COURSE INFORMATION
Course Title: MENAXHIM I INSTITUCIONEVE FINANCIARE
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
BAFAL 312 C 6 3 0 0 3 6
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: M.Sc. Sonila Gruda sgruda@epoka.edu.al , 14:45 me 17:30
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: English
Compulsory/Elective: Elective
Study program: (the study for which this course is offered) Bachelor in Banking and Finance (Albanian)
Classroom and Meeting Time: E-B33 14:45 me 17:30
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: At least 75% required
Course Description: Kjo lëndë është krijuar për të studiuar tregjet financiare dhe institucionet që përqendrohen në matjen dhe menaxhimin e riskut bankar (risku i kredisë, risku i likuiditetit, risku operacional, risku i normës së interesit dhe risku i tregut). Kjo lënde gjithashtu përqëndrohet në çështjet që lidhen me kapitalizimin (Konventa Bazelit I, II, III), derivativat dhe diversifikimin e portofolit financiar.
Course Objectives: Sistemi financiar i një vendi është është shtylla kryesore dhe faktori përcaktues për zhvillimin ekonomik të tij. Institucionet Financiare kane vecori unike që duhet të njihen nga studentët e cdo profili të ekonomisë. Qëllimi i kursit është t’i njohë studentët me konceptet kryesore të institucioneve financiare, menaxhimin e tyre, analizen e pasqyrave specifike, vendimmarrjen mbi analizat e rapoteve dhe riskun qe kalojne ne momente te ndryshme. Studentët do të njihen me praktika aktuale të zhvillimit të institucioneve financiare ne bote dhe Shqiper, sidhe problematikat e tyre. Kjo do behet e mundur permes analizes konkrete qe do i behet pasqyrave financiare, mbi raste konkrete te institucioneve. Me anën e njohurive të marra nga kjo lëndë synohet që studentët në fund të kursit të jenë të përgatitur të ndërmarrin me sukses vendime financiare në nivel kompanie dhe individual.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Institucionet Financiare
2 Institucione depozituese
3 Institucione hipotekore
4 Institucione kursimore kontraktuale
5 Ndërmjetësit investues
6 Korparatat Financiare
7 Institucionet e Fondit
8 Banka Qendrore
9 Rreziqet e Institucioneve financiare
10 Institucioneve Financiare ne Shqiperi
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 Prezantim i lëndës dhe metodologjisë.
2 Institucionet Financiare+ Diskutime, raste studimore Konceptet kryesore që do të trajtohen në këtë leksion janë: roli i Institucionet Financiare si monitor i deleguar, si prodhues informacioni, transmetimi i politikës monetare, menyra e alokimi i kredisë, transfertat e pasurisë ndërmjet brezave ose ndërmjetësimi në kohë, shërbimet e pagesave dhe ndërmjetësimi i emërtimit. Ky kapitull përshkruan faktorë dhe forca të ndryshme që ndikojnë në institucionet financiare dhe veçantinë e shërbimeve që ofrojnë. Faktoret kryesore ne Pasqyrat Financiare ne te cilat janë mbështetur në realizimin e fitimeve duke kryer funksione të veçanta tradicionale (të tilla si transformimi i aktiveve dhe ofrimi i shërbimeve të likuiditetit), duke u zgjeruar në shitja e shërbimeve financiare që ndërlidhen me transaksionet direkte të tregut të sigurisë, të tilla si menaxhimi i aktiveve, sigurimet dhe shërbimet e nënshkrimit.
3 Bankat Tregtare Depozitore+ Një rast studimor i Ahli United Bank Në këtë leksion studentët do të njihen me madhësine, strukturen dhe analizen e pasqyrave financiare te Institucioneve Banka Tregtare Depozituese. Ne kete kapitull, fillimisht, do mesojne aktivet kryesore të mbajtura nga bankat tregtare, përgjegjësitë e agjencive rregullatore federale, rregulloret kryesore që kanë ndikuar në operacionet, si dhe tendencat në ROA dhe ROE në industrinë bankare komerciale
4 Bankat Tregtare Depozitore+ Një rast studimor i Ahli United Bank Analiza e pasqyrave financiare të bankes komerciale në Bahrein, paraqitja e një pasqyrë të Ahli United Bank duke interpretuar pasqyrat financiare, duke identifikuar përfitueshmëria e bankes dhe te analizohet performanca financiare e kesaj banke.
5 Institucione kursimore kontraktuale + Leksion i Hapur (ore diskutimi) Në këtë kapitull do të paraqiten llojet e Sigurimeve të Jetës, bilanci i gjendjes dhe tendencat e fundit qe keto institucione kane, rregullorja ndihmuese ne menaxhimin e sigurimit te prones. Ky kapitull do ndihmoj studentet te kuptojne Pse kompanitë e sigurimit të jetës investojnë në aktive afatgjata?, cili është burimi kryesor i rrezikut të sigurimit të jetës? Dhe cilët janë rregullatorët kryesorë të industrisë së sigurimeve të jetës?
6 Leksion i Hapur (ore diskutimi) Te ftuar dy perfaqesues te Albsig Jeta (Kastrati Group) me te cilet do diskutohet mbi format organizative të institucionit financiar, sfidat, struktura menaxhimit, produktet dhe raportimet.
7 Ndërmjetësit investues + Seminar (Teori dhe ushtrime) Analize e ndryshimit mes shërbimeve të ndërmjetësimit dhe shërbimeve të nënshkrimit. Çështjet kryesore që do të trajtohen në këtë temë janë: Cilat janë fushat kryesore të aktiviteteve për firmat e letrave me vlerë dhe bankat e investimeve? Cilat janë aktivitetet tregtare që kryejnë firmat e letrave me vlerë dhe bankat e investimeve? Përshkrimi i trendit te përfitueshmërisë në industrinë e letrave me vlerë gjatë 10 viteve të fundit. Cilat janë asetet kryesore të mbajtura nga agjentët-dilerët? Pse tregtarët ndërmjetës priren të mbajnë më pak kapital se sa bankat tregtare dhe kursimet?
8 Provim i ndërmjetëm
9 Institucionet e Fondit- Seminar (Teori dhe ushtrime) Fondet e përbashkëta dhe fondet mbrojtëse janë institucione financiare që bashkojnë burimet financiare të individëve dhe kompanive dhe investojnë në portofol të larmishëm të aktiveve.Çështjet kryesore që do të trajtohen në këtë temë janë: fondet e kapitalit, fondet e obligacioneve, fondet hibrid, fondet e përbashkëta të tregut të parasë
10 Rreziqet e Institucioneve financiare- Seminar (Teori dhe ushtrime) Në këtë leksion do të studiojmë Rreziku i normës së interest, i kredisë, i likuiditetit, këmbimi valuator, i tregut etj.
11 Banka Qendrore Në këtë leksion do të shpjegohen struktura organizative dhe menaxheriale, politikat, sherbimet, institucionet ne varesi.
12 Tregu financiar në Shqipëri – Seminar Në këtë temë do të hidhet një vështrim i përgjithshëm mbi institucionet financiare në Shqipëri. Do të evidentohen zhvillimet dhe problemet e këtyre sistemeve në vendin tonë.
13 Prezantim i projekteve
14 Perseritje para provimit final
Prerequisite(s):
Textbook(s): Financial Institutions Management Loose Leaf , 27 January 2020 by Anthony Saunders (Author), Marcia Millon Cornett (Author), Otgo Erhemjamts (Author)
Additional Literature: Tregjet dhe Institucionet Financiare, Bruna Duraj, Ines Dika, 2018
Laboratory Work:
Computer Usage:
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Njohje të mirë mbi institucionet financiare në Shqipëri dhe ato ndërkombëtare.
2 Njohuri mbi strukturat e menaxhimi ne institucione depozituese, bankat afariste, komerciale, hipotekore.
3 Njohuri mbi rolin e institucione kursimore kontraktuale
4 Njohuri mbi rolin e ndërmjetësit investues
5 Njohuri mbi institucioneve i fondit.
6 Njohuri mbi rreziqet e institucioneve financiare.
7 Njohuri mbi institucioneve financiare ne Shqiperi.
8 Aftësi analitike në vlerësimin e rasteve studimore.
9 Aftësi për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet njohurive teorike të fituara përgjatë kursit.
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Bachelor in Banking and Finance (Albanian) Program
1 Studentët fitojnë aftësinë e të parit të problemeve te përditshme nga një perspektivë më e gjerë dhe të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e etikës profesionale dhe integritetit në vendin e punës 5
2 Studentet zhvillojne njohuritë e tyre në fushën e bankë financës duke perfshirë, konceptet, teoritë dhe pjesën analitike. 5
3 Studentet arrijne te kuptojnë bazat e financës së korporatave, rëndësinë e menaxhimit financiar në një sipërmarrje, si dhe te zgjerojnë më tej njohuritë në këtë fushë. 5
4 Studentet jane te afte te aplikojne modelet e vleresimit te aseteve të ndryshme financiare, te masin riskun dhe normën e kthimit dhe të përshkruajnë raportin mes tyre. 4
5 Studentët marrin njohuri mbi bazën ligjore dhe funksionimin e sistemit bankar dhe bankës qëndrore si dhe sistemin bankar ndërkombëtar. 4
6 Studentet janë të aftë të kuptojnë dhe të vënë në përdorim teoritë themelore ekonomike dhe mjetet për të zgjidhur problemet ekonomike qe hasen ne industrinë e shërbimeve financiare dhe bankare. 4
7 Studentet kanë aftësinë të pwrdorin të dhënat financiare, ekonomike dhe ato kontabël si dhe informacione të tjera për të zgjidhur probleme të ndryshme të biznesit me antë të modeleve statistikore dhe matematikore. 3
8 Studentët zhvillojnë aftësitë në fushën e IT dhe ato numerike, si dhe njohuritë mbi databazat të cilat mund ti përdorin në industrinë e shërbimeve financiare për të adresuar zhvillimet rrënjësorë që ka sjellë teknologjia financiare. -
9 Studentët zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik, analizës, interpretimit, zgjidhjes së problemeve dhe nxjerrjes së konkluzioneve, si dhe komunikimit në mënyrë efektive në nivel individual apo në skuadër. 5
10 Studentet kanë mundësinë e zotërimit të kompetencave apo aftësive për zhvillimin profesional në industrinë e shërbimeve financiare apo për të ndjekur studimet e mëtejshme brënda kësaj disipline. 4
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
25
Term Paper
1
30
Final Exam
1
40
Attendance
5
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 11 1 11
Mid-terms 1 16 16
Assignments 2 15 30
Final examination 1 15 15
Other 2 15 30
Total Work Load:
150
Total Work Load/25(h):
6
ECTS Credit of the Course:
6
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

Sistemi financiar i një vendi është është shtylla kryesore dhe faktori përcaktues për zhvillimin ekonomik të tij. Institucionet financiare karakterizohen nga vecori unike që duhet të njihen nga studentët e cdo profili të ekonomisë. Studentët do ushtrohen në zgjidhjen e situatave hipotetike në tema të tilla si tregu i parasë, tregu i borxhit dhe instrumentat e tregut të kapitalit dhe. Ata do përdorin të menduarit kritik për cështjet e vendimmarrjes në kontektstin e situatave të ndryshme në formën e rasteve studimore të paraqitura në lëndën e menaxhimit te instutucioneve financiare. Me anën e njohurive të marra nga kjo lëndë synohet që studentët në fund të kursit të jenë të përgatitur të ndërmarrin me sukses vendime financiare në nivel kompanie dhe individual. Lënda zhvillohet në zbatim të rregullave të sjelljes të parashikuara për stafin akademik, administrativ dhe për studentët në Kodin e Etikës të Universitetit “Epoka” si dhe në përmbushje të parimeve dhe vlerave tona të përbashkëta: etikës akademike, ndershmërisë, moralit, respektit, përgjegjshmërisë, drejtësisë, solidaritetit, korrektësisë, objektivitetit, përkushtimit, transparencës dhe tolerancës, me qëllim shmangien e çdo sjelljeje apo veprimi në kundërshtim me këto vlera.