COURSE INFORMATION
Course Title: LEGAL CLINIC
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 410 D 8 0 4 0 2 6
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) Dr. Ada Güven aguven@epoka.edu.al
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Ada Güven aguven@epoka.edu.al , E enjte 10.30-12.30
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Dr. Kelmend Nezha knezha@epoka.edu.al
Language: Albanian
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Integrated second cycle study program in Law
Classroom and Meeting Time: E Marte 8.40-12.30
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement:
Course Description: Klinikë ligjore është ideuar për t’u dhënëve studentëve mundësi praktike profesionale me cështje dhe konflikte juridike që do të mund t’i punojnë, përfaqësojnë dhe diskutojnë me grupin e punës së klinikës në instituciont ligjore përkatëse. Në këtë lëndë do të marrin pjesë studentët me mesataren më të mirë. Klinika e mbështet veprimtarinë e saj në punën vullnetare të studentëve të Departamentit të Drejtësisë. Ndihma juridike ofrohet nga studentët e Klinikës nën kujdesin e pedagogut përgjegjës të lëndës “Klinikë ligjore” në fushën e të drejtës administrative, penale dhe civile. Klinika është një mekanizëm përmes të cilit synohet përsosja e mëtejshme e procesit të edukimit të studentëve të drejtësisë në semestrin e tetë përmes harmonizimit të dijeve teorike me praktikën e zbatimit të ligjit. Klinikë ligjore ka për qëllim të pajisë studentët me konceptet praktike dhe konkrete dhe aftësitë për zbatimin e njohurive teorike në mbështetje të mbrojtjes dhe përfaqësimit ligjor gjatë çdo fazë të procesit (administrativ, penal dhe civil). Klinika do të shërbejë jo vetëm si një sfond teorik dhe doktrinar mbi mënyrën e përfaqësimit, por edhe si një komponent praktik interaktive ndërmjet studentëve dhe institucioneve, nën kujdestarinë e pedagogëve.
Course Objectives: Kjo lëndë synon t’u ofrojë studentëve një përvojë të drejtpërdrejtë praktike në fushën e klinikës ligjore, duke i përfshirë në përgatitjen e opinioneve ligjore, hartimin e dokumenteve dhe akteve juridike, si dhe në trajtimin e çështjeve konkrete me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në veçanti të pakicave kombëtare. Nëpërmjet analizës së rasteve reale, studentët do të njihen me sfidat ligjore dhe institucionale që hasen në praktikë. Në kuadër të kësaj lënde, studentët do të angazhohen në mënyrë aktive pranë institucioneve dhe strukturave që ofrojnë ndihmë juridike të garantuar nga shteti, duke marrë pjesë në procese pune të mbikëqyrura profesionalisht. Kjo përfshin asistimin në këshillimin ligjor, përgatitjen e dokumentacionit procedurial dhe ndjekjen e praktikave administrative dhe gjyqësore në mbrojtje të të drejtave të individëve dhe grupeve në nevojë. Lënda synon zhvillimin e aftësive praktike dhe profesionale të studentëve, duke përfshirë advokimin, analizën ligjore, komunikimin profesional dhe etikën në ushtrimin e profesionit të juristit. Përmes trajnimeve praktike, simulimeve dhe punës në terren, studentët do të aftësohen të identifikojnë problematika konkrete dhe të propozojnë zgjidhje të qëndrueshme në funksion të garantimit efektiv të të drejtave të njeriut, me theks të veçantë tek pakicat kombëtare dhe kategoritë e tjera vulnerabël që përfitojnë nga shërbimet e klinikës ligjore.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Aksesi në drejtësi (Access to Justice)
2 Ndihma juridike e garantuar nga shteti
3 Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave personale
4 Etika profesionale dhe përgjegjësia ligjore
5 Marrëdhënia jurist–klient
6 Kërkimi juridik (Legal Research)
7 Analiza ligjore dhe arsyetimi juridik
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Hyrje në Klinikën ligjore. Prezantimi i objektit të studimit, dhe koncepte të përgjithshme mbi lëndën.
2 Në javën e parë, studentët do të njihen me strukturën, funksionimin dhe objektivat e klinikës ligjore, si dhe me institucionet pritëse ku do të zhvillojnë praktikën. Do të trajtohet kuadri ligjor që rregullon ndihmën juridike të garantuar nga shteti, duke përfshirë rolin e institucioneve përkatëse dhe procedurat bazë të ofrimit të shërbimeve. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet etikës profesionale, konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale, si elementë thelbësorë në ushtrimin e profesionit ligjor.
3 Gjatë kësaj jave, studentët do të thellohen në konceptin e aksesit në drejtësi dhe kriteret ligjore për përfitimin e ndihmës juridike falas. Ata do të mësojnë të identifikojnë kategoritë që përfitojnë nga këto shërbime, me fokus të veçantë tek grupet vulnerabël dhe pakicat kombëtare. Përmes ushtrimeve praktike dhe rasteve të simuluara, studentët do të praktikojnë intervistimin fillestar dhe vlerësimin paraprak të pranueshmërisë së rasteve.
4 Teknikat e Intervistimit & Marrjes së Fakteve Në javën e tretë, fokusi do të jetë në zhvillimin e aftësive për intervistimin ligjor dhe mbledhjen e informacionit nga klientët. Studentët do të trajnohen në mënyrën e strukturimit të intervistës, identifikimin e fakteve relevante dhe formulimin e çështjeve juridike. Përmes simulimeve dhe punës praktike, ata do të mësojnë të krijojnë një pasqyrë të qartë dhe të saktë të rastit, duke respektuar standardet profesionale të komunikimit.
5 Analiza Ligjore & Kërkimi Juridik Kjo javë do t’i kushtohet zhvillimit të aftësive analitike dhe kërkimit juridik. Studentët do të mësojnë të përdorin burime të ndryshme ligjore, përfshirë legjislacionin, praktikën gjyqësore dhe instrumentet ndërkombëtare. Ata do të analizojnë raste konkrete dhe do të fillojnë hartimin e opinioneve ligjore, duke ndërtuar argumente të strukturuara dhe të mbështetura në bazë ligjore.
6 Hartimi i Dokumenteve Proceduriale -Studentët do të përqendrohen në hartimin e dokumenteve administrative, si kërkesa, ankesa dhe parashtresa. Do të trajtohen standardet formale dhe përmbajtësore të këtyre dokumenteve, si dhe rëndësia e qartësisë dhe saktësisë juridike. Përmes ushtrimeve praktike, studentët do të hartojnë dokumente të bazuara në raste reale ose të simuluara.
7 Hartimi i Dokumenteve Proceduriale II Gjatë kësaj jave, fokusi do të zhvendoset tek dokumentet gjyqësore, duke përfshirë paditë, kundërpaditë dhe kërkesat për masa sigurie. Studentët do të mësojnë teknikat e argumentimit juridik në formë të shkruar dhe mënyrën e strukturimit të një akti gjyqësor. Praktika do të përfshijë hartimin e dokumenteve të ndryshme, duke u bazuar në situata konkrete.
8 Procedurat Administrative & Ndjekja e Rasteve, Studentët do të njihen me ndjekjen praktike të çështjeve pranë institucioneve publike dhe administrative. Ata do të mësojnë për rëndësinë e afateve proceduriale, mënyrën e komunikimit institucional dhe monitorimin e ecurisë së rasteve. Kjo javë do të përfshijë angazhim më të drejtpërdrejtë në ndjekjen e dosjeve konkrete.
9 Kjo javë do të fokusohet në kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë tek pakicat kombëtare. Studentët do të analizojnë raste që lidhen me shkelje të këtyre të drejtave dhe do të mësojnë mbi mekanizmat e mbrojtjes në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Diskutimet dhe analizat e rasteve do të ndihmojnë në zhvillimin e një qasjeje kritike.
10 Advokimi & Përfaqësimi Ligjor- studentët do të zhvillojnë aftësitë e advokimit dhe përfaqësimit ligjor. Ata do të njihen me teknikat bazë të përfaqësimit pranë institucioneve administrative dhe përgatitjen e një çështjeje për gjykatë. Përmes simulimeve, studentët do të praktikojnë paraqitjen e argumenteve dhe mbrojtjen e interesave të klientëve.
11 Etika Profesionale & Përgjegjësia Gjatë kësaj jave, do të trajtohen parimet e etikës profesionale dhe përgjegjësisë në ushtrimin e profesionit të juristit. Studentët do të diskutojnë raste konkrete që lidhen me konfliktin e interesit, konfidencialitetin dhe dilemat etike në praktikë. Qëllimi është zhvillimi i një qasjeje të përgjegjshme dhe profesionale.
12 Menaxhimi i Dosjeve & Raportimi Në javën e njëmbëdhjetë, studentët do të mësojnë mbi organizimin dhe administrimin e dosjeve ligjore, si dhe mbi rëndësinë e dokumentimit të saktë të punës. Ata do të trajnohen në hartimin e raporteve profesionale dhe përgatitjen e dokumentacionit përkatës që pasqyron aktivitetin e tyre praktik.
13 Reflektimi & Vlerësimi Final Në javën përmbyllëse, studentët do të prezantojnë përvojën e tyre praktike, duke reflektuar mbi njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë kursit. Do të zhvillohen diskutime mbi sfidat e hasura dhe zgjidhjet e aplikuara, si dhe do të realizohet vlerësimi i përgjithshëm i performancës së tyre. Kjo javë synon të konsolidojë përvojën praktike dhe të orientojë studentët drejt zhvillimit të mëtejshëm profesional.
14 Vazhdim i prezantimit te studenteve lidhur me pervojen e tyre praktike
Prerequisite(s): Nuk ka.
Textbook(s): NA
Additional Literature: NA
Laboratory Work: N/A
Computer Usage: YES
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Të përshkruajë konceptet themelore të praktikës ligjore dhe rolit të klinikave të ligjit në sistemin e drejtësisë
2 Të identifikojë burimet kryesore ligjore dhe rregulloret që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
3 Të analizojë rolin e ligjit në zgjidhjen e konflikteve sociale dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme
4 Të zbatojë dispozitat ligjore në raste praktike përmes analizës së çështjeve reale ose simulimeve gjyqësore.
5 Të hartojë dokumente ligjore si kontrata, ankesa ose vendime ligjore bazuar në praktikat më të mira profesionale.
6 Të shqyrtojë dhe interpretojë legjislacionin për të mbrojtur të drejtat e individëve dhe grupeve në nevojë.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 5
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 5
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 5
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 5
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 4
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 5
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit.
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
0
0
Project
0
0
Final Exam
1
100
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 4 64
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 5 70
Mid-terms 0 0 0
Assignments 0
Final examination 1 16 16
Other 0
Total Work Load:
150
Total Work Load/25(h):
6
ECTS Credit of the Course:
6
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

NA