COURSE INFORMATION
Course Title: HYRJE NË TË DREJTË
Code Course Type Regular Semester Theory Practice Lab Credits ECTS
LAW 107 D 1 3 0 0 3 5
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) NA
Main Course Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: Assoc.Prof.Dr. Bojana Hajdini bhajdini@epoka.edu.al , E Hene 9.00-12.00
Second Course Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: NA
Teaching Assistant(s) and Office Hours: NA
Language: English
Compulsory/Elective: Compulsory
Study program: (the study for which this course is offered) Bachelor in Banking and Finance (Albanian)
Classroom and Meeting Time: E 211 08.45-11.30
Code of Ethics: Code of Ethics of EPOKA University
Regulation of EPOKA University "On Student Discipline"
Attendance Requirement: 60%
Course Description: Lënda ndahet në katër pjesë kryesore të cilat përfshijnë; Bazat e të Drejtës, Struktura dhe dhe funksionet e sistemit të drejtësisë, Kodi Civili, Ligji ndërkombëtar dhe institucionet e tij. Ajo trajton sistemet kryesore ligjore në botë si dhe sistemin kushtetues të qeverisjes. Lënda gjithashtu trajton konceptet kryesore ligjore, parimet dhe doktrinat që mbështesin fushat themelore të së drejtës, përfshirë të drejtën publike, të drejtën e detyrimeve dhe të drejtën tregëtare.
Course Objectives: Objektivi i kursit eshte t'i jape studentit njohuri te pergjithshme mbi drejten, duke u fokusuar tek dis anocione baze te se drejtes publike dhe asaj private. Ne kete aspekt studenti do te marre njohuri mbi: - shtetin, sistemet kryesore te qeverisjes, ndarjen e pushteteve, organet kryesore te shtetit; - sistemin e se drejtes, deget dhe burimet kryesore te se saj, normat juridike, elementet e tyre, veprimin e tyre ne kohe dhe ne hapesire; - marredhenien juridike dhe elementete saj; - te drejten civile dhe institutet kryesore te kesaj te drejte ( perfaqesimi, veprimi juridik, pronesia, kontratat); - shoqerite tregetare; - te drejten nderkombetare.
BASIC CONCEPTS OF THE COURSE
1 Pushteti është aftësia për të imponuar një rregull apo një urdhërim një tjetri pavarësisht vullnetit të këtij të fundit. Pushteti shtetëror është pushteti më i lartë, i pavarur, i pandarë, i pakufizuar dhe gjithëpërfshirës
2 E drejta eshte nje teresi normash juridike per rregullimin e marredhenieve shoqerore, zbatimi i te cilave sigurohet nepermjet zbatimit te sanksionit.
3 Të drejtën publike mund ta përkufizojmë si tërësia e normave juridike që kanë të bëjnë me statusin (pozitën) e shtetit dhe të qeveritarëve si dhe e normave që rregullojnë marrëdhënien ndërmjet qeveritarëve dhe shtetasve
4 E Drejta Private eshte teresia e normave juridike, te cilat rregullojne marredheniet midis personave mbeshtetur ne parimin e barazise juridike te paleve qe marrin pjese ne te.
5 Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime civile.
6 Kontrata eshte nje veprim juridik me ane te te cilit dy ose disa pale krijojne, ndryshojne, shuajne nje marredhenie juridike.
7 Personi juridik është një organizim kolektiv, i organizuar në bazë të ligjit, i cili ka pasurinë e tij dhe shfaqet në qarkullimin civil si mbajtës i të drejtave subjektive dhe detyrimeve juridike civile.
8 Shoqëritë tregtare themelohen nga dy ose më shumë persona fizikë dhe/ose juridikë, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare mund të themelohen edhe vetëm nga një person fizik dhe/ose juridik (shoqëritë me ortak apo aksionar të vetëm).
9 E drejta Ndërkombëtare përbehet nga rregullat me ane te te cilave rregullohen marrëdhëniet midis shteteve, organizatave ndërkombëtare, si dhe midis ketyre dy te fundit
COURSE OUTLINE
Week Topics
1 PREZANTIMI I SILABUSIT - Objekti i studimit te lendes. Konceptet baze mbi shtetin dhe te drejten. Teoritë e ndryshme për origjinën e shtetit dhe të së drejtes. E drejta private dhe e drejta publike. (Luan Omari (2018) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 3-80)
2 FORMA E SHTETIT - Kuptimi dhe rendesia e formes se shtetit. Format e pushtetit shteteror. Pushteti legjislativ, ekzekutiv, gjyqesor. Parimi i ndarjes se pushteteve. Parimi i unitetit te shtetit (Luan Omari (2018) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 80-124)
3 NJOHJA ME SISTEMIN E SË DREJTËS - Koncepti i se drejtës. Sistemet e se drejtes. Deget e së drejtës. E drejta objektive dhe subjektive. Norma juridike. Struktura e normave juridike. Klasifikimi i normave dhe ligjshmeria.(Luan Omari (2018) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 16-229)
4 BURIMET E SË DREJTËS - Sistemi i burimeve të së drejtës. Llojet e burimeve. Hierarkia e burimeve . (Luan Omari (2018) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 287-320)
5 ZBATIMI I SE DREJTES. - Koncepti i zbatimit të së drejtës. Zbatimi i Ligjit në kohë dhe hapësirë. Kuptimi, llojet dhe mënyrat e interpretimit të ligjit. Pergjegjesia civile dhe penale per shkeljen e se drejtes.(Luan Omari (2018) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 335-354)
6 MARREDHENIA JURIDIKE - Koncepti i marrëdhënies juridike. Elementët e marrëdhënies juridike . Llojet e marrëdhënieve juridike. Faktet juridike. Marredhenia juridike civile, llojet dhe karakteristikat e saj. Mbrojtja juridike e të drejtës subjektive (Luan Omari (2018) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë fq. 320-335).
7 Provimi gjysëm final
8 SUBJEKTET E SË DREJTËS CIVILE - Nocioni i subjektit të së drejtës civile. Personi fizik si subjekt i së drejtës civile. Zotësia juridike dhe zotësia për të vepruar. Personi juridik si subjekt i së drejtës civile. Llojet e personave juridikë (Ardian Nuni (2012) - E drejta e biznesit fq 123-170)
9 SHOQERITE TREGETARE - Shoqeria e thjeshte, Shoqëritë kolektive, Shoqëritë komandite Shoqerite me pergjegjesi te kufizuar. Shoqerite aksionere. Organizatat jofitimprurese (Ardian Nuni (2012) - E drejta e biznesit fq. 170-277)
10 INSTITUTI I PËRFAQËSIMIT - Kuptimi i përfaqësimit. Karakteristikat e përfaqësimit. Veprimet që nuk mund të kryhen me përfaqësim. Përfaqësimi i drejtpërdrejtë (direkt) dhe jo i drejtpërdrejtë (indirekt). Burimi i përfaqësimit. Llojet e tij. Prokura. (Ardian Nuni (2012) - E drejta e biznesit fq. 277-306)
11 VEPRIMI JURIDIK - Kuptimi i veprimit juridik. Llojet e veprimeve juridike. Veprimet juridike të vlefshme. Pavlefshmëria e veprimit juridik. Pasojat juridike të pavlefshmërisë së veprimit juridik. (Ardian Nuni (2012) - E drejta e biznesit fq 306-395)
12 KONTRATA. KUPTIMI, ELEMENTËT DHE KUSHTET E SAJ. - Kuptimi i kontratës. Kushtet e vlefshmërisë së kontratës. Kushtet e kontratës. Rëndësia dhe fazat e lidhjes së kontratës Llojet e kontratave. (Ardian Nuni (2012) - E drejta e biznesit fq. 667-715)
13 MARRËDHËNIA JURIDIKE E PRONËSISË - Kuptimi i marrëdhënies juridike të pronësisë. Elementët e marrëdhënies juridike të pronësisë Llojet dhe format e pronësisë. Kuptimi dhe mënyrat e fitimit të pronësisë. Humbja e pronësisë. Mbrojtja e pronësisë (Ardian Nuni (2012) - E drejta e biznesit fq.439-511)
14 E DREJTA NDERKOMBETARE DHE AJO EVROPIANE- Nocioni i se drejtes nderkombetare dhe asaj Evropiane. Subjektet e se drejtes nderkombetare. Burimet, Deget . Raporti mes te drejtes nderkombetare/Evropiane dhe te drejtes se brendshme. Institucionet kryesore (Arben Puto (2010) E drejta ndërkombëtare publike, Dudaj, Tirane, Kreu & Iva Zajmi (2010) E drejta Evropiane, Edualb, Tirane Kreu I)
Prerequisite(s): NA
Textbook(s): 1- Leksione te pedagogut te lendes 2- Luan Omari (2018) Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike, Elena Gjika, Tiranë 3- Ardian Nuni (2012) - E drejta e biznesit (Per Fakultetin e Ekonomise) 4- Orkida Totojani (2021) Bazat e se Drejtes, UBT, Tirane 5- Arben Puto (2010) E drejta ndërkombëtare publike, Dudaj, Tirane 6- Iva Zajmi (2010) E drejta Evropiane, Edualb, Tirane 7 -Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë me ndryshimet perkatese 8- Kodi Civil i Republikes se Shqiperise me ndryshimet perkatese 9- Ligji nr. 9901/2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar
Additional Literature: 1- Jaap Hage, Bram Akkermans. (2014). Introduction to Law, Springer, International Publishing Switzerland 2- Luan Omari, Aurela Anastasi. (2017). E drejta Kushtetuese, Shtëpia botuese, Dajti 2000, Tirane 3- Luan Omari (2002) Shteti i së Drejtës, Elena Gjika, Tiranë. 4- Ardian Nuni (2006) Hyrje në të drejtën civile, Morava, Tirane 5- Ardian Nuni, (2004) Leksione të së drejtën civile, Morava, Tiranë 6- Ardian Nuni dhe Luan Hasneziri, (2006) Leksione të së drejtës së pronësise, Morava Tiranë 7- Argita Malltezi, (2011) E drejta tregtare e shoqërive tregtare, Mediaprint, Tiranë
Laboratory Work: NA
Computer Usage: NA
Others: No
COURSE LEARNING OUTCOMES
1 Studenti te njohe sistemet e ndryshme te se drejtes, format dhe llojet e pushtetit, inormat juridike, burimet e se drejtes ne pergjithesi
2 Studenti te jete ne gjendje te arrije te beje dallimin dhe interpretimin e sakte te elementeve te marredhenies juridike
3 Studenti te jete ne gjendje te beje dallimin midis personit fizik dhe juridik dhe te kete njohuri te mjaftueshme mbi elementet kryesore ekonomik dhe ligjor qe veshin keto dy personalitete
4 Studenti te perfitoje nje orientim te drejte shkencor mbi marredheniet juridiko civilel dhe te dalloje institutet kryesore nga njeri-tjetri.
5 Studenti te jete i afte te kuptoje rendesine e kontrates, kushtet qe duhet te plotesohen qe ajo te jete e vlefshme, fazat neper te cilat duhet te kaloje, qe te lidhet nga palet pjesemarrese apo nga perfaqesuesit e tyre
6 Studenti te jete i afte te kuptoje institutin e pronesise, te interpretoje menyrat e fitimit te saj dhe te dalloje rolin e shtetit tek prona publike dhe tek ajo prívate.
7 Te arrije te beje dallimin midis shoqerive te personit dhe shoqerive te kapitali, dhe midis shoqerive te secilit grup, si dhe te arrije te shpjegoje se cilen nga format e shoqerive do te zgjidhte nese do te krijonte nje biznes.
8 Studenti të jetë i aftë të kuptojë ne themel literaturen perkatese dhe të interpretojë normat juridiko, si dhe legjislacionin ne pergjithesi
9 Studenti të jetë i aftë të diskutojë dhe t'i jape zgjidhje rasteve te ndryshme nga praktika
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution)
No Program Competencies Cont.
Bachelor in Banking and Finance (Albanian) Program
1 Studentët fitojnë aftësinë e të parit të problemeve te përditshme nga një perspektivë më e gjerë dhe të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e etikës profesionale dhe integritetit në vendin e punës 5
2 Studentet zhvillojne njohuritë e tyre në fushën e bankë financës duke perfshirë, konceptet, teoritë dhe pjesën analitike. 1
3 Studentet arrijne te kuptojnë bazat e financës së korporatave, rëndësinë e menaxhimit financiar në një sipërmarrje, si dhe te zgjerojnë më tej njohuritë në këtë fushë. 1
4 Studentet jane te afte te aplikojne modelet e vleresimit te aseteve të ndryshme financiare, te masin riskun dhe normën e kthimit dhe të përshkruajnë raportin mes tyre. 1
5 Studentët marrin njohuri mbi bazën ligjore dhe funksionimin e sistemit bankar dhe bankës qëndrore si dhe sistemin bankar ndërkombëtar. 5
6 Studentet janë të aftë të kuptojnë dhe të vënë në përdorim teoritë themelore ekonomike dhe mjetet për të zgjidhur problemet ekonomike qe hasen ne industrinë e shërbimeve financiare dhe bankare. 1
7 Studentet kanë aftësinë të pwrdorin të dhënat financiare, ekonomike dhe ato kontabël si dhe informacione të tjera për të zgjidhur probleme të ndryshme të biznesit me antë të modeleve statistikore dhe matematikore. 1
8 Studentët zhvillojnë aftësitë në fushën e IT dhe ato numerike, si dhe njohuritë mbi databazat të cilat mund ti përdorin në industrinë e shërbimeve financiare për të adresuar zhvillimet rrënjësorë që ka sjellë teknologjia financiare. 1
9 Studentët zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik, analizës, interpretimit, zgjidhjes së problemeve dhe nxjerrjes së konkluzioneve, si dhe komunikimit në mënyrë efektive në nivel individual apo në skuadër. 5
10 Studentet kanë mundësinë e zotërimit të kompetencave apo aftësive për zhvillimin profesional në industrinë e shërbimeve financiare apo për të ndjekur studimet e mëtejshme brënda kësaj disipline. 3
COURSE EVALUATION METHOD
Method Quantity Percentage
Midterm Exam(s)
1
40
Final Exam
1
50
Attendance
10
Total Percent: 100%
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
Activities Quantity Duration(Hours) Total Workload(Hours)
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) 16 3 48
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) 16 2 32
Mid-terms 1 20 20
Assignments 0
Final examination 1 25 25
Other 0
Total Work Load:
125
Total Work Load/25(h):
5
ECTS Credit of the Course:
5
CONCLUDING REMARKS BY THE COURSE LECTURER

NA