EPOKA UNIVERSITY
FACULTY OF ECONOMICS AND ADMINISTRATIVE SCIENCES
DEPARTMENT OF BANKING AND FINANCE
COURSE SYLLABUS
2024-2025 ACADEMIC YEAR
COURSE INFORMATIONCourse Title: INSTITUCIONET DHE TREGJET FINANCIARE |
Code | Course Type | Regular Semester | Theory | Practice | Lab | Credits | ECTS |
---|---|---|---|---|---|---|---|
BAFAL 321 | B | 5 | 3 | 0 | 0 | 3 | 5 |
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) | Dr. Armanda Tola atola@epoka.edu.al |
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | Dr. Armanda Tola atola@epoka.edu.al , Thursday, 09.00-10.00 |
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | NA |
Language: | English |
Compulsory/Elective: | Compulsory |
Study program: (the study for which this course is offered) | Bachelor in Banking and Finance (Albanian) |
Classroom and Meeting Time: | B33 11.45 |
Teaching Assistant(s) and Office Hours: | NA |
Code of Ethics: |
Code of Ethics of EPOKA University Regulation of EPOKA University "On Student Discipline" |
Attendance Requirement: | at least 75% |
Course Description: | Tregjet financiare, ose tregjet e titujve financiar, luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin efikas të një ekonomie të tregut. Institucionet financiare janë institucionet që i bëjnë këto tregjet të funksionojnë me efikasitet. Lenda studion parimet themelore që qeverisin institucionet dhe tregjet financiare. Ne përpiqemi të kuptojmë punën e industrisë bankare, bankes qendrore dhe sjelljen e ndërmjetësve financiarë. Temat përfshijnë vlerësimin e pasurive financiare dhe karakteristikat e instrumenteve financiare në tregjet monetare dhe te kapitalit. Ne analizojmë marrëdhëniet midis institucioneve financiare, politikën monetare dhe stabilitetin e ekonomisë në tërësi. Lenda Institucionet dhe Tregjet financiare ofrojnë një themel për studimin e metejshem të Financave dhe te kuptuarit te ndryshimeve mes instrumenteve dhe institucioneve qe operojne ne tregjet e sotme financiare. |
Course Objectives: | Sistemi financiar i një vendi është është shtylla kryesore dhe faktori përcaktues për zhvillimin ekonomik të tij. Tregjet financiare karakterizohen nga vecori unike që duhet të njihen nga studentët e cdo profili të ekonomisë. Qëllimi i kursit është t’i njohë studentët me konceptet kryesore të tregjeve financiare, llojet dhe instrumentat e përdorur duke përfshirë edhe perspektivën e zbatimit dhe zhvillimit të tyre. Studentët do të njihen me praktika aktuale të zhvillimit të tregjeve financiare dhe problematikat e tyre. Njohja dhe kuptimi i teknikave analitike që zbatohen në tregjet financiare dhe i mjeteve që përdorin vendimmarrësit në lidhje me sjelljen e tyre brenda këtyre tregjeve janë elemente kyce të lëndës. Studentët do ushtrohen në zgjidhjen e situatave hipotetike në tema të tilla si tregu i parasë, tregu i borxhit dhe instrumentat e tregut të kapitalit dhe. Ata do përdorin të menduarit kritik për cështjet e vendimmarrjes në kontektstin e situatave të ndryshme në formën e rasteve studimore të paraqitura në lëndën e tregjeve dhe instutucioneve financiare. Me anën e njohurive të marra nga kjo lëndë synohet që studentët në fund të kursit të jenë të përgatitur të ndërmarrin me sukses vendime financiare në nivel kompanie dhe individual. |
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
|
1 | treg financiar |
2 | institucion financiar |
3 | norma e interesit |
4 | tregu valutor |
5 | treg kapitali |
6 | tregu i obligacioneve |
7 | tregu derivativ |
8 | fondet e pensioneve |
9 | tregu i sigurimeve |
COURSE OUTLINE
|
Week | Topics |
1 | Prezantim i lëndës dhe metodologjisë. |
2 | Sistemi financiar dhe tregjet financiare + Diskutime, raste studimore (Faqe 9-24) Konceptet kryesore që do të trajtohen në këtë leksion janë: struktura dhe funksionet e sistemit financiar. Njohja me ndërmjetësit financiarë dhe funksionet e tyre diskutohet në mënyrë të përgjithshme po ashtu në këtë temë. Instrumentet financiarë që janë elementet kryesorë e rregullimit të tregut financiar prezantohen në këtë temë. |
3 | Normat e interesit dhe struktura e tyre + Seminar teorik (Faqe 27-45) Në këtë leksion studentët do të njihen me mënyrën e vendosjes së normës së interesit dhe dy teoritë kryesore të normës së interesit: atë të fondeve të huajtshme dhe atë të preferencës për likuiditet, si dhe me teoritë kryesore së afateve kohore të normave të interesit. |
4 | Tregu monetar + Seminar (Teori dhe ushtrime) (Faqe 51-81) Në këtë leksion do të fokusohemi te tregu i parasë, qëllimin dhe rolin e tij si dhe pjesëmarrësit në të. Do të njihemi me instrumentet e tregut të parasë dhe normat e interesit që aplikohen (yield-et) duke u zgjeruar me njohjen e tyre edhe në planin ndërkombëtar. |
5 | Tregu i kapitalit 1 + Seminar (Teori dhe ushtrime) (Faqe 203-230) Në këtë kapitull do të ndalemi në klasifikimin e instrumentave të kapitalit. Do të japim një përshkrim të përgjithshëm për sa i përket aksioneve të zakonshme dhe ato të preferuara dhe do shtjellohet funksionimi i tregut primar dhe sekondar të kapitalit, duke u ndalur vecanërisht tek bursat, tregu mbi banak dhe tregu elektronik. Në këtë kapitull do krahasohen tregjet cash me ato forward si dhe tregjet e orientuara nga urdhrat me ato të orientuara nga kuotat. Në fund të kësaj pjese do njihemi edhe me konceptin e tregjeve hibride. |
6 | Tregu i kapitalit 2 + Seminar (Teori dhe ushtrime) (Faqe 230-270) Do vijojmë temën e tregut të kapitalit duke u ndalur te transaksionet që zhvillohen në këtë treg. Do njihen studentët me konceptet e cmimeve bid dhe ask dhe mënyrën e vendosjes së urdhrave. Pjesë e temës do jenë edhe indekset dhe indikatorët e tregut të aksioneve të cilët janë elementë që përdoren në analizën themelore dhe atë teknike te vlerësimit të aksionit. |
7 | Tregu valutor + Seminar (Teori dhe ushtrime) Në këtë leksion do të fokusohemi te tregu valutor, instrumentat dhe pjesëmarrësit në të. Do të njihemi me mënyrat e përcaktimit të kurseve të këmbimit, metodat e kuotimit, sistemet e ndryshme të kuotimit dhe për faktorët që ndikojnë në kurset e këmbimit. |
8 | Perseritje dhe ushtrime |
9 | Provim i ndërmjetëm |
10 | Tregu i borxhit dhe vlerësimi i obligacioneve - Seminar (Teori dhe ushtrime) (Fq 85-106) Çështjet kryesore që do të trajtohen në këtë temë janë: karakteristikat e tregut të borxhit duke u ndalur më ngutësisht tek obligacionet, mënyrën e vlerësimit të tyre dhe llojet e tyre. Analiza e obligacioneve, jetëgjatësia dhe konveksiteti i tij janë në fokus të këtij leksioni. |
11 | Tregu i huave hipotekore - Seminar (Teori dhe ushtrime) (Faqe 175-196) Në këtë leksion do të studiojmë huatë hipotekore duke nisur nga karakteristikat dhe llojet e tyre, kualifikimin e huamarrësit për të marrë kredi dhe mënyrën e amortizimit të hipotekës . Do të ndalemi gjithashtu edhe në institucionet e specializuara në dhënien e kredive. Gjatë kësaj teme do diskutohet edhe tregu dytësor i hipotekave dhe mënyrën e kthimit të hipotekave në letra me vlerë me impaktet e tyre. |
12 | Tregu i derivateve (Faqe 273-295) Në këtë leksion do të shpjegohen kontratat derivative, kontratat e ardhshme dhe kontratat e opsioneve. Diskutimi do të përqendrohet edhe te karakteristikat e përgjithshme të tyre dhe dallimet midis tyre. Do mësojmë se si përcaktohet çmimi i një opsioni, mbi bazën e argumenteve arbitrazhiste që do diskutohen në këtë temë. |
13 | Ndërmjetesit financiarë – Seminar (Faqe 305-319) Çështjet që do të trajtojmë në këtë temë janë: institucionet e depozitave, institucionet e kursimit të kontraktuar, fondet private dhe shtetërore të pensioneve, ndërmjetësit e investimit dhe rregullatorët e sistemit financiar. |
14 | Prezantim projektesh dhe perseritje. |
Prerequisite(s): | |
Textbook(s): | Tregjet dhe Institucionet Financiare, Bruna Duraj, Ines Dika, 2018 |
Additional Literature: | Financial Markets and Institutions 9th edition, Frederic S. Mishkin, Stanley G. Wakins, 2017 Cikël leksionesh “Sistemi financiar në Shqipëri dhe Kosovë”, Arbi Agalliu (2014) |
Laboratory Work: | 0 |
Computer Usage: | 0 |
Others: | No |
COURSE LEARNING OUTCOMES
|
1 | Njohje të mirë mbi tregjet dhe institucionet financiare në Shqipëri dhe ato ndërkombëtare. |
2 | Njohuri mbi strukturat e normave të interesit dhe mënyrës së përcaktimit të tyre. |
3 | Njohuri mbi rolin e bankave te investimit dhe kursimit në tregjet financiare. |
4 | Njohuri mbi rolin e ndërmjetësve finaciarë dhe rregullatorëve. |
5 | Njohuri mbi tregjet e kapitalit dhe funksionimin e bursave. |
6 | Njohuri mbi tregjet e borxheve (hua dhe obligacione). |
7 | Njohuri mbi tregun e parasë dhe këmbimin valuator. |
8 | Aftësi analitike në vlerësimin e rasteve studimore. |
9 | Aftësi për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet njohurive teorike të fituara përgjatë kursit. |
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution) |
No | Program Competencies | Cont. |
Bachelor in Banking and Finance (Albanian) Program | ||
1 | Studentët fitojnë aftësinë e të parit të problemeve te përditshme nga një perspektivë më e gjerë dhe të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e etikës profesionale dhe integritetit në vendin e punës | 5 |
2 | Studentet zhvillojne njohuritë e tyre në fushën e bankë financës duke perfshirë, konceptet, teoritë dhe pjesën analitike. | 5 |
3 | Studentet arrijne te kuptojnë bazat e financës së korporatave, rëndësinë e menaxhimit financiar në një sipërmarrje, si dhe te zgjerojnë më tej njohuritë në këtë fushë. | 4 |
4 | Studentet jane te afte te aplikojne modelet e vleresimit te aseteve të ndryshme financiare, te masin riskun dhe normën e kthimit dhe të përshkruajnë raportin mes tyre. | 5 |
5 | Studentët marrin njohuri mbi bazën ligjore dhe funksionimin e sistemit bankar dhe bankës qëndrore si dhe sistemin bankar ndërkombëtar. | 4 |
6 | Studentet janë të aftë të kuptojnë dhe të vënë në përdorim teoritë themelore ekonomike dhe mjetet për të zgjidhur problemet ekonomike qe hasen ne industrinë e shërbimeve financiare dhe bankare. | 3 |
7 | Studentet kanë aftësinë të pwrdorin të dhënat financiare, ekonomike dhe ato kontabël si dhe informacione të tjera për të zgjidhur probleme të ndryshme të biznesit me antë të modeleve statistikore dhe matematikore. | 4 |
8 | Studentët zhvillojnë aftësitë në fushën e IT dhe ato numerike, si dhe njohuritë mbi databazat të cilat mund ti përdorin në industrinë e shërbimeve financiare për të adresuar zhvillimet rrënjësorë që ka sjellë teknologjia financiare. | 3 |
9 | Studentët zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik, analizës, interpretimit, zgjidhjes së problemeve dhe nxjerrjes së konkluzioneve, si dhe komunikimit në mënyrë efektive në nivel individual apo në skuadër. | 4 |
10 | Studentet kanë mundësinë e zotërimit të kompetencave apo aftësive për zhvillimin profesional në industrinë e shërbimeve financiare apo për të ndjekur studimet e mëtejshme brënda kësaj disipline. | 4 |
COURSE EVALUATION METHOD
|
Method | Quantity | Percentage |
Midterm Exam(s) |
1
|
35
|
Project |
1
|
20
|
Final Exam |
1
|
40
|
Attendance |
5
|
|
Total Percent: | 100% |
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
|
Activities | Quantity | Duration(Hours) | Total Workload(Hours) |
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) | 16 | 3 | 48 |
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) | 16 | 1 | 16 |
Mid-terms | 1 | 15 | 15 |
Assignments | 1 | 15 | 15 |
Final examination | 1 | 16 | 16 |
Other | 1 | 15 | 15 |
Total Work Load:
|
125 | ||
Total Work Load/25(h):
|
5 | ||
ECTS Credit of the Course:
|
5 |
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER
|
Si përfundim, lenda 'Tregjet dhe Institucionet Financiare' i prezantoi studentët në mënyrë efektive me strukturën, funksionet dhe dinamikën e tregjeve financiare, duke ofruar një kuptim të plotë të sistemeve financiare vendase dhe globale. Kjo lende balancoi me sukses konceptet teorike me njohuri praktike në tendencat aktuale të tregut dhe kuadrin rregullator ne fuqi. |