORE PENALE. MARREDHENIET JURIDIKSIONALE ME AUTORITETET E HUAJA - Venia ne ekzekutim e vendimeve. Shqyrtimi i ceshtjeve te ekzekutumit. Shpenzimet dhe gjendja gjyqesore. Raportet nderkombetare gjyqesore. Leterporosite dhe ekzekutimi nderkombetar i vendimeve penale. (Koment mbi Proceduren Penale, Lara D (2019), Morava fq 1511-1702) |
1 |
Studenti në përfundim të kursit do të ketë njohuri të plotë për kudrin ligjor që zbatohet në procedimet penale |
2 |
Studenti do të jetë i aftë të kuptojë, interpretojë dhe zbatoje drejt legjislacionin procedural penal |
3 |
Studenti do të njihet me subjektet e procedimit penal, raportet që kanë me njëri tjetrin, si dhe kompetencat e mënyrën e realizimit të tyre në praktikë. |
4 |
Studenti do të marrë njohuri të thelluara mbi të drejtat që gëzojnë individët në një process penal. |
5 |
Studenti do të jetë i aftë të vlerësojë shkallën e harmonizimit dhe përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me aktet nderkombetareto. |
6 |
Studenti do të jetë i aftë të hartojë akte procedurale, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat gjuhësore e ato logjike |
7 |
Studenti do të jetë i aftë t'iu japë zgjidhje rasteve praktike në fushën e procedurës penale. |
8 |
Përmirësimi i të menduarit kritik për raste të praktikës gjyqësore. |
No |
Program Competencies |
Cont. |
Integrated second cycle study program in Law Program |
1 |
Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. |
5 |
2 |
Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. |
4 |
3 |
Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. |
5 |
4 |
Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. |
5 |
5 |
Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. |
4 |
6 |
Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. |
5 |
7 |
Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. |
5 |
8 |
Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. |
5 |
9 |
Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. |
5 |
10 |
Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. |
5 |
11 |
Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. |
4 |
12 |
Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. |
5 |