EPOKA UNIVERSITY
FACULTY OF ECONOMICS AND ADMINISTRATIVE SCIENCES
DEPARTMENT OF BANKING AND FINANCE
COURSE SYLLABUS
2021-2022 ACADEMIC YEAR
COURSE INFORMATIONCourse Title: BAZAT E FINANCËS SË KORPORATAVE |
Code | Course Type | Regular Semester | Theory | Practice | Lab | Credits | ECTS |
---|---|---|---|---|---|---|---|
BAFAL 233 | B | 3 | 3 | 0 | 0 | 3 | 5 |
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) | NA |
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | Dr. Fatbardha Morina fmorina@epoka.edu.al , Tuesday 13:30-15:30 |
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | NA |
Teaching Assistant(s) and Office Hours: | NA |
Language: | English |
Compulsory/Elective: | Compulsory |
Study program: (the study for which this course is offered) | Bachelor in Banking and Finance (Albanian) |
Classroom and Meeting Time: | A/131 11:45-14:30 |
Code of Ethics: |
Code of Ethics of EPOKA University Regulation of EPOKA University "On Student Discipline" |
Attendance Requirement: | 60% |
Course Description: | Kjo lëndë trajton mjetet dhe teknikat e perdorura në vendim-marrje nga drejtuesit financiare. Ajo meret përgjithësisht me perdorimin e teknikave për vleresimin financiar, vleresimin e mjeteve dhe instrumentave financiar, perdorimin e vlerës kohore të parasë, njohjen e koncepteve të riskut dhe kthimit, buxhetimin e kapitalit duke përfshirë strukturën e kapitalit dhe levën financiare. Pas mbarimit me sukses të kësaj lënde studentët do të kuptojnë sesi menaxherët financiarë marrin vendime dhe sesi këto vendime lidhen me strategjinë e kompanisë. Një vëmendje e vecantë do të kenë dhe ngjarjet aktuale si LBO, kapitali privat dhe sipërmarrës, financa e inovacionit etj. |
Course Objectives: | ”Bazat e Financës së Korporatave”, është lënda bazë për formimin me njohuritë financiare për studentët. Objektivi i kësaj lënde është që të pajisë studentët me një bazë themelore teorike për të punuar në kuadër të vendimmarrjes financiare. Qëllimi i këtij kursi është përfitimi i njohurive mbi konceptet bazë të shkencës së financës së korporatave dhe rolit të menaxherit financiarë, aftësimi për të analizuar situatën financiare të një biznesi, aftësimi për të planifikuar financat personale, për të vlerësuar efektin e veprimtarisë financiare dhe bankare për zhvillimin e sistemit financiar dhe të tregjeve financiare në vend, parashikimin e të ardhurave të pritshme duke marrë në konsideratë vlerën në kohë të parasë, si dhe menaxhimin e fondeve për të maksimalizuar fitimin e pritshëm. Nga ana tjetër kursi jep njohuri në lidhje me risqet e ndryshme me të cilat mund të përballen individët dhe firmat në menaxhimin e fondeve si dhe ndihmon për matjen e veprimeve të këtyre risqeve, ndikimet mbi veprimtarinë financiare dhe metodat që mund të përdoren për të minimizuar efektet e tyre. Gjithashtu, proçesi i mendimit dhe teknikat e prezantuara në këtë kurs mund të aplikohen lehtë në situata të përditshme të vendimmarrjes personale. Ky kurs trajton njohuritë e para në lidhje me financën, vlerën në kohë të parasë, riskun dhe kthimin, analizën e raporteve financiare, analizën e pikës ekuilibër, koston dhe buxhetimin e kapitalit, financën publike dhe ndërkombëtare, duke mbuluar konceptet thelbësore, mjetet, metodat dhe strategjitë në sektorin e financës, duke u ndalur kryesisht në aspektin teorik dhe praktik. |
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
|
1 | Financat e korporatave - Financat e korporatave është një fushë e financës e cila merret me menaxhimin e burimeve financiare dhe të strukturës së kapitalit nga ana e menaxhereve per të rritur vlerën e kompanisë. |
2 | Bilanc - Bilanc është një pasqyrë e pozicionit financiar të një biznesi i cili deklaron aktivet, detyrimet dhe kapitalin e pronarëve në një pikë të caktuar kohore |
3 | Vlera aktuale Present value (PV) - Vlera aktuale është paraja e gatshme në dorë sot të skontuara me një normë skontimi interesi. |
4 | E përvitshme - Një e përvitshme është një rrjedhje e flukseve monetare të barabarta dhe periodike, gjatë një periudhe kohore të caktuar. |
5 | Obligacioni - Obligacionet janë instrumente të borxhit afatgjatë të përdorur nga biznesi dhe qeveria për të mbledhur shuma parash të mëdha, zakonisht nga një grup i ndryshëm huadhënësish. |
6 | Norma reale e interesit - Norma reale e interesit është norma e interesit e cila është rregulluar më normën e inflacionit. E cila pasqyron ndryshimin në fuqinë blerëse. |
7 | Afati I shlyerjes- Afati I shlyerjes është koha që duhet për të mbuluar shpenzimet e investimit fillestar për një projekt |
8 | Indeksi i përfitueshmërisë Profitability Index (PI) - Mat raportin përfitim kosto për njësi bazuar në vlerën në kohë të parasë. |
9 | Risku i riinvestimit- Risku i riinvestimit është pasiguria në lidhje me normën e interesit në të cilën flukset monetare mund të riinvesohen. |
10 | Yield-to-maturity - YTM është norma e tregut e interesit që lidhet me cmimin aktual të obligacionit |
COURSE OUTLINE
|
Week | Topics |
1 | Hyrje në Financën e Koporatave, Metoda e Vlerësimit |
2 | Kapitulli 1: Hyrje në Financën e Korporatave 1.1 Të përkufizohet financa si koncept 1.2 Llojet e financave të një vendi 1.3 Format ligjore të organizimit të biznesit 1.4 Qëllimi i menaxherit financiar 1.5 The Agency Problem (Problemi i agjensise dhe menaxhimi i finances së korporatave 1.6 Tregjet financiare dhe korporatat Faqe 40-61 |
3 | Kapitulli 2: Pasqyrat financiare, taksat dhe flukset e parasë 2.1 Bilanci 2.2 Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve 2.3 Taksat 2.4 Pasqyra e Flukseve të mjeteve monetare (Cash Flow) Faqe 61-89 |
4 | Kapitulli 3: Analiza e pasqyrave financiare 3.1 Standartizimi i pasqyrave financiare 3.2 Analiza nëpërmjet raporteve financiare 3.3 Analiza Du Pont 3.4 Rritja e brendshme dhe e qendrueshme 3.5 Perdorimi i informacionit nga pasqyrat financiare Faqe 90-136 |
5 | Përsëritje , ushtrime, Quiz |
6 | Kapitulli 4: Vlera në kohë e parasë 4.1 Vlerën e ardhshme të një investimi të bërë sot 4.2 Vlera e tashme e një fluksi të marrë në të ardhmen 4.3 Kthimi nga investimi Faqe 136-160 |
7 | Përsëritje , ushtrime |
8 | Provimi gjysëm -semestral |
9 | Kapitulli 5: Vlerësimi me anë të flukseve të skontuara të parasë 5.1 Vlera e ardhshme dhe vlera e tashme e shumë flukseve monetare. 5.2 Krahasimi i normave të interesit : Efekti në interesin e përbërë për periudha të ndryshme. 5.3 Vlerësimi i flukseve monetare:E përvitshme dhe e Perjetshme. 5.4 Lloji i kredive dhe amortizimi i kredive. Faqe 161-203 |
10 | Kapitulli 6: Normat e interesit dhe Vlerësimi i Obligacioneve 6.1 Obligacionet dhe Vlerësimi i Obligacioneve 6.2 Informacione të tjera mbi Obligacionet 6.3 Bond Ratings 6.4 Disa lloje të ndryshme të obligacioneve 6.5 Tregu i Obligacioneve 6.6 Inflacioni dhe norma e interesit 6.7 Përcaktuesit e normës së interesit për Obligacionet Faqe 204-243 |
11 | Kapitulli 7: Tregu i kapitalit dhe Vlerësimi i aksioneve 7.1 Vlerësimi I aksioneve të zakonshme 7.2 Disa karakteristika të aksioneve të zakonshme dhe aksioneve të preferuara. 7.3 Tregu I Aksioneve Faqe 244-274 |
12 | Kapitulli 8: Vlera aktuale neto dhe kriteret e tjera vlerësuese 8.1 Vlera aktuale neto (Net Present Value) 8.2 Afati I Shlyerjes (The Payback Rule) Faqe 275-284 |
13 | Kapitulli 8: Vlera aktuale neto dhe kriteret e tjera vlerësuese 8.3 Norma Mesatare e Kthimit (The Average Accounting Return) 8.4 Norma e Brendshme e Kthimit (The Internal Rate Of Return) 8.5 Indeksi I përfitueshmërisë (The Profitability Index) 8.6 Praktikat e Buxhetimit të kapitalit Faqe 285-313 Quiz 2 |
14 | Përsëritje |
Prerequisite(s): | N/A |
Textbook(s): | Bazat e Finances se Korporatave (Cikel Leksionesh). Hallunovi. A (2018). Essentials of Corporate Finance, Stephan A. Ross, Randolph W. Westerfield and Bradford D. Jordan, McGraw-Hill 9th edition |
Additional Literature: | Fundamentals of Corporate Finance, Brealey, Myers and Marcus (any edition)*** https://www.khanacademy.org/ (for additional tutorials for free) |
Laboratory Work: | N/A |
Computer Usage: | Po |
Others: | No |
COURSE LEARNING OUTCOMES
|
1 | Diskutimi mbi përgjegjësitë e ndryshme të menaxherëve financiarë të korporatës. |
2 | Aftësimi për të analizuar situatën financiare të një korporate. |
3 | Parashikimi i të ardhurave të pritshme duke marrë në konsideratë vlerën në kohë të parasë. |
4 | Njohuri në lidhje me risqet e ndryshme me të cilat mund të përballen korporatat në menaxhimin e fondeve si edhe sesi ndihmon për matjen e veprimeve të këtyre risqeve. |
5 | Të tregohet se pse drejtuesit e korporatave kanë nevojë për një kuptim të sofistikuar të tregjeve financiare. |
6 | Menaxhimi i fondeve për të maksimalizuar fitimin e pritshëm. |
7 | Analizimi i raporteve financiare dhe vendimet e duhura të menaxherëve financiarë në mbarëvajtjen e korporatës. |
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution) |
No | Program Competencies | Cont. |
Bachelor in Banking and Finance (Albanian) Program | ||
1 | Studentët fitojnë aftësinë e të parit të problemeve te përditshme nga një perspektivë më e gjerë dhe të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e etikës profesionale dhe integritetit në vendin e punës | 5 |
2 | Studentet zhvillojne njohuritë e tyre në fushën e bankë financës duke perfshirë, konceptet, teoritë dhe pjesën analitike. | 5 |
3 | Studentet arrijne te kuptojnë bazat e financës së korporatave, rëndësinë e menaxhimit financiar në një sipërmarrje, si dhe te zgjerojnë më tej njohuritë në këtë fushë. | 5 |
4 | Studentet jane te afte te aplikojne modelet e vleresimit te aseteve të ndryshme financiare, te masin riskun dhe normën e kthimit dhe të përshkruajnë raportin mes tyre. | 5 |
5 | Studentët marrin njohuri mbi bazën ligjore dhe funksionimin e sistemit bankar dhe bankës qëndrore si dhe sistemin bankar ndërkombëtar. | 3 |
6 | Studentet janë të aftë të kuptojnë dhe të vënë në përdorim teoritë themelore ekonomike dhe mjetet për të zgjidhur problemet ekonomike qe hasen ne industrinë e shërbimeve financiare dhe bankare. | 3 |
7 | Studentet kanë aftësinë të pwrdorin të dhënat financiare, ekonomike dhe ato kontabël si dhe informacione të tjera për të zgjidhur probleme të ndryshme të biznesit me antë të modeleve statistikore dhe matematikore. | 4 |
8 | Studentët zhvillojnë aftësitë në fushën e IT dhe ato numerike, si dhe njohuritë mbi databazat të cilat mund ti përdorin në industrinë e shërbimeve financiare për të adresuar zhvillimet rrënjësorë që ka sjellë teknologjia financiare. | 4 |
9 | Studentët zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik, analizës, interpretimit, zgjidhjes së problemeve dhe nxjerrjes së konkluzioneve, si dhe komunikimit në mënyrë efektive në nivel individual apo në skuadër. | 4 |
10 | Studentet kanë mundësinë e zotërimit të kompetencave apo aftësive për zhvillimin profesional në industrinë e shërbimeve financiare apo për të ndjekur studimet e mëtejshme brënda kësaj disipline. | 4 |
COURSE EVALUATION METHOD
|
Method | Quantity | Percentage |
Midterm Exam(s) |
1
|
35
|
Quiz |
2
|
5
|
Final Exam |
1
|
45
|
Attendance |
10
|
|
Total Percent: | 100% |
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
|
Activities | Quantity | Duration(Hours) | Total Workload(Hours) |
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) | 16 | 3 | 48 |
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) | 16 | 3 | 48 |
Mid-terms | 1 | 9 | 9 |
Assignments | 0 | ||
Final examination | 1 | 10 | 10 |
Other | 10 | 1 | 10 |
Total Work Load:
|
125 | ||
Total Work Load/25(h):
|
5 | ||
ECTS Credit of the Course:
|
5 |
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER
|
NA |