Academic staff member responsible for the design of the course syllabus
(name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature)
|
Dr. Gentjan Skara gskara@epoka.edu.al
|
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address
and signature) and Office Hours:
|
M.Sc. Gledis Nano gnano@epoka.edu.al
, -
|
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email
address and signature) and Office Hours:
|
NA
|
Language: |
Albanian
|
Compulsory/Elective: |
Elective
|
Study program: (the study for which this course is offered) |
Integrated second cycle study program in Law
|
Classroom and Meeting Time: |
E Martë: 8:40-12:30, D 202
|
Teaching Assistant(s) and Office Hours: |
NA
|
Code of Ethics: |
Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
|
Attendance Requirement: |
75%
|
Course Description: |
Kriminalistika është shkenca e studimit të gjurmëve të krimit në vendin e ngjarjes dhe e ekzaminimit të tyre në laborator, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autoreve të tyre. Kjo lëndë do të japë njohuri studentëve mbi kqyrjen e vendit te ngjarje, që kryhet nga, ekspertet me kualifikim te përgjithshëm kriminalistik, te inkuadruar në strukturat policore te rretheve dhe ekspertimin kriminalistik, që kryhet nga eksperte të specializuar të profileve të ndryshme (kimistë, fizikantë, biologë, elektronistë, etj) në institutet kriminalistike, të cilat në disa vende quhen Institute të Policisë shkencore, e në vende të tjera institute të shkencave ligjore (forense).
|
Course Objectives: |
1. Përvetësimi i njohurive bazë në fushën e kriminalistikës,
2. Të njohë konceptet themelore dhe të bëjë dallimin midis gjurmëve dhe sendeve prova materiale në procesin e hetimit dhe të gjykimit
3. Zbulimi, Fiksimi, Marrja dhe ekzaminimi i gjurmëve dhe sendeve prova materiale.
4. Të kontribuajë në ngritjen e verioneve të sakta dhe parandalimin e veprave kriminale.
|
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
|
1 |
Identifikimi kriminalistik
|
2 |
Teknika kriminalistike
|
3 |
Gjurmët traseologjike , balistike, me natyre biologjike
|
4 |
Këqyrja e vendit të ngjarjes
|
5 |
Versionet Hetimore
|
6 |
Konkluzionet kriminalistike
|
7 |
Procesverbali, skicimi dhe fotografimi kriminalsitik
|
Week |
Topics |
1 |
Shkenca Kriminalistike dhe roli i saj. Lindja e shkencës së kriminalistikës në vendin tonë. Parimet dhe detyrat e kriminalistikës. Burimet lidhore dhe lidhja e saj me shkencat e tjera.(Fq.13-55) |
2 |
Teknikat e fiksimit te provave materiale, fotografia kriminalistike. Rëndësia, llojet dhe metodat kryesore. Bazat shkencore të fotografisë. Fotografia kriminalistike në kryerjen e veprimeve procedurale. Procesverbali, skica dhe tabela fotografike e vendit të ngjarjes.(Fq.56-68) |
3 |
Traseologjia. Mekanizmi i formimit të gjurmëve traseologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve traseologjike. Daktiloskopia, gjurmët e gishtave dhe të pëllëmbës së dorës, gjurmët e këmbëve dhe gjurmët e veglave të thyerjes.(Fq.75-129) |
4 |
Balistika kriminalistike. Kuptimi dhe rëndësia e balistikës kriminalistike. Llojet e armëve të zjarrit. Metodat e zbulimit, fiksimit të armëve, predhës dhe gjurmëve të tjera, ekspertimi tyre. Armët e Ftohta dhe ekspertimi tyre.(Fq.94-111 Njohuri për Kriminalistikën, Mandro, pjesa e dytë) (Fq.130-160) |
5 |
Mikrogjurmët dhe Gjurmët me natyrë Biologjike. Kuptimi i mikrogjurmëve, zbulimi dhe fiksimi i tyre ne vendin e ngjarjes. ADN-ja, rëndësia, gjetja, fiksimi i tyre në vendngjarje. Ruajtja e provave të ADN-së. Ekzaminimi në kushte laboratorike dhe profili i ADN-së.(Fq.382-396 Mjekësia Ligjore Kriminalistike) |
6 |
Këqyrja e vendit të ngjarjes. Metodat taktike të këqyrjes së vendit të ngjarjes. Ngritja dhe verifikimi i versioneve hetimore në këqyrjen e vendit të ngjarjes. Mjetet teknike kriminalistike për fiksimin e rezultateve.(Fq.199-240). |
7 |
Toksikologjia Mjekoligjore. Studiohen dëmtimet që i vijnë shëndetit dhe vdekjet nga helmimet e ndryshme. Format mjekoligjore sipas shpeshtësisë janë helmimet aksidentale, vetëvrasjet dhe shumë rrallë vrasjet. (Fq.292-309 Mjekësia Ligjore Kriminalistike). |
8 |
Midterm Exam |
9 |
Planifikimi i Hetimit dhe Ekspertimi Kriminalistik. Versionet hetimore. Kuptimi dhe detyrat e planifikimit të hetimit. Versionet hetimore kuptimi dhe klasifikimi i tyre. Hartimi i planit të hetimit Rëndësia e ekspertimit kriminalistik. Parimet, detyrat e Prokurorit, OPGJ dhe Ekspertit kriminalist. (Fq.543-601) |
10 |
Metodika e hetimit të vrasjes. Vrasja në kuptimin juridik. Karakteristikat e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Zbulimi dhe këqyrja e kufomave të groposura. Fiksimi i provave materiale. Pyetjet që shtrohen për ekspertimin kriminalistik të provave të gjetura dhe fiksuara në vendngjarje. Ekspertimi mjeko ligjor i kufomës.(Fq.324-380) |
11 |
Taktika e pyetjes. Kuptimi dhe rëndësia e pyetjes. Bazat e psikologjisë në pyetje. Disa faktorë që ndikojnë në marrjen e njoftimeve të sakta gjatë procesit të pyetjes. Taktika e pyetjes së dëshmitarit. Taktika e pyetjes së të pandehurit. Metodika e pyetjes së të miturve. Ballafaqimi. (Fq.381-426) |
12 |
Metodika e hetimit të krimeve seksuale. Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të krimeve seksuale (karakteristika kriminalistike): Situatat kriminale të përdorimit të dhunës në krimet seksuale. Kallëzimi dhe fillimi i çështjes penale. Veprimet e para hetimore. Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. (Fq.618-631) |
13 |
Metodika e hetimit të veprave penale te kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale. Karakteristika kriminalistike. Veprimet e para hetimore. Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. (Fq.637-643) |
14 |
Raste Studimore |
Prerequisite(s): |
-
|
Textbook(s):
|
1.Mandro, Ilirjan. Kriminalistika. Tiranë: Emal, 2022
2.Mandro, Ilir. Njohuri për kriminalistikën. Tiranë: Emal, 2011
3.Begeja, Skënder. Kriminalistika. Tiranë 2004
|
Additional Literature:
|
1.Mandro, Ilir. Identifikimi i armëve me anë të shenjave karakteristike në gëzhojë. Revista Tribuna Juridike, Nr. 32, 2001.
2.Begeja, Skënder. Mandro, Ilir. Kqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri. Tiranë: Ilar, 2002.
3.Ikonomi, Vladimir. Metoda moderne në ekspertimin kriminalistik. Tiranë: Geer, 2006
4.Mandro, Ilir. Ciraku, Agim. Metodika e hetimit të ngjarjeve automobilistike. Tiranë: Pegi, 2003
5.Mandro, Ilir. Në labirinthet e balistikës kriminalistike. Tiranë: 2004
6.Sallavaci.O.Identifikimi i personit në bazë të AND-së, Tiranë 2004
|
Laboratory Work: |
|
Computer Usage: |
|
Others: |
No
|
1 |
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë bazat metodologjike të kriminalistikës. |
2 |
Studentët do të jenë të aftë të identifikojnë shenjat grupore dhe shenjat e veçanta te identifikimit kriminalistik |
3 |
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë teknikat e ndryshme kriminalistike |
4 |
Studentët do të jenë të aftë të zbulojnë, fiksojnë dhe ekzaminojnë gjurmët dhe sendet prova materiale |
5 |
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë taktikat e ndryshme kriminalistike |
6 |
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes |
7 |
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë metodikat e ndryshme kriminalistike |
No |
Program Competencies |
Cont. |
Integrated second cycle study program in Law Program |
1 |
Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. |
5 |
2 |
Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. |
5 |
3 |
Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. |
5 |
4 |
Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. |
4 |
5 |
Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. |
5 |
6 |
Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. |
5 |
7 |
Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. |
5 |
8 |
Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. |
5 |
9 |
Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. |
5 |
10 |
Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. |
|
11 |
Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. |
4 |
12 |
Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. |
5 |