EPOKA UNIVERSITY
FACULTY OF LAW AND SOCIAL SCIENCES
DEPARTMENT OF LAW
COURSE SYLLABUS
COURSE INFORMATIONCourse Title: ADMINISTRATIVE LAW I |
Code | Course Type | Regular Semester | Theory | Practice | Lab | Credits | ECTS |
---|---|---|---|---|---|---|---|
LAW 209 | B | 3 | 4 | 0 | 0 | 4 | 5 |
Academic staff member responsible for the design of the course syllabus (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) | NA |
Lecturer (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | Heliona Bellani , Friday 13.30-15.30 |
Second Lecturer(s) (name, surname, academic title/scientific degree, email address and signature) and Office Hours: | NA |
Teaching Assistant(s) and Office Hours: | NA |
Language: | Albanian |
Compulsory/Elective: | Compulsory |
Classroom and Meeting Time: | |
Course Description: | Lënda E drejtë administrative I trajton njohuri mbi materiale normat e të drejtës administrative dhe jep informacion hyrës mbi normat ligjore procedurale. Kursi studion organizimin dhe funksionimin e të organet publike administrative dhe kontrolli që ushtrohet mbi këto organe administrative gjatë aktivitetit të tyre. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike të cilat kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën administrative. |
Course Objectives: | Objektivat e këtij kursi janë: - Studimi i drejtës administrative dhe shkenca e administratës publike. - Analiza e koncepteve themelore të së drejtës administrative. - Studimi i parimeve të funksionimit të organeve të administratës publike ligjshmërisë, etikës, drejtësisë, kontrollit, transparenca, vendimmarrja, etj. Një qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj lëndë është edhe njohja e studenteve me parimet bazë të formave të shfaqjes së vullnetit shtetëror, duke u ndalur veçanërisht në njohuritë e përgjithshme materiale mbi aktin administrative. Lënda ndalet edhe në marrëdhëniet e punës në administratën shtetërore duke analizuar statusin e nëpunësit civil dhe elementët përbërës të tij. Nëpërmjet seminareve të integruara me leksionet, debateve dhe diskutimeve në klasë studentët do të mund të prekin nga afër temat më të rëndësishme të lëndës. |
COURSE OUTLINE
|
Week | Topics |
1 | Hyrje në të drejtën administrative dhe kuptimi i administratës publike: objekti, subjektet, normat, marrëdhëniet, burimet (fq 13-59) |
2 | Kuptimi dhe rëndësia e parimeve të të drejtës administrative. Parimet kryesore: parimi i ligjshmërisë – parimi i transparencës (fq 59-90) |
3 | Parimet kryesore: parimi i informimit; i mbrojtjes së sekretit shtetëror; i konfidencialitetit; i mbrojtjes së të dhënave; i drejtësisë dhe paanësisë dhe parimi i objektivitetit (fq 90-131) |
4 | Parimet kryesore: parimi i përgjegjësisë, i marrjes së vendimeve, i barazisë dhe mosdiskriminimit; parimi i dekurokratizimit dhe eficencës; parimi i mos pagimit në procedurat administrative, parimi mbi gjuhën dhe përkthimin në procedurën administrative; parimi i kontrollit (fq 137-177) |
5 | Organet dhe institucionet e organizatës shtetërore/publike në RSH, kuptimi dhe karakteristikat, llojet e organeve; Presidenti i Republikës (fq 177-208) |
6 | Administrata shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave; Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Kryeministria, Ministria/Ministrat (fq 208-246) |
7 | Midterm exam |
8 | Institucionet e varësisë nga ministritë, Prefekti, Kuvendi, Avokati i Popullit (fq. 246-283) |
9 | Autoriteti i Mediave Audiovizive, organet e forcave të armatosura, organet e entit publik. (fq. 283-305) |
10 | Organet e qeverisjes vendore, te drejtat dhe përgjegjësitë e njësive të vetëqeverisjes vendore, llojet e funksioneve, strukturat administrative të bashkisë. (fq. 305 – 347) |
11 | Subjekte të tjera të së drejtës administrative (fq. 347 – 375) |
12 | Marrëdhëniet e punës në administratën shtetërore/publike në RSh. Statusi i nëpunësit civil (fq. 375-406) |
13 | Administrimi i shërbimit civil; klasifikimi i pozicioneve, të drejtat dhe detyrat e nëpunësit civil. (fq. 406 – 431) |
14 | Kundravajtjet administrative dhe elementët përbërës të saj. (fq 431- 460) |
Prerequisite(s): | NA |
Textbook: | 1- Ermir Dobjani, “E drejta administrative (Pjesa e përgjithshme)”, Shtëpia Botuese Emal, Tiranë, 2016 2-Eralda (Met-Hasani) Çani (2013) Përmbledhje ligjesh të së drejtës administrative, Mediaprint, Tiranë 3-Sokol Sadushi (2017) E Drejta Administrative Proceduriale, Botimet “Toena”, Tiranë 4 - Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 5- Komentar i Kodit të Procedurave Administrative, Sigma, 2018 (https://drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/Komentar_i_kodit_te_procedurave_administrative_te_Republikes_se_shqiperise_nga_SIGMA_edition_April_2018.pdf |
Other References: | 1-Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi dhe Eralda (Methasani) Çani (2011) Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Adelprint, Tiranë 2-Xhezair Zaganjori, Eralda (Methasani) Çani dhe Evis Alimehmeti (2013) Shteti i së Drejtës dhe qeverisja vendore, Adelprint, Tiranë 3-Eralda Met-Hasani, (2011) Etika në administratën publike, Studime Juridike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Nr. 1. 4- Eralda Met-Hasani (2003) Enti Publik: risi e legjislacionit te vendit tone, Trajtime Juridike, Shkolla e Magjistraturës, Mars, Tiranë 5. Eralda Cani, Rishikimi gjyqësor në BE: Roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në të drejtën administrative evropiane, 'Jeta Juridike', Nr. 2, 2017, Shkolla e Magjistraturës, Shtëpia Botuese 'Onufri', Tiranë, Shqipëri 6 - Eralda Cani, Heshtja administrative si vendimmarrje administrative, Studime Juridike, Nr. 4, Shkolla e Magjistraturës, RSH, dhjetor 2014 8 - Balbe, Zaganjori, & Padros, Çani (Methasani) ed.s, Çështje të së Drejtës Administrative në vështrim krahasues, botim i Agjencisë Spanjolle AECID në Shqipëri dhe Shkollës së Magjistraturës, Tiranë, 2010 |
Laboratory Work: | |
Computer Usage: | |
Others: | No |
COURSE LEARNING OUTCOMES
|
1 | Fitimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. |
2 | Kuptimi i çështjeve dhe problematikave të së drejtës administrative së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. |
3 | Fitimi i njohurive rreth të drejtës administrative dhe organizimit të shtetit. |
4 | Reflektimi mbi mënyrën e organizimit të organeve të administratës publike dhe funksionet përkatëse. |
5 | Të mësuarit mbi mënyrën e organizimit të vetëqeverisjes vendore dhe reflektim mbi parimet mbi të cilat mbështetet pushteti vendor. |
6 | Të kuptuarit e funksionit të shërbimit civil, procedurat, të drejtat dhe detyrat e nëpunësve që gëzojnë statusin e nëpunësit civil. |
COURSE CONTRIBUTION TO... PROGRAM COMPETENCIES
(Blank : no contribution, 1: least contribution ... 5: highest contribution) |
No | Program Competencies | Cont. |
Integrated second cycle study program in Law Program | ||
1 | Fitimi dhe përdorimi i njohurive të avancuara në fushën e drejtësisë dhe jurisprudencës, mbështetur në tekstet mësimore, materialet dhe burimet e tjera shkencore. | 5 |
2 | Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës së drejtësisë, së bashku me analizën e aspekteve historike, shoqërore e politike. | 3 |
3 | Fitimi i njohurive rreth organizimit të shtetit. | 5 |
4 | Fitimi i njohurive rreth kapaciteteve të analizës lidhur me konceptet dhe ndarjet kryesore të degëve të së drejtës. | 5 |
5 | Përmirësimi i aftësive për të punuar së bashku me disiplinat kryesore të shkencave sociale dhe disiplinat e tjera të cilat janë të lidhura me drejtësinë. | 4 |
6 | Fitimi i njohurive rreth drejtësisë duke përthithur terminologjinë profesionale të fushës. | 5 |
7 | Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës. | 5 |
8 | Fitimi i aftësive në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit me qëllim arritjen e qasjes në dijen aktuale. | 5 |
9 | Përmirësimi i të menduarit kritik dhe aftësive në kryerjen e hulumtimit në mënyrë të pavarur. | 4 |
10 | Fitimi i njohurive për të folur në një gjuhë të huaj në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar me kolegët dhe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e drejtësisë dhe të jurisprudencës. | 5 |
11 | Fitimi i aftësive për të respektuar vlerat shoqërore, shkencore dhe etike gjatë mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave që kanë të bëjnë me zhvillimet shoqërore dhe atyre në drejtësi. | 4 |
12 | Ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe mjedisit. | 5 |
COURSE EVALUATION METHOD
|
Method | Quantity | Percentage |
Midterm Exam(s) |
1
|
40
|
Case Study |
1
|
10
|
Final Exam |
1
|
50
|
Total Percent: | 100% |
ECTS (ALLOCATED BASED ON STUDENT WORKLOAD)
|
Activities | Quantity | Duration(Hours) | Total Workload(Hours) |
Course Duration (Including the exam week: 16x Total course hours) | 16 | 3 | 48 |
Hours for off-the-classroom study (Pre-study, practice) | 14 | 3 | 42 |
Mid-terms | 1 | 12 | 12 |
Assignments | 1 | 5 | 5 |
Final examination | 1 | 18 | 18 |
Other | 0 | ||
Total Work Load:
|
125 | ||
Total Work Load/25(h):
|
5 | ||
ECTS Credit of the Course:
|
5 |