COURSE INFORMATION
Course Title: PUBLIC PROCUREMENT LAW
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 519 D 9 4 0 0 4 6
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Second Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: English
Compulsory/Elective: Elective
Classroom and Meeting Time:
Course Description: Lënda ka për synim të studiojë legjislacionin e prokurimit publik si një nga fushat me më rëndësi në kontratat me palë shtetërore, konfliktin e interesave në prokurimin publik si një nga cështjet më të prekura në praktikën e ankesave administrative, mënyrën se si do të vlerësohen këto nga Komisioni i vlerësimit të ofertave etj. Lënda gjithashtu do të fokusohet në regjimin e Komisionit Evropian si dhe direktivat e BE për prokurimin publik dhe përqasja e legjislacionit të brendshëm me atë europian.
Course Objectives: Lënda synon të garantojë që të gjithë studentët të kenë një zotërim të plotë të rregullave të prokurimit publik (legjislacioni shqiptar dhe legjislacioni europian) si dhe praktikat më të mira në këtë fushë; Të fitojnë njohuri mbi parimet ligjore që rregullojnë procedurat e prokurimit publik;
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Hyrje në Legjislacionin e Prokurimit Publik; Historiku i prokurimit publik në Shqipëri,; Evoluimi i tij nga krijimi deri në ditët e sotme.
2 Qëllimi i Rregullimit të Prokurimit Publik; Nevoja për rregullimin e prokurimit publik,; Fuksioni i prokurimit publik në një sistem të tregut të lirë.
3 Aktorët e sistemit të prokurimit publik, Agjencia e Prokurimit Publik, Avokati i Prokurimit, Organi Qendror Blerës, Autoritetet Kontraktore dhe Operatorët Ekonomikë
4 Elementët e procesit të prokurimit publik, nevoja për një mall, shërbim, apo punë, fondi publik në dispozicion të Autoritetit Kontraktor për këtë qëllim; Roli dhe rëndësia e parimeve në procesin e prokurimit publik; Rastet e shkeljes së parimeve të prokurimit publik.
5 Konflikti i interesave në prokurimin publik ; Llojet e konfliktit të interesave; Rasti i konflikteve të anëtarëve të njësisë së prokurimit, të anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të titullarit të AK-së, etj. Rastet e konfliktit të interesave të operatorëve ekonomikë; Parashikimet ligjore për zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave.
6 Rëndësia e identifikimit të nevojave që do të realizohen nëpërmjet procesit të prokurimit publik; ekzistenca e nevojës, si element kyç në legjitimimin e procesit të prokurimit; ndikimi i drejtëpërdrejtë i identifikimit të nevojave, në realizimin me sukses, ose jo të kontratës publike që do të lidhet në përfundim të procesit të prokurimit; identifikimi dhe planifikimi i nevojave, si pjesë e planifikimit buxhetor të Autoritetit Kontraktor.
7 Specifikimet teknike, kriteret për kualifikim dhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit; Përgatitja e specifikimeve, -Parimet që duhet të mbahen parasysh në përgatitjen e specifikimeve teknike, Karakteristikat e specifikimeve teknike si dhe roli i tyre në një procedurë prokurimi, etj.
8 Llojet e procedurave të prokurimit publik sipas legjislacionit shqiptar; Procedurat e prokurimit publik; Rastet e përzgjedhjes së tyre;
9 Zhvillimi i procesit të prokurimit publik ; Hapat që duhet të ndiqen gjatë procesit të prokurimit; Roli dhe përgjegjësia e secilit prej funksioneve brenda AK, gjatë ciklit të prokurimit; Përgjegjësia e AK-së në administrimin e këtij procesi.
10 Sistemi i rishikimit në prokurimin publik; E drejta për ankim në procesin e prokurimit publik; Shkallët e ankimit.
11 Sistemi i prokurimit elektronik në Shqipëri; Mënyra e prokurimit nëpërmjet sistemit elektronik, Roli i APP-së dhe AK-ve në sistemin e prokurimit elektronik, Integriteti dhe gjurmueshmëria e të dhënave në sistemin e prokurimit elektronik, Përparësitë e përdorimit të sistemit të prokurimit elektronik etj
12 Menaxhimi i kontratës; Roli i Autoritetit Kontraktor në menaxhimin e kontratës;; Lidhja midis kontratës dhe procesit të prokurimit; Mundësia e ndryshimit të kushteve të kontratës publike, pas lidhjes së saj; Rëndësia e mirëmenaxhimit të kontratës publike.
13 Regjimi i Komisionit Evropian për Prokurimin Publik dhe situata aktuale dhe ndryshimet e nevojshme legjislative për përafrimin e mëtejshëm të sistemit të prokurimit publik shqiptar me atë evropian
14 Direktivat e BE-së për prokurimin publik; Rëndësia e rregullimit të prokurimit publik sipas Direktivave përkatëse të BE-së. / Detyrimet e MSA për prokurimin publik,Ndryshimet e nevojshme në legjislacionin shqiptar të prokurimit, etj.
Prerequisite(s): N/A
Textbook: 1- Inspektoriati I Lartë I Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Agjencia e Prokurimit Publik, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe Fakultetit të Drejtësisë (2009) Manuali Mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Prokurimet Publike, Dituria,Tirana . 2-IPA (2008) Udhëzues Mbi përzgjedhjen e kontratave publike, IPA, Tiranë 3-APP (2012) Udhëzues Për mbështetjen dhe forcimin e sistemeve shqiptare të prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve publike, APP, Tiranë 5-Christopher Bovis (2007) EU Public Procurement Law, Edward Edgar Publishing, London 6-Christopher Bovis (2006) EC Public Procurement: Case Law and Regulation, OUP, Oxford 7-Ruth Nielsen and Steen Treumer (eds.) (2005) The New EU Public Procurement Directives, Danmarks Jurist, Denmark.
Other References: 1-Ligji Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar 2-Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar 3-Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.45, datë 21.01.2009 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik me mjete elektronike” 5-Direktiva 2004/18/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 31 Mars 2004 mbi koordinimin e procedurave për lidhjen e kontratave për punë publike, për lidhjen e kontratave për furnizimet publike dhe kontratave të shërbimeve publike 6-Direktiva e Këshillit 89/665/EECe 21 Dhjetor 1989 mbi koordinimin e ligjeve, rregullave dhe masave administrative përsa i përket aplikimit të procedurave rishikuese në lidhjen e kontratave të furnizimeve dhe punëve publike 7-Direktiva 2007/66/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 11 Dhjetor 2007 që ka ndryshuar Direktivën e Këshillit 89/665/EEC dhe 92/13/EEC përsa i përket përmirësimit të efektit të procedurave rishikuese në lidhjen e kontratave publike 8-Direktiva e Këshillit 92/13/EEC e 25 Shkurt 1992 që koordinon ligjet, rregullat, dhe masat administrative në lidhje me aplikimin e rregullave të Komunitetit rreth procedurave të prokurimit të enteve që operojnë në sektoret e furnizimit me ujë, energji, në sektorët e transportit dhe telekomunikacionit 9-Direktiva 2004/17/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 31 Mars 2004 që koordinon procedurat e prokurimit të enteve që operojnë në sektoret e furnizimit me ujë, energji, në sektorët e transportit dhe shërbimeve postale
Laboratory Work: N/A
Computer Usage: N/A
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Në përfundim të lëndës studenti do të njohin dhe të kuptojnë terminologjinë, konceptet, parimet dhe teoritë më të rëndësishmë të përdorura në fushën e prokurimit publik.
2 Njohin kuadrin evropian të prokurimit publik dhe raportin e legjislacionit shqiptar me këtë të fundit
3 Gjykojnë dhe vlerësojnë ligjshmërinë e veprimeve në procedurat e prokurimit publik; Jenë të aftë të gjykojnë dhe zgjidhin një cështje apo konflikt konkret që mund të dalin në fushën e prokurimit publik
4 Studentët do të Njohin dhe kuptojnë procedurat e prokurimit publik në kuadrin e legjislacionit shqiptar të prokurimit publik
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Integrated second cycle study program in Law Program
1 Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. 5
2 Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. 5
3 Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. 5
4 Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. 35
5 Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. 4
6 Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. 5
7 Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. 5
8 Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. 3
9 Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. 5
10 Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. 5
11 Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. 4
12 Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit.
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
30
Quiz
2
15
Final Exam
1
40
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 14 3 42
Mid-terms 1 20 20
Assignments 0
Final examination 1 40 40
Other 0
Total Work Load:
150
Total Work Load/25(h):
6
ECTS Credit of the Course:
6